Mbërrin portofoli më i sigurt në botë. Nuk ka mbrojtje të veçantë prej çeliku, as dhe fibër antiplumb apo sisteme komplekse mbrojtjeje nga ndonjë “agjent 007”.
TungstenW është portofoli i parë biometrik në botë. Ai përbëhet nga një shtresë metalike tungsteni.
Hapjen e portofolit bëhet nëpërmjet një skaneri të vogël biometrik që njeh vetëm gjurmët e gishtave të pronarit të tij dhe vetëm atëherë mund të hapë kartat e kreditit apo dokumentet e tjera.
Përveç kësaj, portofoli TungstenW është i sinkronizuar me një celular nëpërmjet Bluetooth për të paralajmëruar nëse dikush është duke u përpjekur për ta vjedhur atë.
Portofoli biometrik është në dispozicion në versione të ndryshme, jo vetëm tungsten por edhe fibër karboni ose Kevlar, dhe në 5 ngjyra të ndryshme (të zezë, ari, gjelbër, rozë dhe të bardhë) me çmime që variojnë nga 400 në 600 USD (rreth 40 mijë deri 60 mijë lekë) për versionin Kevlar.
| Tiranë | 17 | °C | |
| Prishtinë | 16 | °C | |
| Ulqin | 18 | °C | |
| Shkup | 16 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |