Ngacmojnë Erionin
16/04/10
20:27
Domenika dhe
Klodi rrinë në dhomën e gjumit dhe bisedojnë me njëri-tjetrin. Në dhomë ndodhen
edhe banorë të tjerë. Një ndër ta është edhe Erioni i cili fillon të ngacmojë
Klodin. Ai i thotë Klodit që ky i fundit të ndërrojë krevatin dhe të shkojë në
një krevat tjetër pranë Erionit. Klodi i thotë se përse duhet të bëjë një gjë
të tillë dhe Erioni i përgjigjet “sepse këtej ka krevate bosh”. Në këtë moment
Klodi i thotë që përse të mos shkojë ai andej nga kreati i Klodit sepse edhe
aty ka krevatë bosh. Më pas Klodi i thotë Erionit se që kur ka ikur Olta nga
shtëpia ai nuk u është afruar fare krevatëve të cilët janë pranë krevatit të
saj dhe të njëjtën gjë thotë dhe Domenika. Erioni u thotë se ka qënë i zënë me
punë kohët e fundit, prandaj nuk ka shkuar nga ata, por Klodi dhe Domenika nuk
e pranojnë justifikimin e tij. Më pas Klodi i thotë se ai nuk ka si të shkojë
te krevati i Erionit sepse aty sa herë që shkon, është Manal. Vajza që ndodhet
në dhomën e gjumit reagon duke thënë se ajo mund të largohet sa herë që ata
t’ia kërkojnë
Prova e javës
16/04/10
21:20
Banorët
marrin zarfin me provën e javës e cila sot do të zhvillohet në dy faza që
konsistojnë në disiplina të ndryshme sportive. Faza e parë që ka të bëjë me
volejbollin ku do të luajnë grupi i përbërë nga Eridiona, Domenika, Manal,
Tatiana, Erioni dhe Hakiu. Faza e dytë ka të bëjë futbollin ku do të luajnë
grupi i përbërë nga Klodi, Jetmiri, Mandi dhe Seldi. Banorët do të luajnë me dy
skuadra të tjera kundështare në secilën prej disiplinave, të cilat i presin në
fushë. Pasi Erioni lexon zarfin e provës, grupi i parë shkon në dhomën e gjumit
dhe përgatiten për të luajtur volejboll, ndërsa grupi tjetër do t’i ndjekin
nëpërmjet monitorit. Pasi mbarojnë përgatitjet banorët dalin në fushë dhe aty
shohin që si skuadër kundërshtare kanë vajzat e BB1 dhe BB2. Pasi përshëndeten
miqësisht me njëri-tjetrin, bie gongu dhe loja fillon. Pas përfundimit të lojës
banorët e BB3 kthehen në shtëpi dhe grupi tjetër përgatitet për provën. Në
ndeshjen e futbollit këtë herë BB3 do të ketë si kundërshtar djemtë e BB2. Me
të rënë gongu fillon ndeshja, ndërsa skuadra e volejbollit ndjekin ndeshjen
nëpërmjet ekranit nga brenda shtëpisë. Pasi mbarojnë provën banorët e shtëpisë
së BB3 fillojnë si çdo herë tjetër të komentojnë mbarëvajtjen e kësaj prove.
Prova “Bonus”
16/04/10
22:33
Pas
përfundimit të provës javore banorët njoftohen për një tjetër provë që këtë
herë do të quhet prova “Bonus”. Ata do të takojnë dy të ftuar të veçantë të
cilët vijnë nga “Grande Fratello”. Ata janë dy ish-konkurentë të programit
analog me Big Bradher që zhvillohet në Itali dhe quhen Veronica dhe George
Leonard. Banorët nuk kanë pasur mundësinë që t’i ndiqnin këtë vit, por një nga
provat javore ku ata kanë treguar se kanë qënë më të mirët, ka qënë ajo e
quajtur “Teknika e Puthjes”. At do t’u mësojnë banorëve ato që dinë mbi këto
teknika. Banorët shkojnë t’i presin kur ata të hyjnë në shtëpi dhe njoftohen se
gjithçka që ata do tu mësojnë është shumë e rëndësishme për spektalin e së
shunës. Nëse ata arrijnë ta realizojnë me sukses këtë provë, kjo do t’u sigurojë
një bonus shtesë në buxhetin eksistues, i cili do t’u komunikohet gjatë javës
së ardhshme.
Pas leximit të zarfit që përmban njoftimin për këtë provë,
banorët fillojnë të komendtojnë duke folur për mundësinë se si do të realisohet
kjo provë dhe shkëmbejnë shaka dhe batuta ndërmjet tyre. Ata dalin në jashtë
dhe presin që dy të ftuarit të hyjnë në shtëpi. Pas një farë kohe banorët hyjnë
brenda dhe në sallon gjejnë dy ish-banorët e spektaklit italian. Pasi
përshendeten dhe bëjnë disa pyetje për t’u njohur, Veronica e George fillojnë
të shpjegojnë teknikat e puthjes duke bërë edhe provat përkatëse. Gjatë kësaj
kohë banorët pjesa dominuese e të cilëve kuptojnë shumë mirë italisht
shkëmbejnë edhe shaka me dy të ftuarit. Pas udhëzimeve të nevojshme për provën
“bonus” që do të realizohet gjatë spektaklit, dy të ftuarit largohen nga
shtëpia.
Domi refuzon provën me Seldin
Banorët ulen
në sallon, ndërsa Veronica dhe George Leonard, dy ish-banorët e Grande
Fratello-s u, shpjegojnë llojet dhe teknikat e puthjes që do të jetë një provë
bonus për banorët, e cila do të zhvillohet gjatë spektaklit. Përpara se të
fillojnë shpjegimin, italianët pyesin nëse ka një çift brenda shtëpisë së Big
Brother. Pjesa më e madhe e bannorëve u tregojnë Seldin dhe Domenikën, por Domi
që në momentin e pyetjes nuk u përgjigjet, thotë se në shtëpi nuk ka më një
çift pasi ajo dhe Seldi janë ndarë. Pas kësaj dy mysafirët u shpjegojnë
banorëve fillimisht “puthjen eskimeze” që është një puthje duke prekur hundën e
partnerit. Ata pasi ua tregojnë banorëve mënyrën se si realizohet kjo puthje,
ftojnë Domenikën dhe Seldin që të bëjnë një provë. Domenika refuzon duke u
thënë se nuk dëshiron që të bëjë një veprim të tillë duke u sforcuar. Kështu
këtë provë Seldi e bën me Eridionën. Shpjegimet vazhdojnë dhe radha është e
“puthjes së keqe” që është një puthje ku femra i afrohet partnerit që mezi pret
që t’a puthë, në mënyrë shumë joshëse, por e zhgënjen pasi në momentin që kjo
mund të ndodhë femra largohet. Këtë herë Domenika kërkon që t’a bëjë ajo
provën. Kështu ajo i afrohet Seldit për t’a puthur, por largohet duke e lënë në
pritje të puthjes. Më pas banorët fillojnë të flasin se gjatë spektaklit do t’u
duhet që të realizojnë një puthje të vërtetë me njëri-tjetrin që të fitojnë
këtë provë, por duket se Domenika edhe pse ka qënë e lidhur me Seldin nuk do
t’a puthë atë as për shkak të kësaj prove. Mbetet që e gjithë kjo të zbulohet
gjatë spektalit.
| Tiranë | 14 | °C | |
| Prishtinë | 12 | °C | |
| Ulqin | 14 | °C | |
| Shkup | 12 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |