Debati mes Kikës dhe Mandit
vazhdon
22/04/10 00:10
Banorët janë ulur në dhomën e gjumit dhe
bisedojnë me njëri-tjetrin. Mandi fillon të thotë se ata që nuk e njohin
Tiranën u thuhet “më prit te Skënderbeu se po vij të të marr”. Këtë shprehje
Mandi ia thotë Kikës me të qeshur. Kika e merr me tendencë shprehjen e tij dhe
i thotë se ai e njeh Tiranën mjaftueshëm dhe i drejtohet Mandit duke i thënë
“nuk është nevoja të thuash se je tirons i vjetër”. Mandi e mohon këtë dhe i
thotë se ai nuk e ka thënë se kjo mënyrë të shprehuri ndaj atyre që nuk e
njohin Tiranën, është mungesë qytetarie. Ai thotë se një njeri duhet të jetë
qytetar i botës dhe jo të thotë “jam tirons i vjetër”. Mandi nuk i pranon
fjalët e Kikës dhe i thotë se në shtëpi banorëve u mungon respekti dhe Kika në
këto momente po tregon mungesë respekti. Kika i thotë se kjo nuk ka të bëjë me
mungesën e respektit me ato që Mandi ka thënë dhe ka lënë të kuptohet me
banorët e tjerë. Mandi i thotë se Kika nuk ka tregu respekt edhe ndaj banorëve
të tjerë dhe përmend Oltën. Ai i thotë se kur doli Olta, Kika festoi dhe Mandi
e ka marrë si mungesë respekti ndaj saj. Në debat ndërhyjnë edhe banorë të
tjerë ku Erioni përpiqet që t’a kalojë situatën me të qeshur. Nga ana tjetër
Klodi mbron në çdo moment Mandin, ndërsa Jona mundohet të vendosë një balancë
mes të dyve. Kika mohon faktin që Mandi i thotë se ai nuk ka respekt për
banorët e tjerë dhe aq më tepër për Oltën. Kika i thotë se mënyra e festimit
nuk ka të bëjë me respektin ndaj saj, por ishte thjesht një mënyrë festimi për
faktin që i shpëtoi eleminimit. Mandi i thotë se ata do të mjaftoheshin me një
duartrokitje të lehtë sepse të gjithë do të përballen me eleminimin. Kika i
thotë se ai bën ato që ndjen dhe nuk ka të bëjë me mungesën e respektit. Kika i
thotë se ai është munduar që t’i respektojë të gjithë, pavarësisht nga mënyra
se si janë sjellë me të.
Dialektet dhe gjuha letrare
22/04/10 00:21
Teksa debatonin Kika i thotë Mandit që të mos
i marrë gjërat “shabllon” sepse në të vërtetë janë krejt ndryshe. Mandi i thotë
se ai përdor fjalë të tilla si shabllon dhe figura letrare dhe ata jashtë
kujtojnë se ai është një njeri super i zgjuar. Kika i thotë se ata jashtë e
kuptojnë shumë mirë se çfarë do të thotë “shabllon”. Në këtë moment ndërhyn
Klodi i cili për t’i dalë në mbrojtje Mandit thotë se ai nuk e kupton dhe i
kërkon Kikës që t’i shpjegojë kuptimin e fjalës shabllon. Kika nuk i kthen
përgjigje Klodit, por vazhdon diskutimin me Mandin. Mandi i thotë që të flasë
pak më qartë dhe Kika ia kthen, duke parë që Mandi po mundohet të përdorë ironi
i thotë: “ç’a të flas më qartë?, se unë nuk e flasë mirë shqipen”. Mandi i
thotë Kikës: “ti flet në dialekt dhe mos kujto se e flet më mirë se unë gjuhën
shqipe”. Kika i thotë se ai flet gjuhën shqipe shumë më mirë sesa Mandi sepse
edhe Mandi flet në dialekt. Mandi e kundërshton duke i thënë se ai flet gjuhë
letrare. Ndërsa Kika i shpjegon se në shtëpi nuk flet njëri gjuhën letrare
shqipe, por secili përdor kush më pak e kush më shumë, dialektin nga vjen.
Mandi e kundërshton duke thënë: “e ke gabim, unë jam qytetar dhe flas gjuhë
letrare”, ndërsa Kika i thotë se gjuha e folur nuk ka lidhje me qytetin, pasi
edhe një njeri nga fshati mund të flasë gjuhë letrare shumë më mirë se një nga
qyteti. Teksa ata fillojnë të rrisin tonet e debatit ndërhyn Jona e cila u
thotë se nuk duhet të diskutojnë këtë gjë sepse asnjëri prej tyre momentalisht
nuk po e flet shipen letrare. Mandi insiston se ai vetë flet gjuhë letrare.
Kika thotë se gjuha letrare duket në disa momente. Seldi u thotë se nuk ka
asgjë të keqe nëse ata flasin me njërin dialekt, apo në tjetrin. Kika thotë se
Mandi ia tha me tendencë se ai vjen nga Kosova dhe flet në dialekt sepse s’di
të flasë shqip. Mandi e mohon këtë dhe thotë se ai thjesht tha atë që Kika flet
në dialekt dhe nuk kuptohet. Kika i thotë se ai nuk mund t’a thoshte një gjë të
tillë sepse as ai nuk flet gjuhë letrare, por në dialektin e Tiranës. Mandi
pasi has në thënien e vazhdueshme të Kikës se ai nuk flet gjuhë letrare dhe i
thotë: “kush je ti që të më thuash mua s’flet gjuhë letrare?”. Kika i thotë se
ai e sheh se si flet prandaj ia tha që nuk flet letrare, por në dialekt. Mandi
thotë se një gjë të tillë mund t’a thotë një profesor, ose një njeri që ka
studiuar gjuhë shqipe, por jo Kika. Kika i thotë se ai kur duhet, e flet shumë
normalisht gjuhën letrare. Pas këtij diskutimi Kika del jashtë, ndërsa banorët
e tjerë vazhdojnë të komentojnë debatin
Erioni këshillon Kikën
22/04/10 00:40
Pas debatit Kika del jashtë me Erionin. Teksa
pinë cigare diskutojnë me njëri-tjetrin. Erioni këshillon Kikën duke i thënë që
të mos nervozohet nga provokimet dhe ngacimet e të tjerëve. Kika i thotë se ai
u ndje i ofenduar nga Mandi, prandej dhe u nervozua gjatë debatit. Erioni e
këshillon që në debate të tilla kur banorët e kundërshtojnë dhe e provokojnë të
mundohet që të ruajë qetësinë që e karakterizon dhe të mos bjerë pre e tyre.
Kika i nervozuar i thotë se është fyese kur dikush të thotë “ti nuk flet mirë
shqip, shko merr një profesor dhe mësoje” dhe në këtë rast interpreton fjalët e
Mandit. Erioni vazhdon t’i thotë që të mundohet që të ruajë sa më shumë
qetësinë, në mënyrë që të mos e tejkalojë sepse debate të tilla në jetën e
përdistshme kalojnë në zënka, fyerje e ndoshta dhe më tepër. Kika i thotë se
kur e prekin në gjëra të tilla dhe kur e ofendojnë ai nuk do t’ua lërë për
mbarë asnjëherë. Erioni e kundërshton duke i thënë se një përgjigje e thjeshtë
do të bënte që ai të shmangte nervozizmin, por edhe do të pengonte ngacmimet e
banorëve të tjerë. Më pas të dy pinë cigare në heshtje për disa minuta. Pas
kësaj Erioni shkon brenda duke i thënë Kikës se ka ftohtë, ndërsa Kika qëndron
edhe për pak çaste aty.
Për fituesin e BB3
22/04/10 01:05
Të gjithë banorët ulen në kuzhinë për të
ngrënë. Ndër të tjera ata diskutojnë për jetën jashtë dhe jetën e tyre pas
spektaklit. Mandi u thotë banorëve se pasi të mbarojë spektakli të gjithë janë
të ftuar të festojnë në lokalin e tij. Banorët shkëmbejnë shaka duke thënë se
ai që do të fitojë spektaklit do t’u bëjë të tjerëve nganjë dhuratë. Jona thotë
se dëshiron si dhuratë një fustan. Klodi krejt ndryshe nga vajza, thotë se kush
të fitojë duhet që t’u paguajë një javë drekën dhe darkën, përfshirë këtu edhe
pijet pas ushqimeve. Banorët qeshin, ndërsa Mandi fillon të bëjë llogaritë se
sa mund t’i kushtojë fituesit që të qerasë të gjithë të tjerët më darkë ose
drekë. Gjatë diskutimit Klodi thotë “po se mos ai që fiton na ikën, na fshihet
pastaj dhe nuk na e jep darkën”. Kika e sheh, qesh dhe i thotë “po pse po më
sheh mua?”, por Klodi nuk i kthen përgjigje. Mandi u thotë banorëve se edhe
nëse s’fiton do t’i qerasë ai të gjithë, përfshirë edhe ata që nuk i ka njohur.
Pas kësaj ata ndryshojnë rrjedhën e bisedës duke folur për filmat dhe
kinematografinë.
| Tiranë | 14 | °C | |
| Prishtinë | 12 | °C | |
| Ulqin | 14 | °C | |
| Shkup | 12 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |