Komente për provën e javës
23/04/10
01:17
Të
mbledhur të gjithë në dhomën e ndenjjes, banorët fillojnë të komentojnë sërish
provën e kësaj dite. Përgjithësisht ata shprehen se ia kaluan mirë, pasi loja,
ndryshe nga një natë më parë, zgjati më shumë. Në qendër të vëmendjes vihet
sërish skuadra e Klodit, Manalit dhe Mirit. Fillimisht ata diskutojnë për
Manalin, e cila këtë mbrëmje iu duk e përgatitur, tamam si një luftëtare e
vërteë, madje ata bëjnë shaka me të duke thënë se ajo mund të ketë luftuar në
Lindjen e Mesme, por nuk tregon. Më pas, Domenika kapet me fjalë me Mirin pasi
ky i fundit shprehet se ishte skuadra e tij që e la atë me grupin e saj të
merrte flamurin. Ajo nuk e beson këtë gjë dhe i duket si trillim i castit, por
Miri, i mbështetur nga Klodi, shprehet se kjoishte strategjia e kësaj
mbrëmjeje, pikërisht për të zgjatur lojën. Domenika duket mosbesuese,
pavarësisht prirjes së dy djemve për t’i mbushur mendjen. Më pas, banorët
fillojnë të ngacmojnë Klodin duke e quajtur komandantin e skuadrës. Klodi i
kundërshton duke thënë se ishin një skuadër. Të gjithë sëbashku kujtojnë
momentet më të bukura të lojës e strategjitë që përdorën për të eleminuar
njeri-tjetrin, por pa harruar edhe shakatë. Klodi shprehet se ka parë gjithë
natën ëndërra me luftë dhe ndaj ishte i mirëpërgatitur këtë herë. Djemtë e
quajnë Klodin si strateg të fortë dhe ai shton se përvec luftimit, duhet edhe
inteligjenca për të fituar betejën. Duke diskutuar e ngacmuar Klodin, Hakiu
shprehet se nesër do luajnë të dyja skuadrat bashkë kundër asaj të Klodit, për
të parë nëse do ia dalin dot apo jo. Klodi e pranon sfidën dhe thotë se nuk e
ka problem fare, madje do fitojnë ndaj tyre. Bisedat ndryshojnë, por duke mos lënë
këtë temë. Kështu banorët tregojnë për luftën në vende të ndryshme të botës dhe
tmerrin që përjeton popullsia. Ata flasin për kurajon e ushtarëve që shkojnë në
luftë dhe ndryshimet në anën psikologjike të tyre. Ata kujtojnë edhe periudhën
e tmerrshme të ’97 dhe luftën civile në Shqipëri. Miri u tregon nga eksperienca
e vetë ato që kishin ndodhur në Vlorë në atë kohë. Më pas, banorët tregojnë
filmat që kanë parë me temë lufte.
Loja “mos u nxeh”
23/04/10
02:10
Seldi
dhe Hakiu shkojnë në dhomën e gjumit për të luajtur lojën “mos u nxeh”. Pjesë e
kësaj loje janë edhe dënimet që ata i japin njeri-tjetrit në rast se e humbasin
atë. Ndërsa luajnë të dy, Seldi humbet i pari kështu Hakiu i jep si dënim të
flasë para kamerave. Me ta bashkohet edhe Manal. Përsëri takon Seldit që të
kryejë dënimin sepse humbi lojën. Dënimi këtë herë është më i vështirë: ai
duhet të bëjë dhjetë pompa. Loja rifillon, por fati këtë herë, i përcaktuar nga
banorët bën që të tre të marrin nga një dënim, pikërisht për t’i dhënë fund lojës.
Kështu, Hakiu merr dënimin nga Seldi dhe duhet të bëjë pompa, por përpara të
tjerëve që janë në dhomën e ndenjjes, të cilat i realizon edhe pse jo me qejf.
Hakiu i jep dënim Manalit që të flasë 1 minutë përpara kamerës e të thojë cfarë
të dojë. Manal flet palidhje e ndonjëherë arabisht, për të mos e kuptuar se
cfarë thotë. Manal i jep dënim Seldit që të pijë një shishe të vogël me lëng
frutash, me një frymë. Të tre i realizojnë dënimet e përcaktuara nga vetë ata.
Ndërkohë,
në sallon vazhdon diskutimi për lojën që zhvilluan gjatë kësaj mbrëmjeje, për
provën. Miri u tregon strategjinë e përdurur nga skuadra e vet dhe tregons e pa
mbështetjen e dy lojtarëve të skuadrës së tij, Manalit dhe Klodit, ai nuk do
arrinte ta merrte asnjëherë flamurin, pikërisht se ata i mbrojnë krahët kur ai
është në lëvizje. Edhe të tjerët tregojnë për strategjitë e përdoruara,
pavarësisht se jo gjithnjë ia arrinin qëllimit final. Bashkëbiseduasit flasin
edhe për ndarjen e banorëve në skuadra. Miri mendon se ata cdo herë duhet të ishin
me pjestarë të ndryshëm skuadrash, për ta bërë më interesante, ndërsa Erioni
mendon se mirë janë edhe kështu. Ata tregojnë se përafërsisht, gjatë provës së
kaluar, ata ishin të ndarë po kështu në grupe.
Zhvillimi i medias
23/04/10
03:00
Seldi
dhe Hakiu, në përfundim të lojës, dalin në kopsht të pinë cigare. Duke folur
për emisionet dhe spektaklet e ndryshme në televizion, ata kujtojnë për disa
momente edhe Tanin, Dritan Hoxhën, ish presidentin e Top-Medias. Të dy djemtë
përgëzojnë punën e palodhshme të tij për të ngritur këtë radio-televizion në
këtë stad ku është tani. Seldi shprehet se ai ka bërë revolucion në media, ide
që e përkrah edhe Hakiu i cili shton se duke zhvilluar një televizion,
paralelisht ecin edhe televizionet e tjera, në formë konkurimi me
njera-tjetrën, duke e cuar edhe më tej zhvillimin e këtij pushteti, medias. Ata
kujtojnë edhe ngjarjen e “Gërdecit” të ndodhur gjatë BB1 dhe përjetimin e
banorëve.
Bisedat e fundit përpara gjumit
23/04/10
05:00
Ndërsa
të tjerët janë shtrirë për të fjetur, Manal dhe Hakiu duskutojnë për futjen në
Big Brother. Manal i tregon me detaje ditën kur u nis nga shtëpi për të ardhur
në shtëpinë e re, por të përkohshme. Ajo i trgon të gjitë rrugën që përshkoi që
nga Kosova e deri në Shqipëri/ Hakiu e dëgjon me vëmndje. Më pas ata flasin për
jetën e rinisë kosovare dhe Manal tregon se nuk del shpesh me shoqërinë, ndërsa
aktivitetet gjatë mbrëmjes, thuajse nuk i frekuenton fare, madje as vetë nuk i
pëlqen ato. Biseda e fundit për këtë natë mes dy banorëve zhvillohet për
shkollën ku tregojnë për mënyrën se si funksionon dhe programet e mësimit që
ndjekin.
Hakiu
shkon të flejë, ndërsa Manal akoma jo. Ajo shoqëron Mirin kur del për të pirë
cigare. Ndërsa Miri e ngacmon për bikutinat nëpër flokë duke e krahasuar me
teto Ollgën, të dy fillojnë të flasin për Romën, qyttin ku jeton Miri në Itali.
Ai thotë fjalë të bukura përcaktuese për këtë qytet si përshembull qytet i
përjetshëm, qytet i magjishëm, qytet i serenatave etj. Ai shton se ky qytet ka
edhe njerëz shumë të mirë. Kur Manal dëgjon këtë shprehje, merr shembullin e
tij. Miri e pranon se është një produkt i këtij qyteti gërshetuar me të Vlorës.
Për formimin e përgjithshëm që ka marrë në Romë, ai thotë se ka ndikuar në
tipin e tij vec për mirë duke e bërë kështu një njeri më të mirë. Miri shton se
ndonjëheë edhe ai e humbet fillin dhe sillet jo sic duhet, por fundja kjo është
normale për këdo, pasi nuk ka njerëz perfekt. Teksa thotë këto fjalë, ai
kujtohet se njeri perfekt është Hakiu, moralist e burrë i ndershëm e këto i
thotë duke qeshur. Manal e dëgjon dhe thotë si kundrapyetje se përse të mos
jetë i tillë Hakiu, kurse Miri, duke u bërë më serioz, ia kthen se kjo është
dicka e mirë. Më pas, të dy banorët shkojnë të flenë si pjesa tjetër e banorëve.
| Tiranë | 14 | °C | |
| Prishtinë | 12 | °C | |
| Ulqin | 14 | °C | |
| Shkup | 12 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |