”Ne duhet të shkojmë të gjithë në bulevardin e Tiranës në 30 prill për të treguar më me forcë se asnjëherë tjetër se ne jemi të gatshëm që të vazhdojmë të luftojmë si qytetarë një betejë, të cilën ne do ta fitojmë sepse me ne është e vërteta”, ka thënë gjatë fjalës së tij në qytetin e Elbasanit, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Në këtë protestë Rama shoqërohej dhe nga aletatët e tij Preç Zogaj dhe Spartak Ngjela, të cilët gjithashtu i kanë bërë thirrje banorëve që në 30 prill të mblidhen në bulevard për të protestuar kundër qeverisë së kutive të mbyllura. Kryetari socialist shoqërohej edhe nga deputetët PS të qarkut Elbasan.
| Tiranë | 14 | °C | |
| Prishtinë | 12 | °C | |
| Ulqin | 14 | °C | |
| Shkup | 12 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |