Tėrhiqeni deklaratėn Kardinal, Vatikani duhet ta njohė Pavarėsinė e Kosovės!

Tėrhiqeni deklaratėn Kardinal, Vatikani duhet ta njohė Pavarėsinė e Kosovės!

Akademik Mark Krasniqi i shkruan letër të hapur kardinalit Kasper 

Janë një mori dokumentesh me të cilat argumentohet se Kisha Ortodokse Serbe dhe politika ekspansioniste antishqiptare serbe, shërbehen vetëm me trillime, falsifikime e gënjeshtra ndaj shqiptarëve, për të bindur faktorin ndërkombëtar, pra edhe ju, që të mos e njohin Pavarësinë e Kosovës.

Sipas Dobrica Qosiqit, gënjeshtra është shprehje e patriotizmit serb

Kisha dhe politika serbomadhe kanë krijuar “mitin e Kosovës”, madje edhe në poezinë popullore, “ciklin e Kosovës”, historiani rus, Aleksandër Gilferding, konsull në Bosnjë e Hercegovinë në shekullin 19, mik i serbëve, shkruan: ,,Serbët e vjetër nuk kanë pasur mjaft talent dhe kanë pasur pak aftësi për ta kuptuar e shkruar historinë…Beteja e Kosovës (1389) për njerëzit e arsimuar ka shërbyer si temë pallavrash gjoja shkencore të divoçme” (A.F. Gilferding, Putovanje po Hercegovini, Bosni i Staroj Srbiji, Sarajevo, 1972, f.241-245)...

Me respekt e dashuri krishtere,

Akademik Mark Krasniqi


Bota Sot
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek