Protestat e opozitës kanë vijuar në Këlcyrë të Përmetit, ku banorët e kësaj zone kanë ngritur shqetësime për varfërinë, jetesën shumë të
shtrenjtë, papunësinë e cila është thelluar, si edhe për largimet
masive nga puna për shkak të politizimit të administratës lokale dhe
qendrore. Ka qenë deputetja e kësaj zone Arta Dade, e cila ka
mbështetur këtë protestë. Gjatë fjalës së saj deputetja socialiste u
shpreh se në këtë zonë të varfër si demokratët dhe socialistët vuajnë
po njësoj, vuajnë rritjen e çmimeve, vuajnë papunësinë, vuajnë
pasigurinë për jetën. Prandaj ka vazhduar ajo ne do të protestojmë në
çdo qytet, në çdo bashki, në çdo rrugë dhe nuk do tërhiqemi nga beteja
jonë për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Shqiptarët tha
Dade nuk e votuan Berishën për ti qeverisur.
Më poshtë fjala e deputetes Dade gjatë protestës:
“Ka shumë probleme, të cilat kjo qeveri jo vetëm nuk mund ti
zgjidhi, por i ka thelluar. Është e vërtetë dhe është fakt i
pakontestueshëm që Shqipëria, por edhe Këlcyra, edhe Përmeti dhe i
gjithë qarku i Gjirokastrës janë shumë herë më keq sesa ishin para 28
qershorit. Papunësia është thelluar. Ju e dini shumë mirë, edhe vetë e
keni pësuar, që kush ishte komisionerë për opozitën janë hedhur në
rrugë. U kanë hequr bukën e gojës edhe punonjësve të pastrimit, janë
hequr punonjësit e mirëmbajtjes së rrugës, vetëm për arsye se kanë
përfaqësuar opozitën. Është kjo demokracia që ne kemi luftuar dhe kemi
punuar të gjithë? Është kjo demokracia që ne duam? Është për këtë arsye
që ne do vazhdojmë të protestojmë, nuk do tërhiqemi nga beteja jonë për
transparencën e zgjedhjeve, sepse ajo është themeli i shoqërisë
demokratike. Është pikërisht ky themel që është rrënuar nga qeveria e
Sali Berishës.
Shqiptarët në 28 qershor nuk e votuan Sali
Berishën, prandaj Sali Berisha i vodhi votat sepse e di shumë mirë që
populli nuk e voton. Protestat tona, në çdo qytet, në çdo bashki, në
çdo rrugë padyshim që i shkurtojnë ditët politike Sali Berishës. Jam e
bindur që dhe këtu, demokratë dhe socialistë vuajnë po njësoj, vuajnë
rritjen e çmimeve, vuajnë papunësinë, vuajnë pasigurinë për jetën. A
nuk dëgjojmë çdo ditë një vrasje, një humbje jete? A nuk është çdo
element i jetës sonë i kërcënuar me pushtetin e Sali Berishës? A nuk
është pasuruar familja e vet në kurriz të taksapaguesve të Shqipërisë?
Frika tregon që Sali Berisha i ka ditët të numëruara, koha punon për ne
sepse është në të drejtën tonë të kërkojmë transparencë. Ai që nuk ka
vjedhur tregon xhepat dhe jep prova që nuk ka vjedhur.”
| Tiranë | 14 | °C | |
| Prishtinë | 12 | °C | |
| Ulqin | 14 | °C | |
| Shkup | 12 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |