Kohë ideale për
gjumë
19/04/10 13:50
Banorët e BB3 këtë mëngjes me shi janë zgjuar me përtesë
dhe duke u munduar të mposhtin dëshirën e madhe për të fjetur edhe pak
gjumë. Një e nga një ata zgjohen të gjithë dhe bisedat e para zhvillohen
pikërisht për gjumin dhe kohën me shi duke e komentuar si një kohë
ideale për të bërë një gjumë të mirë. Pas punëve personale të mëngjesit,
ata pinë kafenë dhe dalin jashtë për të shkëmbyer bisedat e para
ndërmjet tyre. Erioni që është dhe i pari banor i zgjuar, shkon dhe rri
vetëm në ballkonin e shtëpisë së vjetër, ndërsa Manal, Kika Seldi dhe
Domenika rrinë përballë tij në shtëpinë e re. Jashtë del edhe Jona dhe
Jetmiri. Pasi disa minutash, Jetmiri shkon pranë Erionit dhe fillon të
bëjë shaka me të. Ndër të tjera ata diskutojnë për muzikën në sfond,
ndërsa Jona shkon brenda dhe bisedon me Klodin.
Jetmiri kërkon të bëjnë diçka ndryshe
19/04/10 14:15
Kika një ditë më parë pati një debat me Erionin ku ky i
fundit i thoshte se nëse nominoheshin të dy, Kika do të eleminohej sepse
Erioni ka dhënë më shumë në shtëpi. Gjatë këtij debati Kika i thotë se
ai është i veçantë dhe nuk ka për të dalë përpara Erionit. Tashmë
Jetmiri që gjatë atij diskutimi kishte mbajtur anën e Erionit, i thotë
Kikës se ai është i veçantë po aq sa të tjerët, por nuk është se ka
dhënë ndonjë gjë të veçantë, përveç faktit që është një aktor i mirë.
Jetmiri i kërkon Kikës pasi ky i fundit ia kundërshton vazhdimisht
veprimet e tij, që të bëjë ndonjë gjë kreative, të bukur, ose ndonjë
lojë. Këtë mendim Jetmiri e plotëson me pyetjen “çfarë do të bëjmë në
këto pak javë që kanë ngelur, si do t’i kalojmë?”. Kika i thotë me të
qeshur se kohën që ka mbetur do të bëjë luftë dhe Jetmiri i thotë se ai
nuk është për luftë, por për paqe. Pas ngacmimeve, ironisë dhe shakave,
Jetmiri i kërkon Kikës që të bëjnë ndonjë gjë të bukur dhe këtë herë e
thotë me seriozitet. Kështu ai hedh disa ide për të bërë lojra. Më pas
ai futet brenda të pyesë edhe banorët e tjerë nëse janë dakort për të
zhvilluar lojrat që ai mendon. Jetmiri thërret Manal dhe të dy luajnë me
lojën “mos u nxeh”.
Jetmiri lag me ujë vajzat
19/04/10 15:15
Jetmiri që në orët e para të mëngjesit të sotëm, është
munduar që gjatë ditës së sotme të organizojë ndonjë lojë me banorët e
tjerë. Këtë herë ai ka marrë një shishe plastike dhe e ka mbushur me ujë
të nxehtë dhe fillon të luajë duke lagur kryesisht vajzat e shtëpisë.
Domenika është në dhomën e gjumit me Seldin dhe duke marrë shkak nga
zënkat e çiftit për xhelozi ndaj Jetmirit, ky i fundit nuk ka më
mardhënie të mira me asnjërin prej tyre dhe nuk i përfshin në lojë.
kështu sapo mbush ujin Jetmiri i afrohet Kikës dhe Manal, por lag vetëm
vajzën pasi Kika hyn në dhomën e gjumit dhe e mbyll derën duke e lënë
vajzën jashtë dhe Miri e lag. Pas Manal, Jetmiri shkon në banjë ku
ndodhet Jona dhe Mandi. Ai i afrohet Mandit dhe e përshëndet, nga ana
tjetër lag me ujë Jonën e cila po kreh flokët dhe vetë bën sikur nuk ka
ndodhur asgjë. Jona fik tharësen dhe i thotë Jetmirit se veprimi i tij
nuk iu duk shaka, as diçka normale që mund të qeshësh. Jetmiri largohet
dhe del jashtë ku i tregon Erionit për reagimin e Jonës. Ai thotë se
Jonës po i duket vetja me pushime dhe sa herë që ai bën një shaka, ose
lojë me të ajo reagon shumë keq dhe seriozisht. Në banjë diskutohet e
njëjta temë. Mandi i thotë Jonës se përse ajo nuk qeshi me lojën e
Jetmirit. Jona i thotë se lojrat e Mirit nuk janë aspak për të qeshur
dhe ajo kishte shumë kohë që mundohej të rregullonte flokët të cilat kur
lagen nuk rrinë ashtu si duhet. Ajo i quan veprimet e Mirit si sjellje
të një fëmije.
Nga ana tjetër Jetmiri vazhdon lojën me Manal, ku edhe vajza merr një
shishe plastike dhe fillon të lagë edhe ajo Jetmirin. Të dy Miri dhe
Manal luajnë për një kohë të gjatë me njëri-tjetrin dhe më në fund, me
kërkesën e Manal, vendosin që të mos e vazhdojnë më këtë lojë. Jetmiri
shkon dhe përsëri i hedh ujë Jonës e cila përsëri vazhdon të reagojë
ashpër ndaj tij duke i thënë që kjo nuk mund të quhet lojë.
Erioni dhe Kika
sqarohen
19/04/10 16:20
Një ditë më parë Kika dhe Erioni patën një debat dhe
tani kërkojnë të sqarojnë keqkuptimet ndërmjet tyre. Kështu Erioni
fillon që t’i shpjegojë Kikës arsyet e sjelljeve të tij gjatë debatit të
kaluar. Erioni i thotë Kikës se shpeshherë ai ka reguar deri diku edhe
ashpër ndaj Kikës jo nga fakti se ka dashur që t’a sulmojë, por ka
dashur që të shohë reagimin e Kikës kur ai të thoshte të njëtat gjëra që
Kika kishte thënë më parë. Kika i ka marrë veprimet e Erionit si sulme
ndaj tij, por Erioni e mohon këtë gjë. Erioni thotë se ai i tha Kikës që
në një përballje në nominim Kika do të eleminohej dhe kjo nuk është
sulm, por një mënyrë tjetër për të thënë “jam më i miri”. Të dy
diskutojnë dhe sqarojnë se nuk kanë asgjë kundër njëri-tjetrit,
pavarsisht të gjithave, të dy e vlerësojnë njëri-tjetrin. Kika i thotë
Erionit se e ka vlerësuar që nga fillimi, por gjithmonë e ka menduar si
njeriun e fundit që mund t’i kundërvihej. Erioni i thotë Kikës se ai e
pëlqen tipin e Kikës dhe tek ai sheh veten e tij pas shumë vitesh, por
nuk dëshiron që Kika të bjerë pre e përcaktimeve dhe delirimeve të tipit
“jam më i miri”. Kika i thotë se kjo shprehje ka dëmtuar atë dhe jo
banorët e tjerë, pastaj nuk ka asgjë të keqe që të vlerësosh veten tënde
në një moment të caktuar, në varësi të situatës. Erioni i thotë se atij
nuk i pëlqen që banorët e rinj të thonë se Kika nga jashtë duket “burrë
zotni” dhe brenda në shtëpi nuk është aspak i tillë. Erioni i kërkon
Kikës që të jetë më tepër ai Kika që ka qënë në fillim dhe jo të bjerë
pre e provokimeve të të tjerëve. Ndër të tjera Kika thotë se brenda
shtëpisë ai sheh më parë njeriun, pastaj lojën e tyre dhe Erioni pohon
të njëjtën gjë. Më pas Kika i shpjegon Erionit fjalët që i tha gjatë
debatit ku shprehej se Erioni nuk kishte dalë në nominim sepse banorët
nuk e shohin si kundërshtar të fortë. Kika i thotë se është diçka shumë e
mirë që një banor të eci në këtë lojë sa më gjatë pa u nominuar dhe se
shprehje të tilla njeriu i përdor në varësi të situatës dhe nervozizmit.
Të dy ndajnë mendimin se është më mirë që mes tyre të flasin sa më
shumë dhe sa më hapur, duke i sqaruar të gjitha keqkuptimet që mund të
lindin, pa lejuar që të kalojnë në zënka dhe debate. Teksa ata
diskutojnë, Klodi u thërret banorëve duke i lajmëruar se dreka është
gati. Kështu edhe Kika dhe Erioni shkojnë të hanë bashkë me pjestarët e
tjerë të shtëpisë.
ShtypiDites