Partia Socialiste e ka ndalur protestën e radhës në qytetin
bregdetar të Durrësit. Socialistët nën moton “Hap kutitë ose largohu -
Ndal rrënimit ekonomik”, i kanë ftuar edhe qytetarët durrsakë të bëhen
pjesë e protestës së madhe të 30 prillit. Të bashkohemi të gjithë më 30
prill deklaroi Rama, për ti treguar mbarë botës se vota e vjedhur nuk
negociohet.
“Merrni me vete fqinjët, miqtë, familjarët, që të gjithë
merrni për ti treguar botës mbarë se ne nuk e shesim lirinë e votës dhe
nuk heqim dorë nga e drejta për të jetuar këtu” – u shpreh Rama. Duke
sqaruar për qytetarët e Durrësit se pse PS, kërkon me ngulm hapjen e
kutive të 28 qershorit, Rama u shpreh se vetë qytetarët e Durrësit janë
të prekur nga vendimet e qeverisë për ngritjen e një TEC-i dhe një
porti, që qytetarët nuk i kanë miratuar, por theksoi se kjo është
qeveria që nuk udhëhiqet nga populli. “Vetë qytetarët e Durrësit
përballen me një TEC që është jashtë çdo standarti, ashtu siç kërkon të
ndërtojë edhe një port jashtë nevojës. Shumë gjëra të tilla ndodhin
jashtë vullnetit të popullit, qeveria nuk është më grup shërbëtorësh por
një grup njerëzish që kërkojnë të nxjerrin përfitime”- nënvizoi kreu i
PS.
ShtypiDites