Mbasdite 15.04.2010

Mbasdite 15.04.2010
Komentet për debatin
15/04/10 14:00

Edhe pse u duk sikur debati përfundoi, djemtë i rikthehen sërish atij, ku Seldi i thotë Erionit se duhej të tregonte më shumë rerspekt ndaj Bertinës e jo të fuste vajza të tjera në krevat. Erioni i kujton sërish se ai nuk mund të flasë për gjëra që nuk i di e nuk i takojnë. Klodi pyet nëse ky debat ka lidhje me Oltën, por Domenika ndërhyn duke thënë se ata s’duhet të flasin për personat që nuk janë në shtëpi. Debati mbyllet me Erionin, Por Seldi fillon të kapet me Tatianën kur ajo i thotë se ai nuk mund të flasë për respekt e të pretendojë se vet ka shumë respekt për të tjerët. Seldi e pyet se për cilin person e ka fjalën ajo dhe Tatiana i përgjigjet se e thotë në përgjithësi. Seldi largohet, kurse ajo shprehet se tani kanë filluar të flasin e të njihen të gjithë banorët.
Erioni del në kopsht me Mandin dhe fillon ta diskutojë me të debatin e mëparshëm. Ai shprehet se Seldi është cuar me frymëzim që në mëngjes, ndërsa Mandi e justifikon duke thënë se nuk është mirë nga problemet që ka. Erioni mendon se Bertina nuk kishte aspak lidhje, gjë të cilën e konfirmon edhe Mandi. Erioni vazhdon duke thënë se dhe ai di të flasë për gjëra të tjera, por kur një ditë më parë Seldi i kishte thënë të mos fliste për gjëra që nuk i takonin (për Domin dhe Seldin), sipas tij, edhe Seldit nuk i takon të flasë për të dhe Bertinën. Mandi mendon se Seldi do të shfrehet, por nuk di se si.
Sledi bashkohet me Mnadin në kopsht e duke mbetur vetëm, Mandi i tërheq vërejtje për debatin e kotë me Erionin. Ai i thotë se nuk duhet të flasë për disa gjëra që nuk duhet apo edhe për Bertinën dhe raportin me vajzat e tjera. Seldi ia kthen s enuk e kishte aty, por Mandi e këshillon që të mos flasë më në përgjithësi, kot, por nëse ka dicka, le t’ia thojë ato vërtetë, vec. Seldi mendon se nuk veproi gabim sepse ishte dicka që i kishte bërë përshtypje. Mandi vazhdon ta këshillojë se ky debat ishte i kot, i pavlerë pasi vetë Erioni e kishte pranuar që pas ikjes së Bertinës ndjehej ndryshe. Sipas tij, fjala e Seldit e thënë me shaka se do i sulmojë të gjithë, tani merret për të vërtetë dhe del në sy të të tjerëve si sulmues. Mandi e qorton edhe për veprimet gjatë natës se ishin të ekzagjeruara. Seldi justifikohet se të gjithë po e bënin, por për Mandin ajo ishte dicka e gabuar dhe nëse e bëjnë të tjerët, ai s’duhet ta bëjë.
Veprimi i Manalit, kendvështrimet e banorëve
15/04/10 14:35

Veprimin që Manal e hëngri vetëm një cokollatë e nuk e ndau me të tjerët, përdoret ende për ngacmim ndaj saj. Tatiana, Jona dhe Klodi mendojnë se ajo veproi gabim, por Manal justifikohet se kishte vetëm cokollatë e ndaj e hëngri vetëm. Sipas saj, nëse do kishte dy, apo të ishte më e madhe, do e kishte ndarë më të tjerët. Vajzat insistojnë se sado të kishte, cdo gjë duhet ndarë me të tjerët. Edhe Klodi mbështet vajzat, por Manal mendon se ai nuk duhet të flasë, pasi e ka një cokollatë vetë. Ajo tregon se ajo cokollatë që ka ai, është e saja, pavarësisht se e mori Klodi. Klodi e kundërshton duke i thënë se nuk e bën veten për një cokollatë, por pas spjegimeve të Manalit, ai pranon se kur morën ushqimet, ai rastisi dhe e mori. Manal, nisur nga shprehja e tij se ajo është egoiste, i thotë se meqë ai e ka tashmë një cokollatë, le të tregohet zemërgjerë e ta ndajë me të tjerët. Mandi i thotë Klodit se Manali e la pa fjalë me këto që tha. Klodi vazhdon me debatin duke i thënë Manalit se ajo ka ngrënë ushqime që ka porositur ai, por Mnal ia kthen se nëse ai nuk donte që të tjerët të hanin, le t’u thoshte. Nga ana tjetër, Jona merr pakon me camcakëza dhe ua shpërndan banorëve me radhë, në mënyrë që Manal të mësojë se gjërat duhen ndarë me të tjerët.
Djemtë ngacmojnë Hakiun
15/04/10 15:20

Ndërsa qëndrojnë vetëm në kopsht, Miri tregon i nervozuar se Hakiu i prishi gjumin. Ai shprehet se Hakiu nuk ua pranon atyre shakatë, por ato që bën vetë, janë shaka të papranueshme, madje idiote. Më pas, ata shkojnë brenda dhe bashkohen me të tjerët ku sëbashku, fillojnë ngacmimet ndaj Hakiut. Ndërsa hedhin batuta sa andej këndej për mënyrën se si do dalë, Hakiu u thotë se ata mezi po presin që ai të dalë, madje sipas atyre, me ambulancë nga ndonjë sëmundje në zemër. Mandi ia kthen se nuk është nevoja që të shpresojnë ata se ai ka për të dalë vetë. Por Hakiu shprehet se nuk e ka në plan të dalë, madje pa nxjerrë gjysmën e atyre nuk del. Klodi e pyet se përse e ka këtë mendim, por Mandi përgjigjet i pari se Hakiu është lojtar i fortë. Klodi mendon se ka lojtarë më të mirë se ai dhe Hakiu shprehet se ata që janë më të mirë se ai, nuk ka ndërmend t’i nxjerrë. Jetmiri ndërhyn duke thënë se nuk e ka ai në dorë se kë të nxjerrë duke i thënë se nuk ka shanse të nxjerrë ndonjë. Ai shton se Hakiu është mësuar keq me shprehjen se është më i miri. Ata fillojnë ta ngacmojnë sërish, ndërsa Hakiu thotë se të paktën do jetë në 5-shen më të mirë, atë finale. Klodi ia pret se kur të dalë hakiu, ai do shtrojë një darkë me këtë rast. Ai shton se këtë herë, është ai që do donte të dilte, ndërsa Hakiu ia kthen se do ta përcjellë njëherë atë te dera, pastaj mund të dalë. Ai mendon se që nga e shtuna, Klodi po shjkon drejt delirit, por të gjithë e kundërshtojnë se delirin e madhështisë e ka ai vetë. Mandi shton se për të, edhe Manal po sillet ashtu, por të tjerët e kundërshtojnë. Djemtë vazhdojnë edhe ca me batuta ndaj Hakiut.
Lojë me karrike
15/04/10 16:15

Banorët vendosin që të luajnë për t’u argëtuar. Pas disa propozimesh, ata vendosin të luajnë me karrike. Përvec Tatianës dhe Hakiut, të tjerët janë gati për të luajtur. Dy baniorët e tjerë kanë vendosur që të qetësohen në dhomën e gjumit. Ndryshe nga herët e tjera, kjo lojë do të përmbajë edhe dënime: pra, ai që fiton në fund, do t’i japë një dënim atij që humbet i pari. Jetmiri dhe Jona vendosin karriket në formë të rrumbullakët. Ata kërkojnë që muzika të jetë sinjalizuesi i fillimit dhe përfundimit të lojës, por në pamundës, është Klodi ai që fillon të këndojë këngë nga më të ndryshmet duke ua bërë edhe më të vështirë banorëve lojën. Më pas, vendoset muzikë që i ndihmon lojtarët. Normalisht, si në cdo lojë, banorët fillojnë të debatojnë se cili ka të drejtë e cili jo, madje nga nxitimi i lojës, shpesh lëndojnë njer-tjetrin. E para që humbet është Manal dhe fiton Jona. Si dënim, ajo i kërkon Manalit t’i sjellë ujë. Dënimet e tjera variojnë si përshembull pirja e disa gotave ujë, puthje në faqe apo të mbajnë në kurriz njeri-tjetrin, të futen pak në pishinë etj.


Top-Channel
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek