PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme listën e re të legalizimeve të publikuar nga ALUIZNI. Ato paraqesin edhe fakte nga bllokimi i trafikut ajror për shkak të hirit vullkanik të Islandës. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i rinisjes së shkarkimeve të ujit nga kaskada e Drinit. Sikundër, paraqitet e pasqyruar edhe çështja e hetimit të zgjedhjeve duke paraqitur tezën e re të Ramës: Protesta, deri në mosbindje civile.

 
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Topalli bllokon dietat e socialistëve”, i cili citon faktin e mosmarrjes së deputetëve të Partisë Socialiste të dietave dhe kuotave të karburantit.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Delijorgji, 2.4 milionë lekë uzinës së Gramshit”.

“Kaosi, bllokohen fluturimet e avionëve” është një artikull që flet për bllokimin e trafikut ajror në Shqipëri.

Ndërsa çështja e legalizimeve mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Legalizimet, 3306 fituesit në Tiranë”.

 
Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Lista e ALUIZNI-t, 3306 fituesit e rinj”, i cili tregon listën e re të legalizimeve të publikuar nga ALUIZNI.

Një artikull tjetër i kësaj gazete në problematikën e hirit vullkanik është edhe ai me titullin “Retë vullkanike e bllokojnë në Bruksel, Berisha niset me makinë”.

Ndërkaq, lidhur me prurjet e mëdha në kaskada, në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Prurjet e mëdha, KESH nis shkarkimet nga liqeni i Fierzës”.

Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e biznesit është edhe ai me titullin “Konkurrenca në Marikaj, sherr me armë për betonieren”.

 
“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Deti me Greqinë: Oponentët: Negociatorët të ndiqen penalisht”, i cili tregon reagimet e oponentëve të marrëveshjes për kufirin jugor detar me Greqinë.

“Legalizimet, dalin 3300 emrat për Tiranën“, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Ankohet biznesi, KRT e Tiranës mbush një vit pa u mbledhur”.

“Blendi Klosi në vjeshtë baba, gruaja shtatzanë” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

 
Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Tirana, diplomaci aktive me Moskën”, i cili tregon të dhënat më të fundit nga diplomacia, ku ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka ftuar në një vizitë kryediplomatin shqiptar, Ilir Meta.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Kreu socialist radikalizon qëndrimin: Protesta deri në mosbindje civile”.

Ndërsa çështja e krizës politike në vend mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “PE: Provimi për Shqipërinë nis më 21 prill”.

“Procesi Gërdeci/ Ushtaraku: Municionet tona rrezikojnë rajonin” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

 
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Mesazhet e BE, Rama: Nuk tërhiqem, prisni mosbindje civile”, i cili i referohet propozimit të fundit të Edi Ramës për zgjidhjen e krizës: Protesta, deri në mosbindje civile.

Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e problematikës së heqjes së vizave në vend është edhe ai me titullin “Fajon: Vizat për Shqipërinë, hiqen në verë. Më pas, Kosova”.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Malaj: Pse nuk vura fasho të zezë si deputetët socialistë".

Ndërsa në rubrikën “vëzhgim” do të lexoni “Kurset private, dyndje nxënësish në Tiranë”.

 
Gazeta “Korrieri” hapet me titullin “Refuzimi, zbulohet letërkëmbimi i Kadaresë me palën greke”, i cili flet për reagimin e shkrimtarit shqiptar mbi mosvajtjen në Greqi, pas thirrjeve raciste të ushtrisë greke kundër shqiptarëve.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titull “Dosja e prokurorisë, ja përgjimet që fundosën zyrtarët e ALUIZNI-t”, referuar 4 arrestimeve dy ditë më parë.

“Edi Rama hedh tezën e re: Protesta, deri në mosbindje civile” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

“Ngjarja në Peqin, dy personat u vetëqëlluan”, i referohet ngjarjes së ndodhur pardje në Peqin.

Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të gazetave të publikuara sot më datën 17 prill 2010 në Prishtine:  

Gazeta “Bota sot” 

SERBOFILIA ËSHTË E RRËNJOSUR THELLË NË PSIKIKËN E MINISTRISË SË JASHTME TË BRITANISË
“Britania ka rishkruar historinë e Ballkanit” 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Kosova ka nevojë për mbështetje të vërtetë financiare 
Shtyhet përsëri gjykimi ndaj Kurtit, urdhër i ri për arrestimin e tij 

Gazeta “Epoka e re” 

SHKUNDEN ZËVENDËSMINISTRAT 
Dhjetë zëvendësministra të rinj. Zenun Pajaziti dhe Idriz Vehapi do të jenë pjesë e kabinetit të ri qeveritar

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Shtyhet seanca, mungojnë Kurti dhe avokati Dragusha 
Shpronësohen tokat e “Rrugës së kombit” 

Gazeta “Express” 

KOLAPS AJROR 
Bllokada ajrore ka prekur edhe Kosovën. Mbi 30 fluturime do të anulohen sot në Aeroportin e Prishtinës. Shumica e aeroporteve evropiane janë mbyllur për shkak të reve vullkanike, të shkaktuara nga një vullkan në Islandë. Në përgjithësi, dje janë anuluar më shumë se 20 mijë fluturime.

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Analiza e LDK-së 
Shtyhet e shtyhet 

Gazeta “Koha Ditore” 

RREZIKOHEN DONACIONET NDËRKOMBËTARE 
“Ne po rrezikojmë të humbim një fond domethënës, në fazën e parë 50 milionë euro, të cilat nuk mund t’i ndahen Kosovës pa marrëveshje paraprake me Fondin Monetar Ndërkombëtar”, ka paralajmëruar drejtori operativ i Komisionit Evropian, Kjartan Bjornson 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Shpronësohen 239 hektarë në Prizren për autostradën
Në shtëpinë e Jakup Krasniqit shfrytëzohet agregati i Kuvendit 

Gazeta “Kosova Sot”

RREZIKOJMË TË HUMBASIM FONDIN 50 MILIONË EURO 
Drejtori operativ i Komisionit Evropian, Kjartan Bjornson, tha se mosnënshtrimi i marrëveshjeve me FMN-në po rrezikon qysh në start me humbjen e një shume prej 50 milionë eurosh, të destinuara për Kosovën

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Gjyqtari Ekrem Agushi shkel rregullat dhe procedurat 
Objekti i OSBE-së lirohet në korrik 

Gazeta “Lajm” 

DIKTATI I LIDERËVE 
Shumica e partive politike nuk i respektojnë statutet e tyre të brendshme për mbajtjen e kuvendeve të rregullta zgjedhore, duke e dëmtuar kështu procesin demokratik brenda strukturave partiake dhe atyre institucionale, si dhe duke mundësuar diktatin e liderëve. Drejtuesit partiakë arsyetohen se nuk kanë mbajtur zgjedhje për të “mirën e shtetit” 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Ish-gjykatësit e UNMIK-ut e “mbrojnë” Kurtin 
Në tehun e vijës politike 

Gazeta “Zëri”

REFORMIM I SISTEMIT DHE BALOTAZHIT 
Sipas ekspertëve, duhet ndryshuar sistemi proporcional me lista të hapura 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Qeverisja e Serbisë ka përfunduar me 1244-shin 
Zyrtarë të shtetit me dosje në prokurori 

 


noa
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek