Nga Kastriot Myftaraj
Para disa ditësh, në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës mes
qeverisë së Kosovës dhe konsorciumit “Bechtel”-“Enka” për ndërtimin e
pjesës kosovare të autostradës Durrës-Kukës-Prishtinë, ambasadori
amerikan në Kosovë, duke e përgëzuar qeverinë e Kosovës që kishte
zgjedhur kompaninë amerikane, tha se për cilësinë e lartë të punimeve të
“Bechtel” ata kanë si dëshmi atë që ajo ka bërë në Shqipëri. Por ajo që
ka ndodhur në Shqipëri është se Prokuroria ka ngritur akuza dhe ka
marrë si të pandehur zyrtarët e lartë të Ministrisë së Punëve Publike
dhe Transporteve, të cilët kanë hartuar dhe nënshkruar kontratën, duke
filluar që nga ministry i kohës, Lulzim Basha dhe të tjerë. Këta janë
akuzuar për shpërdorim detyre me pasojë një dëm prej qindra milion
eurosh për buxhetin e shtetit, për arsye se kanë nënshkruar kontratën pa
pasur një projekt, dhe se kanë rritur artificialisht koston e punimeve.
Edhe në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës në Shqipëri ishte e
pranishme ambasadorja amerikane e kohës, Marcie Ries, e cila atëherë tha
fjalë lavdëruese për kompaninë “Bechtel”.
Por, pastaj kur Prokuroria filloi çështjen penale ambasadorja
amerikane e kohës, dhe ai që erdhi pas saj, Ëithers, heshtën dhe bënin
vetëm deklarata për pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, dhe për
mospërzierjen e politikës në to, çka nuk kishte kuptim tjetër veçse atë
të inkurajimit të Prokurorisë që të vazhdonte të bënte atë që po bënte.
Madje, kur qeveria, pikërisht për këtë çështje penale, hyri në konflikt
me Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama, e cila pasoi Sollakun,
ambasadori Ëithers, reagoi duke thënë se kur erdhi në Shqipëri kishte
një konflikt mes mazhorancës dhe Prokurorit të Përgjithshëm të
atëhershëm, dhe pas një viti ka përsëri konflikt me Prokuroren e
Përgjithshme të re.
Kështu, ambasadorët amerikanë në Shqipëri, u vunë në pozitën
paradoksale që të mbronin Prokurorinë në një konflikt me qeverinë, ku
nga mënyra se si vepronte Prokuroria dilte se kompania amerikane kishte
shkelur ligjin shqiptar, duke ngritur një skemë korrupsioni në
bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Se zyrtarët që akuzoheshin se kishin
bërë shpërdorim detyre paratë supozohej se ia kishin kaluar kompanisë
“Bechtel” dhe ajo pastaj ua kishte kaluar nën dorë atyre. Pra, nëse
kishte vepër penale, “Bechtel” ishte fajtore. Prokuroria, në rast se
kishte si qëllim zbatimin e ligjit, atëherë duhej që të kishte filluar
çështjen penale edhe ndaj kompanisë “Bechtel” dhe të pezullonte punimet e
të konfiskonte mjetet e saj, që të pengohej vazhdimi i dëmit, çka është
një detyrim ligjor, i përcaktuar shprehimisht në legjislacionin penal
procedurial dhe material. Por “Bechtel” as u akuzua nga Prokuroria dhe
as iu ndaluan punimet dhe iu konfiskuan mjetet, çka do të thoshte se
Prokuroria vepronte politikisht, jo thjesht kundër qeverisë, por kundër
interesit kombëtar për ndërtimin e kësaj rruge me rëndësi kombëtar.
Sigurisht që Theodhori Sollaku dhe Ina Rama donin që ta ndalonin krejt
ndërtimin e rrugës dhe ta dëbonin kompaninë “Bechtel”, por ata dhe
diplomatët tutorë të tyre kishin frikë të shtyheshin deri këtu, se do të
binte një këmbanë alarmi në Ëashington për atë që po ndodhte në
Shqipëri, dhe ata do të përfundonin keq. Por ata kanë pritur që pas
fillimit të çështjes penale vetë zyrtarët shqiptarë të mos vazhdonin me
lëvrimin e shumave të parave për kompaninë “Bechtel” dhe ndërtimi i
rrugës të ndërpritej.
Edhe sot e kësaj dite çështja penale për abuzimet në Rrugën
Rrëshen-Kalimash vazhdon nga Prokuroria për zyrtarët e tjerë, përveç
Bashës, për të cilin u rrëzua për shkak se Prokuroria, duke qenë se
kishte mbështetjen e ambasadës amerikane, kishte treguar shpërfillje
totale për ligjin procedurial. Qëndrimi i ambasadës amerikane, do të
thotë i qeverisë amerikane, për këtë çështje nuk ka ndryshuar. Kështu që
del se për ambasadorët amerikanë në Shqipëri, të cilët janë me ligj
përfaqësues të shtetit amerikanështë se “Bechtel” në Shqipëri ka punuar
keq.
Por ja ku del një tjetër ambasador amerikan, në Kosovë, i cili
është përfaqësues i shtet dhe thotë se “Bechtel” ka bërë në Shqipëri një
punë të lavdërueshme. Atëherë ose ky ambasador po gënjen, ose dy
ambasadorët e fundit amerikanë në Shqipëri kanë punuar keq. Edhe
kontrata mes qeverisë së Kosovës dhe konsorciumit “Bechtel”-“Enka” është
e ngjashme me atë që u bë në Shqipëri. Kontrata u nënshkrua pa pasur
një projekt të miratuar,dhe kostoja e deklaruar e rrugës është quajtur
shumë e lartë. Kuptohet se këto gjëra janë bërë për të njëjtën arsye si
në Shqipëri, se qeveria e Kosovës, ashtu si ajo shqiptare nuk mund të
presë sat ë bëhet projekti, i cili bëhet me tender ndërkombëtar për
kompaninë që do ta bëjë, kjo pastaj kërkon kohë, bëhet oponenca, e
kështu kalojnë vite. Gjithashtu, qeveria e Kosovës, ashtu si ajo
shqiptare, nuk e ka të gjithë shumën e parave, prandaj nuk mund të bëjë
një tender ndërkombëtar. Rruga kombëtare është çështje e raison d’ etat,
dhe duhet bërë pavarësisht procedurave, të cilat në këtë rast e
pamundësojnë ndërtimin e saj.
Ndryshimi në qëndrim mes dy ambasadorëve të fundit amerikanë në
Shqipëri dhe ambasadorit amerikan në Kosovë është simptomë e forcave të
këqija që formësojnë politikën amerikane ndaj Shqipërisë. Kjo tregon se
pas qëndrimit të diplomacisë amerikane në Tiranë për çështjen e rrugës
në fjalë qëndrojnë lobet antishqiptare në Ëashington, grek dhe serb.
Këta e kanë parë si më të thjeshtë që ta pengojnë ndërtimin e rrugës
kombëtare shqiptare në pjesën që kalon në Republikën e Shqipërisë, se në
Kosovë vëmendja e qeverisë amerikane është më e madhe, për shkak të
rrjedhës së ngjarjeve, dhe atje nuk mund të bëhej ajo që u bë në Tiranë
për ta penguar ndërtimin e rrugës. Tekefundit, nëse pengohej ndërtimi i
rrugës në Shqipëri, atëherë nuk kishte rëndësi nëse rruga ndërtohej në
Kosovë apo jo.
ShtypiDites