E shtuna nė Big Brother

E shtuna nė Big Brother

Manal në studion e BB
24/04/2010 23:00

Në studion e Big Brother vjen Manal e cila mirëpritet edhe nga publiku në sallë. Arbana shprehet se si banore e re, pavarësisht se ajo nuk ka prishur dot ekuilibrat në shtëpi, ato mes banorëve, ajo ka arritur të superojë shumë situata të vështira. Ajo e pyet se nëse do mundte, cfarë ndryshonte nga sjellja e saj, cfarë gabimi mund të ketë bërë. Manal shprehet se ka qënë e njëjta me atë që është edhe jashtë, por është kënaqur. Arbana thotë se ajo shpesh ka patur mendime të kundërta me banorët dhe e pyet nëse ka qënë kjo një strategji. Manal shprehet se ka thënë gjithnjë ato që mendon, pavarësisht mendimeve të banorëve të tjerë. Manal mendon se ka qënë një shembull i mirë për publikun si një vajzë e mirë që nuk pi alkool, cigare, kafe, një vajzë që pëlqen dhe dëshiron familjen, e respektuar etj., ndërsa se cfarë ka dhënë në shtëpi tjetër, ajo mendon se këtë gjë e dinë të tjerët. Manal ka dalë me 43%. Për të shfaqet një klip me momentet më të bukura të qëndrimit të saj në shtëpi e po ashtu edhe me thashethemet për banorët. Manal nuk i komenton këto të fundit, ndërsa për disa banorë ajo jep mendimin e saj. Për Mandin shprehet se nuk i pëlqen se jep mend, ndërkohë që nuk ka. Për Seldin shprehet se është fëmijë, por që e bën të qeshë edhe pse e tepron ndonjëherë. Domenika, sipas saj, ka një botë interesante. Për Jonën mendon se nuk e njeh, ndërsa për Mirin se është filozof. Për Erionin dhe Hakiun shprehet se janë njerëz të mirë. Opinionisti e pyet se duke patur parasysh kulturën nga e cila rrjedh ajo, sjelljen dhe parimet e saj të lidhura ngushtë me fenë, si e mori guximin për të konkuruar në BB. Ajo shprehet se është krijuar një opinion i gabuar për vendet e Lindjes pasi edhe atje ka spektakle të tilla dhe jeta atje bëhet e njëjtë me atë në vendet e tjera. Në përfundim të miniintervistës, Manal shprehet se do shijojë famën tashmë.

Një surprizë nga kolegët për Hakiun
24/04/2010 23:10

Kur shkon në dhomën e rrëfimit, Hakiu habitet kur shikon një surprizë, një kuti dhuratë. Brenda saj ai gjen një filxhan me një mbishkrim “Blue Sky”. Ai tregon se këto janë emri dhe simbole të radios ku ai punon në Prishtinë, një vendpune ku ai ndjehet mirë dhe gjen paqe. Arbana i thotë se ai filxhan është magjik dhe se këtë duhet ta zbulojë kur ta përdorë filxhanin, nëse e mbush me ujë të nxehtë. Hakiu e provon, por nuk shikon asgjë, duke pritur që këtë mister ta zbulojë më vonë. Për të shfaqet një klip në monitor. Në atë klip jshfaqen pamje nga ambienti i punës së tij dhe disa kolegë të punës që i kanë dedikuar disa fjalë mbështetjeje dhe dhënie të forcës për ta cuar më tej lojën e tij, e pse jo të kthehet në Prishtinë me fitoren në dorë. Hakiu emocionohet nga këto fjalë e po ashtu edhe nga përfundimi ku dëgjohet zëri i tij i regjistruar gjatë një emisioni të drejtuar prej tij. Ai falenderon kolegët për këtë surprizë të bukur.

Kandidimet e javës
24/04/2010 23:25

Banorët kanë shkuar një e nga një për të dhënë kandidaturat e tyre për këtë javë sëbashku me dy arsye të forta se përse duan që njëri prej tyre të largohet javën e ardhshme. Kandidaturat e banorëve janë të larmishme duke përfshirë shumë banorë në të. Në përfundim të këtij rituali të përjavshëm, në kandidim për këtë javë shkojnë pesë persona: Hakiu dhe Miri me katër nominime, Mandi, Erioni dhe Seldi me nga dy nominime. Këtë javë shkojnë në kandidim vetëm meshkujt, ndryshe nga herët e tjera që vajzat kanë qënë dominante. Për këta të kandiduar, opinionisti shprehet kryesisht për Erioni për të cilin thotë se është i vetmi banor që nuk është kuptuar se si sillet gjatë javës së nominimit, pikërisht sepse ka dalë vec një herë. Kështu, Arbana ua komunikon këtë vendim të tyrin vetë banorëve të cilët nuk reagojnë thuajse fare.

Surprizë për Hakiun dhe banorët
24/04/2010 23:45

Hakiu shkon sërish në dhomën e rrëfimit dhe surprizohet pa masë kur mbi kolltuk shikon një zambak të bardhë. Ai emocionohet përnjëherë dhe kur Arbana e pyet se cfarë përfaqëson ai zambak, ai kujton “zambakun e Prizrenit” një simbol dhe personifikim për të mirnjohurën Liliana Cavolli, këngëtaren Kosovare. Hakiu fillon të flasë plot emocion për të duke e quajtur një zonjë shumë të madhe që i ka mësuar gjithcka, si një nënë për të dhe shprehet se ka qënë me fat që ka qënë pranë saj. Ai tregon se është me fat që punon sëbashku me të. teksa tregon, Hakiu përlotet. Ai shkon në dhomën e ndenjjes e ua tregon banorëve të tjerë atë lule plotkuptim. Arabana i fton që të shkojnë në kopsht të gjithë banorët dhe aty befasohen kur e shohin të mbushur me plot me zambakë. Në qëndër të kopshtit ndodhet zonja Liliana dhe Hakiu shkon me vrap për ta takuar atë. Nëpër duar, kjo zonjë mban zambakë, nga një për cdo banor. Por surpriza nuk përfundon me kaq, ata duhet të këndojnë këngën e saj “Zambaku i Prizrenti” sëbashku me banorët si një karoke me tekstin në ekran. Ata e këndojnë duke dhuruar shumë emocion të gjithë sëbashku. pasi ndahen me këngëtaren, banorët i pret një tjetër surprizë. Për ta është shtruar një banket me pije dhe po ashtu është vendosur një monitor ku shfaqet kanali televiziv “MyMusic” me klipe këngësh. Festa fillon edhe për këtë mbrëmje dhe banorët duken të kënaqur.


Top channel
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek