Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuara ditën e hënë, 26 Prill 2010
Gazeta " Koha Jonë"
KE : VIZAT , SHQIPËRIA PËMBUSH KRITERET
Në 44 faqe të raportit që pirtet të votohet nesër, thuhet se katër blloqet e udhërëfyesit janë plotësuar dhe se "objektivat u arritën". Kërkohet kujdes për situatën politike, renditen rekomandimet për ligjet e nevojshme.
Tituj të tjerë:
Rama : Të mblidhemi në 30 Prill sa s’është vonë
Meta : Kreu i PS ofron alternativën e Kirgistanit
Qeveria rrit akcizën për të gjitha karburantet
Gazeta "Shqip"
VIZAT, SHQIPËRIA PAS BOSNJES
Në vlerësimin e prillit ndihet gjithsesi tendenca e një formulimi pozitiv.
Raporti i Brukselit për plotësmin e kritereve bën diferencimin mes dy vendeve. Kritika e Tiranës për vonesë në miratimin e ligjeve.
Tituj të tjerë:
Ilir Meta : Zgjedhjet lokale janë sfida jonë
Policia ruan falas të dyshuarit në arrest shtëpie
Paratë e fajdeve në dorë të Strasburgut
Gazeta " Panorama"
EMRAT E RINJ. PS, VOTËBESIM PËR KRYESINË PAS PROTESTËS
Partia Socialiste do të rinovojë Kryesinë dhe Sekretarin e saj pas protestës së 30 Prillit. Në mbledhjen e parë të Ansamblesë Kombëtare, në ditët e para të muajit maj, pritet të ketë një votbesim të Kryesisë Socialiste, e cila ka disa muaj që nuk mbidhet për shkak të përplasjeve të Ramës dhe mbështetësve të tij me LMN, e cila ka disa anëtarë në këtë forum.
Tituj të tjerë:
Autostrada Morinë – Merdare
E inagurojnë Berisha e Thaçi, nis pjesa tjetër e rrugës së Kombit
Lirohen prostitutat VIP, klientët i paguanin me 400 euro
Opinion. Profecia e Katinit
Gazeta "Integrimi"
EMIRATET E BASHKUARA ARABE. FINANCIMI PËR HAPJEN E TUNELIT QË LIDH TIRANËN ME ELBASANIN
Zv.kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta u takua me homologun e tij të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdulla Bin Zayed Al Nabuan në takimin jozyrtar të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Nato-s në Estoni.
Tituj të tjerë:
LSI e gatëshme të paraqesë propozime për Reformën Zgjdhore
Kontributi i LSI-së në fushën sociale është konkretë dhe i dukshëm
Fuqizimi i strukturave dhe aksioni politik i LSI-së
Gaeta " Shekulli"
ZGJEDHJET, LSI NDRYSHON LIDERSHIPIN
Vetëm pak muaj pas zëvendësimit të Pëllumb Xhufit dhe Sabit Brokaj, në postin ë zëvendëskryetarit dhe nënkryetarit, LSI i është nënshtruar dje ndryshimeve të reja të Lidershipit. Kështu, Petrit Vaili, aktualisht ministër i Shëndetëisë, nuk do të jetë më Sekretar i Përgjithshëm i partisë.
Tituj të tjerë:
Raporti , Vizat, kushtet u plotësuan pjesërisht
Një grua rrëfen tradhëtitë
Torturuan të riun, dy policë nën hetim
Gazeta Shqiptare
KESH, MBYLLEN PORTAT E 2 HEC-eve, SHUMË PAK SHKARKIME TË UJIT NË DRIN
Situata e përmirësuar hidrike në lumenjtë kryesorë të vendit që sigurojnë energjinë elektrike për hidrocentralet , ka bërë që KESH të marrë vendimin për të mbyllur portat.
Tituj të tjerë:
Licensat e taksive, dokumentet që duhen në Bashki
Klandestinët, pranga shoferit të autobuzit
Muntaz Dhrami, Monumenti i Kutelit, ëndrra e një jete
| Tiranë | 17 | °C | |
| Prishtinë | 16 | °C | |
| Ulqin | 18 | °C | |
| Shkup | 16 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |