Ceremonia e nisjes së ndërtimit të autostradësVërmicë-Merdare mbahet të dielën (sot) në orën 13, e cila ka marre epitetin si “Rruga e Kombit. Me këtë rast Qeveria e Republikës së Kosovës do të organizoj një ceremoni festive me rastin e fillimit të punimeve. Në këtë ceremoni të ftuar janë të gjithë personalitetet politike, publike si dhe qytetarët, e po ashtu edhe mysafirë ndërkombëtarë. Në këtë eveniment pjesëmarrjen e kanë konfirmuar Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, kryeministri Hashim Thaçi, deputetët, ministra dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë. Xhevit Beqiri, zëdhënës i Presidentit të Republikës së Kosovës, ka bërë të ditur për gazetën “Bota Sot”, se të dileën në inaugurimin e autoudhës në Vërmicë, do të jetë edhe kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu. “Kam kënaqësinë të deklaroj që ceremonia e fillimit të punimeve në autostradën Morinë Merdare do të jetë të dielën më 25 prill në orën 13. “Në mënyrë simbolike fillon realizimi i projektit tonë madhor nacional. Në këtë ceremoni janë ftuar të gjithë qytetarët që dëshirojnë të marrin pjesë dhe të bëhen pjesë historisë të realizimit të ëndrrës sonë”, thotë ministri Limaj, duke shtuar se të ftuar janë të gjithë personalitetet e jetës politike, publike, si dhe presim se do të ketë edhe mysafirë ndërkombëtarë. 25 prillin ditën e fillimit të punimeve për ndërtimin e autostradës ministri Limaj e sheh si një festë të madhe, andaj i ka ftuar të gjithë personalitetet politike, publike si dhe qytetarët të marrin pjesë në këtë ceremoni.
ShtypiDites,Bota Sot