Manal përballë banorëve
17/04/10
01:49
Fillimisht,
Domi dhe Jetmiri qëndrojnë në kopësht duke pirë cigare. Ata komentojë miqtë që
iu erdhën pak më parë dhe e ka në fjalën për ish-konkurentët e Grande
Fratello-s, Veronica dhe George. Jetmiri shprehet me shaka se ata të dy mund të
jenë habitur nga banorët e shtëpisë, pasi nuk i kishin dhënë rëndësi veshjes
dhe paraqitjes së jashtme, dhe nuk dukeshin shumë mirë. Ndërsa për ata të dy
thonë se ishin të veshur shumë mirë, por nëse dhe banorët e BB3, do të qenë
veshur më shik, nuk do të kishte patur diferencë mes tyre. Domi thotë se ajo
nuk i kishte dhënë aspak rëndësi veshjes, e po ashtu dhe Jona. Ajo shton se
Miri ka qënë i veshur mirë, por ai nuk është dakort me këtë mendim. Më pas ata
komentojnë pamjen e dy italianëve dhe Domi shprehet se i kanë pëlqyer të dy,
por Jetmiri shpreh disa defekte që ka parë tek Veronica. Domi thotë se asaj i
pëlqen fakti që ajo ishte pa komplekse dhe shumë e lirshme, dhe djemtë e
mbështesin. Më pas ata futen brenda dhe gjejnë Klodin me Manal që po bisedojnë
për të njëjtën temë. Manal tregon se nuk i ka pëlqyer Veronica, ndërsa Domi,
Klodi dhe Jona pohojnë të kundërtën. Manal thotë se Veronica i është dukur
artificiale, dhe Domi i vë në dukje se dhe Manal mund të duket e tillë kur vë
lente me ngjyrë në sy. Jona shprehet se ka arritur të kuptojë se Manalit i
mbetet qejfi shume shpejt dhe këtej e tutje do të jetë më e kujdesshme me të.
Ndërsa Erioni thotë se Manal dukej shumë e vogël para Veronicës dhe ajo e pyet
se ku e parë këtë gjë Erioni. Seldi nuk duron dhe i thotë Manalit të mos
tregohet e trashë nga mendja, pasi Erioni ka qënë prezent gjatë kohës që të
gjithë kanë qënë në sallon, duke përfshirë dhe italianët.
Kika:”Domi e llastuar”
17/04/10
02:16
Pjesa më e
madhe e banorëve, janë shtrirë për të fjetur dhe Kika i thotë Domit se ajo po
qëndron si “llasticë” në krevat, dhe Jetmiri shton se ai nuk u lë gjë pa thënë
e më pas del me duar të pastra duke u sjellë sikur nuk ka thënë asgjë. Kika
përgjigjet se ai ua ka përplasur të gjitha mendimet që ka për to në fytyrë. Ai
shton se për Domin thotë se është e llastuar, dhe duket dhe nga mënyra se si
flet dhe i thotë: “Domenika llastica”. Jetmiri i kërkon Kikës të largohet e t’i
lërë të flenë, pasi dhe fëmijët e tij do të Jetmiri i kërkon Kikës të largohet
e t’i lërë të flenë, pasi dhe fëmijët e tij do të çuditen kur t’a shikojnë
kështu. Ndërkohë Manal është duke fërkuar Jetmirin, pasi atij i dhemb këmba.
Manal kërkon të sqarohet me Jonën
17/04/10
03:05
Manal ka
shkuar tek krevati i Jonës për t’u sqaruar për keqkuptimin e mëparshëm. Jona
shprehet se ajo i ka shpjegur tre herë rradhazi që nuk i ka thënë asgjë me të
keq, dhe fraza e saj ka qënë vetëm një batutë, ndërkohë që kanë qenë duke
luajtur. Ajo shton se Manal duhet të mësohet t’a përmbajë veten dhe të mos i
mbetet qejfi menjëherë. Manal përgjigjet se ajo nuk e ka kuptuar se çfarë ka
thënë Jona dhe për më tepër nuk ka kuptuar konteksin e fjalëve. Jona shprehet
se sa herë nuk kuptuan diçka, duhet të mundohet të dëgjojë shpjegimin e të
tjerëve dhe i kërkon t’a mbyllin atë bisedë sepse do të vazhdojnë të pësëritin
të njëjtat gjëra. Domi ndërhyn dhe pyet Manalin se pse ka tendencën që t’i
marrë fjalët në aspektin negativ, por ajo nuk kthen përgjigje. Jona e fton që
të flerë me to, por ajo thotë s aty nuk ka vend dhe Domi shton se Manali nuk ka
dëshirë të flerë aty dhe nuk është problemi se nuk ka vend. Më pas ato i urojnë
gjumë të ëmbël njëra-tjetrës dhe flenë gjumë.
Domi çuditet nga Manal
17/04/10
12:10
Mëngjesi ka
ardhur dhe banorja e parë që zgjohet është Manal, e cila shëtit nëpër shtëpi
dhe në kopësht pa asnjë qëllim. Pas saj zgjohet Kika, i cili qëndron një copë
herë i shtrirë tek divanet në sallon e më pas bën kafenë dhe del në kopësht për
të t’a pirë. Ndërsa Manal është në dhomë dhe po i bën masazh Erionit, i cili
është zgjuar me dhimbje koke këtë mëngjes. Më pas të gjithë banorët fillojnë të
ngrihen një e nga një.
Domi dhe Tatiana pasi janë zgjuar dhe kanë përfunduar punët
e para të mëngjesi, ulen të hanë dhe Domi sheh që Manal është zgjuar. Domi
thotë se Manal e çudit shumë në lidhje me gjumin, pasi Domi e ka dëgjuar se ajo
ka fjetur shumë vonë e ndërsa tani është zgjuar para saj. Ajo e pyet nëse
ndjehet mirë dhe pse nuk fle gjumë aq sa duhet dhe ajo përgjigjet se nuk e ka
problem. Tatiana shprehet se bëhet shumë nervoze kur nuk fle dhe Domi pohon të
njëjtën gjë. Tatiana shton se gjatë ditën së djeshme ka qënë nervoze sepse
kishin tre netë që nuk flinin mirë dhe madje është grindur me Kikën pa shkak vetëm
se nuk ka qënë mirë.
| Tiranë | 14 | °C | |
| Prishtinë | 12 | °C | |
| Ulqin | 14 | °C | |
| Shkup | 12 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |