PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuara sot 

Gazeta " Koha Jonë"

PS, PËLLUMBI: PASOJAT QË SJELL MOSBINDJA QYTETARE

Anëtari i Asamblesë së Partisë Socialiste, Servet Pëllumbi deklaroi dje se zgjodhja e situatës aktuale politike duhet të bëhet vetëm përmes konsensusit.

Tituj të tjerë:
Rama: Më 30 prill gati të luftojmë si qytetarë.
Sfida e Berishës për debat, Rama refuzon me alibinë e kutive

Gazeta " Shqip"

TOPI MBYLL KONSULTIMET, NË MAJ EMRAT E RINJ TË GJYQTARËVE

Zëvendësimet në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese, aplikantë ish-deputetë dhe drejtues të KQZ-së.

Tituj të tjerë:
Tanja Fajon: Protestat pengojnë vizat 
"Omonia" fushatë për regjistrimin e anëtarëve

Gazeta " Panorama"

FMN: SHQIPËRIA GJATË 2010-ës, INFLACIONI 3.5 %, GDP-ja 2.3%

Raporti "Vëzhgimi Ekonomik Botëror" jep parashikimet

 Tituj të tjerë:
Hapet dosja e dënimit apsurd të Mitrush Kutelit
Meta: Po njihet progresi për liberalizimin e vizave.

Gazeta " Shekulli"

PAKTI DETAR, DEPUTETË GREK KUNDËR OPOZITËS

Deputetë grekë në mbledhjen e OMONIA-S: Opozita ndikoi në rrezimin e paktit. Qeveria na ka dhënë shpresë.

Tituj të tjerë:
Farmacistët, institucionet përplasen për abuzimet 
Pëllumbi: Kriza zgjidhet përmes votës.

Gazeta Shqiptare

MINISTRI GREK: "MBËSHTESIM INTEGRIMIN E SHQIPËRISË"

Ministri i Jashtëm Ilir Meta deklaroi dje se ka marrë mbështetjen e vendeve të NANO-s, për liberalizimin e vizave. I pranishëm në Ministerialin e NATO-s, që u zhvillua në Estoni, Meta është takuar edhe me ministrin e Jashtëm të greqisë, Dimitris P. Droutsas.

Tituj të tjerë:
Presidenti Obama takon biznesmenet shqiptare.
Bregu: Vizat vendimi në qershor.

Gazeta "Rilindja Demokratike"

VJEDHJA 5.4 MILIONË EURO, KU FSHIHET ERION VELIAJ?

Prej tre javësh Prokuroria ka nisur hetimet për kreun e G99 mbi zhdukjen e fondeve të donatorëve.

Tituj të tjerë:
Ekspertët: Plani belg, të rishikohet, edhe Kolaneci kundër.
Bregu në Kosovë, takime me Sejdiun dhe Thaçin

Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të gazetave të publikuara sot më datën 25 prill 2010 n♪ Prishtinë: 

Gazeta “Bota sot” 

SA ËSHTË I FORTË SHTETI I KOSOVËS PËRBALLË SERBISË
Zgjedhjet serbe në Kosovë, sfidë e provokim 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Rruga e kombit Shqipëri-Kosovë, projekt ideor i presidentit Rugova! 
Sot nis punimet autostrada Vërmicë-Merdare 

Gazeta “Express” 

HAKMARRJE MOBILE 
Mllefin e rreth 200 mijë konsumatorëve të telefonisë ilegale mobile në Kosovë kanë nisur ta paguajnë operatorët legjitimë. Pas aksionit të ART-së kundër antenave të operatorëve serbë, mbi antenën e IPKO-s në veri të vendit është hedhur mjet shpërthyes. Edhe në Shtërpcë, VALA-s i është dëmtuar një antenë. Kërcënimeve nga Serbia për shkëputje të internetit, kompanitë kosovare i përgjigjen me zgjidhje alternative.

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Misioni Zharku 
Të gjithë në Vërmicë 

Gazeta “Koha Ditore” 

LUFTA PËR ANTENA 
Një ditë pasi ART-ja ka ndërmarrë aksionin për shkyçjen e antenave të operatorëve ilegalë të telefonisë serbe, një formacion i organizuar serb, i njohur si “Mbrojtja civile”, ka nxjerrë nga funksioni disa antena të dy operatorëve legalë kosovarë, “Vala” dhe IPKO. Reaksioni serb ka nisur në orët e para të së shtunës, kur kanë hedhur në erë një antenë të operatorit legal IPKO, e vendosur në Rudar të Zveçanit. Akti është dënuar nga autoritetet më të larta shtetërore dhe ato ndërkombëtare me mision në Kosovë 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Hapja e tunelit të Kalimashit shtyhet për 21 maj 
Qeveria mbulon keqmenaxhimet në ndërmarrjet publike 

Gazeta “Kosova Sot”

29 PROJEKTLIGJE I MBULOI PLUHURI I HARRESËS 
Kuvendi ka në procedurë të vonuar 29 projektligje, 19 prej tyre i kanë tejkaluar të gjitha afatet e mundshme ligjore. Për shkak të neglizhencës së punës së komisioneve, ambiciet e Kuvendit për miratimin e projektligjeve të parapara për këtë vit, që janë kritikuar në raportin e progresit, po shuhen 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Rruga e kombit 
Kosova në OBT duhen vite

Gazeta “Zëri”

BANJA E AUTOSTRADËS 
Një ditë para se të nisë ndërtimi i autostradës, banorët e vendlindjes së ministrit Limaj, në Banjë të Malishevës, kanë fjalë miradije për bashkëfshatarin e tyre 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Gazetarja që u bë diplomate 
Autostrada e guximit 

 


ShtypiDites,Kosovapress
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek