Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit për ditën e sotme
Gazeta Shqiptare
PAKTI DETAR/ GJYKATA: QEVERIA I FALI TERRITOR GREQISË
Sheljet, Kushtetuesja argumenton rrëzimin e marrëveshjes me Greqinë. Zbardhen pikat që shkelin Kushtetutën. Kufiri ekziston që nga viti 1925, ndryshe nga sa pretenduan negociatorët.
Titujt të tjerë të kësaj gazete:
Regjistronin prona fiktive, në pranga 4 drejtues të ALUIZNI-t.
Protesta e PS para Kuvendit, pezullohet deputeti i PD.
Pranga Paro Laçit, zbardhet sms-ja që e futi në sherr me futbollsitin.
Gazeta "Koha Jonë"
BE FLET HAPUR: PS PO DËMTON INTEGRIMIN
Zyrtarët Evropianë lënë mënjanë mënyën diplomatike të mesazheve ndaj opozitës, e tregojnë me gisht si përgjegjëse të ngërçit politik. Ambasadori i OSBE, Bosh akuzoi dje PS si përgjegjëse për bllokimin e disa ligeve dhe mungesën e debatit parlamentar: “Kjo është një situatë shqetësuese që kërkon reflektimin e thellë të opozitës, po dëmton de fakto demokracinë”.
Titujt të tjerë të kësaj gazete:
Protesta/ Deputetët socialistë vënë maska para Kuvendit.
Maliqi/ Përjashtohet për 13 ditë nga parlamenti, deputeti i PD.
Durrës/ Korrupsion me pronat, pranga 4 zyrtarëve të ALUIZNI-t.
Gazeta “Shqip”
KRIZA, PE GATI PËR NEGOCIATA
Europarlamentarët, të gatshëm të vijnë në Tiranë për zgjidhjen e konfliktit. SHBA, Komisioni i Senatit, seancë mbi Ballkanin. Gordon në Senat: Luftoni korrupsionin, jepini fund ngërçit politik.
Titujt të tjerë të kësaj gazete:
Opozita në protestë para Kuvendit.
Berisha pas takimeve në Bruksel: Jam gati të takoj Ramën.
Kushtetuesja: Katër shkeljet e qeverisë.
Gazeta “Panorama”
LETRA E REFUZIMIT/ THIRRJET RACISTE, KADARE ANULON VIZITËN NË GREQI
E ftoi Ministria e Kulturës/ Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail kdare, ka anuluar vizitën në 19 prill në Athinë. Kadare ishte ftuar nga autoritetet e Ministrisë së Kulturës së Greqisë, ku do të prezantohej si një nga shrimtarët më të nderuar me çmime ndërkombëtare.
Titujt të tjerë të kësaj gazete:
Topi, Qytetar Nderi e “Honoris Causa” nga shqiptarët e Maqedonisë.
Kushtetuesja: Ndarja e detit me Greqinë, jo e ndershme.
Peqin/ Ekzekutohet në shtëpinë e vëllait, emigranti.
Gazeta “Shekulli”
KUSHTETUESJA: PSE U RRËZUA PAKTI DETAR
Vendimi i plotë/ Botohet argumentimi i Gjykatës Kushtetuese, si iu “falën” Greqisë deti shqptar dhe pasuritë nënujore. Qeveria shkeli 4 nene të Kushtetutës, urdhri u dha nga Kryeministri.
Titujt të tjerë të kësaj gazete:
Kriza politike/ Ilir Meta: Opozita të reflektojë.
Bruksel/ BE: Mazhoranca e opozita të bashkëpunojnë.
Gazeta “Rilindja Demokratike”
BE: ZGJEDHJET, E KALUAT TESTIN, TANI DREJT ANËTARËSIMIT NË BE
Presidenti i Bashkimit Evropian konfirmon vizitën e parë në Shqipëri në kuadër të turit Ballkanik. Van Rumpye: “Vitin e kaluar, Shqipëria zhvilloi zgjedhjet parlamentare. Këto zgjedhje ishin një test vendimtar i demokracisë në progresin e Shqipërisë drejt gatishmërisë për anëtarësimin në BE”.
Titujt të tjerë të kësaj gazete:
Barroso: Komisioni Evropian, aleati më i mirë i projekteve madhore të shqipëtarëve.
OSBE: PS po dëmton demokracinë, të reflektojë thellë për veprimet e veta.
Buzek: Brenda vitit kandidatura për anëtarësim në BE.
Gazeta “Integrimi”
AMBASADORI I OSBE/ OPOZITA TË REFLEKTOJË PËR VEPRIMET E SAJ, PO DËMTON SISTEMIN DEMOKRATIK
Ambasadori Bosch i bën thirrje opozitës të votojë reformat ligjore në Kuvend.
Titujt të tjerë të kësaj gazete:
USAID/ Ekonomia shqiptare ka tregues pozitivë, qeveria rol të rëndësishëm.
Prifti: Ekonomia në rritje, opozita të mos nxijë realitetin, t’u referohet raporteve të ndërkombëtarëve.
Masterplani/ Banka Botërore dhe Ministria e Shëndetësisë, projekt për fuqizimin e spitaleve rajonale.
Gazeta " Zëri i Popullit"
I RRETHUAR/ SHBA: BERISHA LUFTO KORRUPSIONIN, JEPI FUND KRIZËS POLITIKE
Pas Bashkimit Evropian ka ardhur reagimi i ashpër për qeverinë e dështimeve edhe nga SHBA. Ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën ka deklaruar se duhet luftuar korrupsioni dhe t’i jepet fund ngërçit politik.
Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të gazetave të publikuara më datën 16 prill 2010 në Prishtinë:
Gazeta “Bota sot”
TË HARROHET TRASHËGIMIA E DHEMBSHME LEGJISLATIVE E UNMIK-ut
Rregulloret e UNMIK-ut mbizotërojnë legjislacionin e Kosovës?
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Ligji për gjykatat suprimon sistemin ekzistues
Bukoshi: Të dëshmojmë se jemi shtet, të mos tolerojmë që pacienti ynë të shkojë në Beograd
Gazeta “Epoka e re”
ZVICRA, JA RREGULLORJA E RE PËR PENSIONISTËT
“Kosovarët që nuk jetojnë në Zvicër, por që në fund të marsit kanë marrë pension pleqërie ose invalidor, pensioni do t’u paguhet edhe më tutje jashtë vendit, psh. në Kosovë. Këtu nuk ndryshon asgjë. Në të kundërtën, kosovarëve të cilët pensionohen ose mbesin invalidë nga prilli dhe emigrojnë nga Zvicra, nuk do t’u paguhet më pensioni jashtë vendit. Por ata kanë të drejtë t’i paguajnë paratë në dorë për kontributet vetjake në sigurimin e pleqërisë dhe kontributet nga punëdhënësi i tyre”, ka thënë ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Lukas Beglinger
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Vetëvendosja! Sulmon me vezë Avni Gjakovën
Grabovci jep dorëheqje, zgjedh postin e deputetit në vend të zëvendësministrit
Gazeta “Express”
IMAZHI I NEVERISË
Albin Kurti nuk u paraqit në gjykatë të enjten. Policia e Kosova e lypi atë edhe në tavan. Ky lloj insistimi për ta arrestuar dhe gjykuar dikë, është i pashembullt në dekadën e fundit në drejtësinë kosovare. Kështu nuk është kërkuar kurrë askush. As kriminelët me fletë-arreste ndërkombëtare. Çka është ky shou i neveritshëm kundër Albin Kurtit?
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Rokada e zëvendësministrave
Korrupsioni, punë për drejtësinë
Gazeta “Koha ditore”
THAÇI AKUZON UNMIK-un PËR KORRUPSIONIN NË KOSOVË
“Luftë të suksesshme kundër korupsionit dhe krimit të organizuar do të ketë vetëm atëherë kur do të kemi reforma të thella në sistemin e drejtësisë”, ka deklaruar kryeministri Thaçi. “Por, dua të theksoj se në sistemin e drejtësisë kosovare ende ekziston mentaliteti i UNMIK-ut, që është edhe korrupsion i trashëguar sot në Kosovë”.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Sparks i kërkon Qeverisë më shumë në luftimin e korrupsionit
Guvernatorit Rexhepi i rrezikohet pozita nga deputetët
Gazeta “Kosova Sot”
DAVIDI-THAÇIT: DUHET TË BËNI NDRYSHIME TË THELLA
“Nuk është një diçka që mund të keni rezultate me ndryshimin e një apo dy njerëzve. Ky është një proces që ju duhet të bëni ndryshime të thella”, ka thënë Renzo Davidi. Ndërkaq, kryeministri Thaçi, shprehur vendosmërinë se nuk do të kenë vend në institucione ata që kanë rënë ndesh me ligjin
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Dy ekspertizat e reja hedhin poshtë ekspertizën skandaloze të Agim Millakut
Hetimi i guvernatorit mbërrin në Kuvend
Gazeta “Lajm”
VEZË AVOKATIT
Dështimi i Policisë për ta sjellë Albin Kurtin në gjykatë, si dhe refuzimi i avokatit me detyrë zyrtare që ta mbrojë atë më tutje, i ka “nervozuar” anëtarët e trupit gjykues. Ky “nervozizëm” është shprehur më shumë te kryetari i trupit gjykues Fernando Buatier de Mongeot. Gjyqtari nga Belgjika tha se do të angazhohet maksimalisht që Kurti të jetë i pranishëm në seancë. Më pastaj, ndihmës i Gjakovës është caktuar Musa Dragusha, kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës. Dragusha ende nuk ka vendosur nëse do të jetë i pranishëm në seancën, ndërkohë e mbështet plotësisht kolegun e tij Avni Gjakova.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Elita e Mitrovicës aderon në AKR
Tenderët përballin Gashët e shkarkuar
Gazeta “Zëri”
RIFORMATIZIMI, TENDENCË PËR MONOPOL
Suspendimet dhe shkarkimet e drejtorëve të agjencive, për Arifin nuk janë riformatim, por ‘gjah i shtrigave’
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Tregtohen armë e drogë Brenda Dubravës
Komplikohet edhe më shumë rasti Kurti
| Tiranë | 14 | °C | |
| Prishtinë | 12 | °C | |
| Ulqin | 14 | °C | |
| Shkup | 12 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |