Opozita ka protestuar këtë herë në Tepelenë dhe Gjirokastër. Në qytetin e Tepelenës kreu i opozitës Edi Rama kërkoi nga Sali Berisha, t’ia kthejë pushtetin qytetarëve e t’i japë fund vjedhjes së votës dhe politikave rrënuese ekonomike. Protesta tha Rama në qendër të qytetit të Tepelenës është një aspiratë e betejë mes botës së re që duam të ndërtojmë dhe botës së vjetër kur Berisha kërkon të na zhysë përmes votave të vjedhura të 28 qershorit. Rama dhe deputetët e Tepelenës i bënë thirrje të banorëve të qytetit të vogël të vijnë në Tiranë për të protestuar në 30 prill, pasi me votat e vjedhura kjo qeveri që qendron në karrige me një vendim gjykate është duke shkurtuar cdo ditë qindra mijëra vende pune, është duke rrënuar cdo minutë xhepat e shqiptarëve dhe nuk po mban premtimin për liberalizimin e vizave. Më pas një tjetër protestë, në qendër të qytetit të Gjirokastrës. Rama dhe Dule kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në bulevardin e Tiranës më 30 prill. Rama u ndal gjatë tek listat e borxheve të qytetarëve dhe borxhet që po i bëhen lak në fyt ekonomisë së vendit.
ShtypiDites,Partia Socialiste