16/04/10
13:10
Banorët
vazhdojnë të flenë dhe pse dritat janë ndezur, por disa prej tyre e kanë vërtet
të vështirë për t’u zgjuar pasi kanë fjetur rreth orës dhjetë të mëngjesit.
Gjithsesi, Domi është e para që zgjohet dhe del në kopësht për të parë si është
koha. Ajo gëzohet kur sheh që jashtë ka diell dhe qëndron tek karriket në
kopësht me sy mbyllur, e thuajse vazhdon të flerë atje. Pas saj çohet Jona, e
cila pasi bën një xhiro përreth shtëpisë, shkon përsëri tek krevati i saj dhe
shtrihet. Klodi zgjohet, e përqafohet me Domin. Më pas Domi, Tatiana dhe Jona
qëndrojnë në kopësht duke folur për produktet e kozmetikës dhe përdorimet e
tyre. Vajzat bisedojnë dhe për tatuazhet dhe Tatiana shprehet se nuk i preferon
aspak, ndërsa Domi thotë se ka ndërmënd t’a bëjë një të tillë e Tatiana
përgjigjet se nuk ia këshillon sepse është shumë e dhimbshme dhe tatuazhi nuk
ka ndonjë vlerë të madhe, aq sa për t’i duruar dhimbjet.
Po ashtu vajzat flasin për Erionin dhe Jetmirin, të cilët
kanë qëndruar deri në mëngjes zgjuar dhe thonë se nuk e kuptojnë arsyen pse ata
duhet t’i bëjnë lojrat natën dhe jo ditën.
Miri dhe Hakiu flasin për Erionin
16/04/10
09:37
Të tre
djemtë futen në kuzhinë për të përgatitur mëngjesin. Ndërsa gatuajnë, ata
qeshin dhe bëjnë shaka me hundën e enjtur të Mirit. Më pas, Hakiu dhe Miri
dalin jashtë për të ngrënë. At qeshin me disa batuta të Erionit për gjumin e
pabërë këtë natë e duke folur për të, Miri shprehet se e kishte këshillonte më
parë Erionin që ta linte Bertinën që të flinte që gjatë ditës të ishte aktive,
kur ajo ishte ende në shtëpi. Duke kujtuar kohën kur ishte Bertina, Hakiu
mendon se për disa gjëra, ajo kishte të drejtë në lidhje me Erionin. Edhe Miri
pohon dhe tregon se pasi doli Bertina, Erioni e humbi duke u bashkuar me grupin
tjetër. Ai tregon se gjatë asaj kohe, Erioni thuajse nuk i fliste fare. Miri
mendon se gjatë takimit me Bertinën këtë të shtunë, ajo do t’i ketë tërhequr
vërejtje që ai u rikthye prapë me ta. të dy flasin fjalë pozitive për Bertinën
dhe karakterin e saj, pavarësisht ndonjë sjelljeje të gabuar. Miri mendon se në
disa raste, Erioni sillet si fëmijë duke e humbur situatën. Ata e lënë bisedën
pasi Erioni bashkohet me ta për të ngrënë mëngjesin.
Nominimet dhe cmimi final
16/04/10
07:30
Djemtë dalin
jashtë e bashkë me ta edhe Hakiu. Erioni duket i mërzitur nga debati me Seldin
sidomos kur ai i tha “shoku” e duke ia përsëritur këtë. Miri e qetëson duke i
thënë se në këtë rast, ai kishte të drejtë. Sipas tij, Seldi apo ndonjë tjetër
mund të bëjë cfarë të dojë, edhe ta provokojë nga nervat, pasi është pjesë e
lojës. Më pas, ata kthehen nga Hakiu e duke biseduar e ngacmuar njeri-tjetrin,
Hakiu shprehet se ata bënë gabim që po ngacmonin Jonën. Miri ia kthen se ata e
dinë mirë se ajo është e lidhur, por thjesht po bënin shaka. Erionit i kujtohet
një shprehje e Hakiut që e ka thënë më parë se ata të dy, Miri dhe Erioni,
qëndrojnë ende në shtëpi të kapur pas tij. Miri tregon se nuk e dinte këtë dhe
e pyet nëse është e vërtetë. hakiut nuk i kujtohet, ndërsa Miri shprehet se
nëse është e vërtetë, atëherë nuk do ia falë këtë gjë. Hakiu justifikohet se
ndoshta nuk e ka thënë në këtë kontekst, pasi nuk i kujtohet dhe të tre e
kalojnë me të qeshur këtë bisedë. Dy djemtë ngacmojnë Hakiun në lidhje me nominimin
e kësaj jave dhe Kika ua kthen duke qeshur se vetëm për shkak të zhgënjimit,
Erioni nuk duhej ta nominonte. Të tre fillojnë të “zihen” se kush do e marrë
cmimin final dhe Erioni thotë se ndërsa ata diskutojnë, cmimin do e marrë ai.
Hakiu i thotë Mirit se Erioni ka qejf të dalë në nominim duke i kërkuar Mirit
që ta nominojnë për t’i bërë qejfin. Miri shprehet se ka bërë një premtim që
Erionin nuk do e nominojë, por shton se nuk është nevoja pasi do e nominojnë të
tjerët si psh. Seldi apo edhe vetë Hakiu. Ai mendon se publiku do e vlerësojë
se cili e meriton apo ka nevojë për cmimin. Erioni mendon se një ndër ta është
Hakiu, por Miri e kundërshton duke thënë se ai e ka jetën të ngritur, ndërsa ka
të tjerë që do e nisin nga zeroja, për veten. Hakiu, në bisedë e sipër shprehet
se e ka marrë malli për fëmijët dhe të dy djemtë menjëherë ia kthejnë se ai
mund të largohet menjëherë po të dojë. Ata bëjnë llogari se dhe sa duhet të
rrinë në këtë shtëpi. Kur mendojnë finalen, Miri thotë me shaka se në finale do
rrinë ata të tre dhe Manali me Tatianën. Miri mendon se edhe Klodi nuk do u
ndahet hap pas hapi. Ndërsa bisedojnë për eleminimet e dyfishta dhe televotimin
e hapur për një kohë të shkurtër, Miri shprehet se nuk e ka problem të dalë me
Klodin në dyshe, madje do jetë më mirë për të parë se cili do mbetet në shtëpi.
Ai pranon se nuk do ta ketë problem edhe nëse del. Sipas tij, Klodi gjatë kësaj
kohe ka qënë i mbrojtur nga vajzat Olta dhe Domenika që e kanë mbajtur afër dhe
se nuk ka dalë në nominime të forta si ai. Hakiu tregon se tek java kur ka qënë
në nominim ai, Miri dhe Bledi, ia kishte vërtetë frikën Mirit se mund të dilte
gjë të cilën e pohon edhe Miri për veten
Miri dhe Erioni ngacmojnë Jonën
16/04/10
05:55
Miri
dëshiron që të mos flejë këtë natë. Kështu ai shkon tek krevati i Erionit dhe
fillojnë të diskutojnë për ngjarjet e ditë. Më pas, ata ngacmojnë Hakiun dhe
Jonën që janë duke fjetur. Miri më së shumti ngacmon Jonën duke e pyetur për
përrallat, pas premtimit të saj se përpara se të flinin, do i tregonte një
përrallë atij. Jona e përgjumur nuk i kthen përgjigje, por vetëm i kërkon që ta
lërë rehat. Por edhe Erioni e ngacmon duke i thirrur në emër që ajo të mos
flejë. Miri bërë shaka, i thotë se e dashuron. Jona kthehet duke i kërkuar
sërish të flenë, ndërsa ai me Erionin qeshin. Jona kthehet nga ana tjetër,
ndërsa kur Miri thotë se ka dëshmitar Erioni që e do atë, Erioni shton se edhe
ai e do Jonën. Ngacmimet vazhdojnë dhe Jona ngrihet për të folur me ta. Të tre
bisedojnë me zë të ulët, pasi të tjerët flenë. Djemtë shprehen se kanë rënë në
dashuri me të brenda dy ditëve, ndërsa ajo thekson se sidoqoftë, ajo e ka të
dashurin jashtë dhe ata i shikon vetëm si dy djem lagjeje. Djemtë insistojnë
tek ndjenjat e tyre, kryesisht Miri dhe hiqet si i mërzitur që ajo nuk po e
respekton deklaratën e tij e të ngrihet të flasë mirë me ta, si një e rritur.
Jona thotë se edhe ky është një lloj reagimi dhe shprehet se nuk po i pëlqen
kjo sajesë e tyre. Ajo u kërkon sërish që të flejë dhe shtrihet duke i kthyer
shpinën djemve. Hakiu zgjohet dhe fillon të ngacmojë dy djemtë duke i krahasuar
me personazhë nga “Borbardha dhe 7 xhuxhat”. Seldi zgjohet dhe u kërkon atyre
që të pushojnë se po fle. Erioni i thotë se kur bën ai, të tjerët nuk i thonë
gjë dhe të dy kapen me fjalë. Miri ndërhyn duke thënë se Seldi ka të drejtë.
Ata dalin jashtë.
| Tiranë | 14 | °C | |
| Prishtinë | 12 | °C | |
| Ulqin | 14 | °C | |
| Shkup | 12 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |