20.04.2010

20.04.2010

Lojëra dhe spektakle
20/04/10 00:20

Lojërat zënë një pjesë të rëndësishme të mbëmjes për banorët. Kështu, këtë mbrëmje, ata kane vendosur të realizojnë dy emisione, dy spektakle. I pari është një imitim i “C’e` posta per te” ku Erioni merr rolin e drejtuesit dhe dy personat që do të ritakohen pas shumë vitesh janë Klodi dhe Jona, por jo si ata vetë, por si dy personazhë, imazhin e të cilëve e improvizojnë në moment.
Loja e dytë që përzgjedhin banorët është zgjedhja ndërmjet tre kandidatëve, lojë e bërë edhe më parë nga banorët. Sërish, protagoniste është Jona, ndërsa tre djemtë e vënë në panel për t’u zgjedhur janë Mandi, Seldi dhe Erioni. Kështu ajo u bën nga tre pyetje djemve të panjohur për të dhe me anë të tyre, do të krijojë jo vetëm një përshtypje mbi ta, por edhe mund të zgjedhë një prej tyre si shoqërues. Grupet ia lënë radhën njeri-tjetrit që të gjithë të përfshihen në lojëra. Të gjithë banorët pjesëmarrës, përvec Jetmirit, argëtohen dhe qeshin me batutat plot humor të personazheve të lojërave.

Debatet pas lojës
20/04/10 01:37

As loja dhe argëtimi nuk i fshin nga kujtesa për disa caste raportet jo të mira mes banorëve. Kjo gjë u vu re gjatë kësaj mbrëmjeje nga fjalët dhe tonet e përdorura mes banorëve si mes Domenkës dhe Hakiut, apo Manalit dhe pjesës tjetër të banorëve. Pavarësisht, loja u cua deri në fund. Në përfundim të saj, Domenika duket disi e mërzitur dhe me të bashkohet edhe Seldi. Të dy mendojnë se kur është lojë, mbetet e tillë dhe kryesore është argëtimi dhe të qeshurat. Ata janë kundër mendimeve të Mandit që u përpoq që në disa caste ta bënte më serioze atë. Seldi ia vë në dukje këtë detaj, por Mandi justifikohet se ai në atë formë po e shikonte dhe për më tepër, disa momente atij iu dukën të ekzagjeruara, jashtë realitetit. Seldi e kundërshton sërish se ky ishte thelbi i lojës, që te thoshin ato që u vinin për momentin në mendje, të ishin spontanë. Të tre banorët nuk e zgjatin shumë debatin sepse Domenika dhe Seldi dalin në kopsht. Aty ata debatojnë edhe me Hakiun duke i vënë në dukje faktin se ai kishte bërë një pyetje për vitet e shkollës e sipas tyre, ai donte që të nxirrte më lart, më të ditur Manalin. Ata mbrojnë tezën e tyre se kjo është një lojë, por Hakiu shprehet se nga lojërat ata mësojnë më shumë nga njeri-tjetri, kuptojnë më shumë nga karakteri i tyre. Seldi kapet me Hakiun me fjalë dhe i thotë se nuk i pëlqen se si flet ai. Hakiu ia kthen se ata kërkonin që ta ulnin Manalin me pyetjet që i bënin, por Seldi kundërshton duke thënë se nuk është qëllimi i tij ky. “Ti e di shumë mirë se kush dua unë të dali”- i thotë Seldi, ndërsa Hakiu insiston se ata nuk duhet ta nxjerrin keq Manalin. Edhe Klodi ndërhyn dhe bashkë me Seldin shprehen se Manal është inteligjente dhe nuk duan ta ulin. Seldi shton se e di se sa vite shkollë ka Manal dhe nuk ishte nevoja ta thonin te kjo lojë, por Hakiu ia kthen se as ai e as asnjë nuk i di, duke nënkuptuar se Manalin nuk e njohin mirë dhe sipas tij, edhe nëpërmjet kësaj loje mund të mësohen këto gjëra. Seldi thotë se Manal ka dhënë dhe do japë në këtë shtëpi, ndërsa personi tjetër që nuk ka se cfarë të japë, ai që është në nominim, ai duhet të dalë dhe këtë e thotë për Mirin.

Diskutim kundër Hakiut
20/04/10 01:50

Domenika dhe Seldi futen sërish në shtëpi dhe duke u bashkuar me të tjerët, komentojnë lojën e sapo përfunduar dhe debatet e mëpasshme. Domenika shprehet se ata mund të diskutonin për të tjera gjëra gjatë lojës e jo të kapeshin me këto vogëlsira. Duke folur për Hakiun, ajo shprehet se disa njerëz nuk janë të drejt sepse nëse kanë ndonjë gjë personale me ndonjë person, le të flasin drejtpërdrejt me të e jo të hedhin kunja gjatë lojës. Klodi shprehet se ai po e bën të duket sikur ata të gjithë janë kundër Manalit meqë ajo është në nominim dhe për të dalë vetë i mirë. Seldi e mbështet mendimin e tij. Domenika shprehet se edhe Hakiu lulëzon tani se ka filluar të kapet që me ta pas spektaklit, më pas me Mandin dhe Erionin e sipas saj, ai lulëzon kur nuk është në nominim. Për Seldin, Hakiu po përpiqet t’i rrisë vlerat e ta shpëojë Manalin. Gjatë lojës, Manal është shprehur se është e virgjër duke e treguar këtë me krenari. Sipas Domenikës, në vitin ku jetojmë, kjo gjë nuk duhet të thuhet me krenari, pavarësisht ideve të Manalit që i ka fituar nga masa, nga mentaliteti apo kultura që ka. Të tjerët e kundërshtojnë dhe thonë se ajo këto bindje i ka nga lidhja me fenë myslimane dhe se nuk duhet të kapen me këtë gjë. Domenika shprehet se ajo nuk duhet ta thoshte kaq seriozisht në lojë këtë gjë, pasi të gjithë po bënin shaka e nuk duhej kthyer një lojë në seriozitet. Ajo i kthehet prapë bisedës për Hakiun i cili tentoi ta mbronte Manalin në këtë pjesë.

Kërcim nën ritmin e muzikës
20/04/10 02:40

Argëtimi i banorëve për këtë mbrëmje nuk ka mbaruar ende. Thuajse të gjithë banorët janë në kopsht, përvec Mandit dhe Hakiut që janë shtrirë për të fjetur. Miri, pasi përgatit një kafe, del në kopsht, por nuk bashkohet me të tjerët, por shkon në anën tjetër të kopshtit dhe qëndron i vetëm, duke i parë ata. Banorët fillojnë të kërcejnë e të këndojnë sepse për ta vendoset muzikë. Shumëllojshmëria e muzikës dhe ritmeve i përfshin të gjithë banorët në kërcim. Ata kënaqen edhe më shumë kur vendoset muzikë popullore duke krijuar një atmosferë të këndshme. Pas përfundimit të festës, këngëve dhe kërcimeve, banoët shkojnë për të fjetur.


Top channel
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek