Në vijim të vizitës në Bruksel, Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me Presidentin e Bashkimit Europian Herman Van Rompuy. Pas takimit mes tyre, Kryeministri Berisha dhe Presidenti Van Rompuy, në një prononcim për mediat, shprehën kënaqësinë e këtij takimi si një moment historik për Shqipërinë, me dorëzimin e librit të përgjigjeve të Pyetësorit të Komsionit Europian, pas aplikimit për t’u bashkuar me BE-në.
Në deklaratat e tyre, ata u shprehën:
Kryeministri Berisha: Zonja dhe zotërinj,
Sapo përfunduam një takim shumë të rëndësishëm me Presidentin e BE-së, shkëlqesinë e tij, Van Rompuy, një mik i vjetër i Shqipërisë, shqiptarëve dhe rajonit. Pata kënaqësinë e madhe të diskutoj dhe t’i prezantoj Presidentit Van Rrompuy gjithë përpjekjet e Shqipërisë për t’u afruar më shumë me BE-në. Erdha këtu në një moment shumë të rëndësishëm për të sjelle librin e përgjigjeve të Pyetësorit të Shqipërisë nga Komisionit Europian. Gjithashtu, e informova Presidentin për të gjitha reformat, përpjekjet e Shqipërisë për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin, reformat ekonomike, duke përfshirë situatën politike në vendin tim. E sigurova Presidentin se qeveria ime dhe unë vetë do të bëjmë më të mirën, do të ndërmarrim çdo reformë, do të miratojmë çdo ligj, në mënyrë që Shqipëria të eci drejt integrimit në BE. Dhe gjithashtu do të bëjmë çdo përpjekje për të punuar sëbashku me opozitën shqiptare. Jemi të gatshëm të bëjmë të gjitha lëshimet në kuadrin e reformës zgjedhore. Kam një lajm shumë të mirë për shqiptarët, që do të jepet nga Presidenti. Presidenti Van Rompuy më premtoi se do të vizitojë Shqipërinë dhe do të jetë një vizitë shumë historike.
Faleminderit.
Presidenti Van Rompuy: Faleminderit zoti Kryeministër dhe koleg i dashur,
Ju mirëpres në këtë ndërtesë të Këshillit të Bashkimit Europian. Kryeministri Berisha përfaqëson një vend që e ka bërë në mënyrë shumë të qartë vizionin dh ambicjen e tij politike. Do të doja ta përdorja këtë mundësi gjithashtu të ripërsërisja angazhimin tim të fortë për perspektivën e integrimit të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri më informoi për dorëzimin pranë Komisionit të përgjigjeve të Shqipërisë të Pyetësorit, pas aplikimit për t’u bashkuar me BE-në. Ky është një dokument historikë për vendin tuaj. Ne diskutuam zhvillimet e brendshme politike të Shqipërisë dhe i konfirmova Kryeministrit se Bashkimi Europian po i ndjek këto zhvillime me interes dhe vëmendje të madhe. Vitin e kaluar, Shqipëria zhvilloi zgjedhjet parlamentare. Këto zgjedhje ishin një test vendimtar i demokracisë në progresin e Shqipërisë drejt gatishmërisë për anëtarësim në BE.
Ne diskutuam shkurtimisht liberalizimin e vizave dhe unë e kuptoj rëndësinë e lidhur me të dhe jam i bindur që Komisioni pa dyshim do të bëjë një vlerësim të plotë dhe objektiv dhe do të veprojë në përputhje me të.
Diskutuam çështjen e qëndrueshmërisë dhe bashkëpunimit rajonal, do të doja të pranoj kontributin konstruktiv të Shqipërisë në stabilitetin e rajonit dhe në sfidat e sigurisë së rajonit.
Më lejoni t’i uroj vendit tuaj suksese të vazhdueshme, ndërsa ai ecën përgjatë rrugës së tij drejt Bashkimit Europian dhe i thash Kryeministrit se për herë të parë në jetën time, tashmë 62 vjeç, do të bëj një tur të kryeqyteteve të Ballkanit Perëndimor dhe do të vizitoj vendin tuaj të dashur dhe ju do të jeni aq i sjellshëm që të më prisni.
Kryeministri Berisha: Do të jetë një kënaqësi.
| Tiranë | 14 | °C | |
| Prishtinë | 12 | °C | |
| Ulqin | 14 | °C | |
| Shkup | 12 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |