Diskutim i
përgjithshëm
27/04/10 01:37
Banorët janë ndarë në dy grupe. Grupi i parë
qëndron në shtëpi duke biseduar, qeshur e luajtur. Kështu, ata fillojnë
“luftën” me jastëkë të cilat shkaktojnë shumë të qeshura mes tyre e më pas,
Domenika u mëson Klodin dhe Jonës si të luajnë në piano. Ndërkohë, Seldi dhe
Mandi luajnë me lojën volejboll. Grupi tjetër i përbërë nga Hakiu, Erioni dhe
Miri janë në kopsht duke diskutuar temën e parapëlqyer të djemve, makinat. Por
biseda e tyre merr një përhapje më të gjërë sepse ata nuk bisedojnë vetëm për
to, por edhe problemet e ndryshme që has një njeri lidhur me makinën. Kështu
ata diskutojnë për trafikun rrugor, zhvillimin e teknologjisë së makinave për
të minimizuar vjedhjet apo trafikun e rënduar, sinjalistikën rrugore. Hakiu
ngrihet dhe shkon të luajë me Seldin lojën “mos u nxeh”, ndërsa dy djemtë
vazhdojnë të diskutojnë për Mafia-n në Itali, tregtinë me lëndët narkotike,
presidentët e ndryshëm, botën virtuale etj. ku të dy djemtë tregojnë njohuritë
e tyre dhe kuriozitete mbi këto fusha.
Hakiu
Seldit:“Nuk dalim këtë herë”
27/04/10 02:10
Ndërsa përfundojnë lojën “mos u xeh”, Hakiu
dhe Seldi diskutojnë për eleminimin e kësaj jave. Hakiu i thotë Seldit që të
mos ketë frikë se as këtë herë nuk del. Seldi ia kthen se nuk po e vret
mendjen, por mundësia për të dalë është e njëjtë me atë për të ndenjur. Ai
shprehet se dëshira që të vazhdojë të qëndrojë nuk i mungon, por për të gjithë
është e njëjta situatë. Sipas tij, nëse të gjithë të niominuarit do pyeten se
nëse mendojnë se do dalin apo jo, të gjithë do përgjigjen se jo. Duke qeshur,
ai pyet se cili do dalë këtë javë atëherë. Hakiu ia kthen duke qeshur e me
siguri se asnjë nga ata të dy nuk do dalë. Duke qeshur, të dy fantazojnë se do
nisin të qajnë e do kapen fort pas shtëpisë, në rast se do u duhet të dalë. Ata
mendojnë se kjo lojë, adrenalinën ta rrit gjatë të shtunës, kur vjen momenti i
eleminimit. Hakiu shprehet se ndjehet vërtetë mirë gjatë kësaj periudhe. Edhe
Seldi pohon për veten po të njëjtën gjë. ai tregon se ka patur disa momente të
vështira kur erdhi Enxhi e cila i turbulloi ujërat në shtëpi. Më pas, biseda
ndryshon dhe ata nisin të flasin për provën e javës
Thashetheme
për Domin dhe Seldin
27/04/10 03:24
Erioni dhe Miri shkojnë në dhomën e gjumit
për të fjetur. Fillimisht, Erioni shtrihet pranë Mirit për të vazhduar
diskutimet e tyre. Në bisedë e sipër, ata flasin edhe për fjalët që Miri tha
për Seldin dhe Domenikën tek klipi gjatë spektaklit, ku ai i quajti ata
homoskesualë. Miri shprehet se e di që në spektaklin e ardhshëm, kjo temë do
hapet për diskutim. Ai shprehet paraprakisht se si do jetë përgjigja e tij në
ato momente. Erioni kujton thënien e Mirit se ishte i dehur dhe e këshillon që
të jetë i kujdesshëm në ato që thotë, ndërsa Miri ia kthen se e kupton që
mënyra se si e tha ishte shumë ofenduese, por shton se ato i mendon vërtetë. Ai
tregon se që në fillim kishte krijuar një përshtypje të tillë për Seldin, nisur
nga gjestikulacioni i trupit. Miri thotë se e di që do i thonë se nuk mund të
bëjë aludime të tilla, por bashkë me Erionin janë të të njëjtit mendim se këtu
vetëm aludime mund të bëjnë. Erioni duket pak dyshues në këtë histori dhe
shprehet se ata të dy, Domi dhe Seldi, duhen. Miri ia kthen se edhe mund të
duhen, por insiston se atij ashtu i është krijuar përshtypja. “Cdo njeri i sheh
sipas këndvështrimit të vet”- shprehet ai. Erioni e kthen sërish bisedën tek
fakti që Miri mund të ketë qënë i dehur, por Miri justifikohet se atë fjalë e
tha vetëm për të zbutur pak situatën e tensionuar. Ai shton se priste që ata të
dy të vinin e të flisnin me të, gjë që nuk ka ndodhur ende. Biseda mbetet
përgjysmë pas ndërhyrjes së Hakiut për zhurmën që po shkaktojnë djemtë. Kështu
Erioni shkon të flejë në krevatin e tij.
Thashetheme
për Mirin dhe Erionin
27/04/10 04:00
Klodi dhe Jona janë në kuzhinë duke
përgatitur briosh për të gjithë banorët. Kur Seldi shkon në kuzhinë për të
ngrënë pak, Jona i tregon se brioshët u kritikuan nga Jetmiri pasi peta e
brumit nuk ishte e hollë sa duhej. Seldi e dëgjon dhe menjëherë reagon duke i
thënë të mos e vrasë mendjen e të mos i marrë parasysh kritikat e tij, madje
mos t’ia përmendë fare atë. Ai e quan Mirin “hije e zezë”. Pasi ha, ai del në
kopsht me Domin dhe fillojnë thashethemet për Mirin dhe Erionin. Të dy thonë se
Klodi dhe Jona po lodhen duke e përgatitur brioshin, ndërkohë që Miri i shan
dhe ofendon ata, ndërsa nesër do i hajë ato. Ata thonë se edhe Erioni nuk
mbetet mbrapa që i mban iso-n Mirit. Të dy fillojnë të flasin keq për dy djemtë
e tjerë dhe Domenika shton se nuk e dinte që ata ishin të tillë, sidomos për
Erionin. Ata i quajnë Erionin dhe Mirin fëmijë, ndërsa Seldi shton se Erioni
është më keq se kthehet andej nga fryn era dhe tani është duke ndenjur me Mirin
se s’ka me kë të rrijë. Domenika është e acaruar për mënyrën se si djemtë janë
sjellë me Klodin dhe shprehet se ata janë mosmirnjohës ndaj tij e madje e
tallin edhe pas krahëve. Ajo mendon se Miri me batutat që thoshte, po e tallte
Klodin për homoseksualitetin e tij. Seldi shprehet se Miri i ka të gjitha të
këqijat, ndërsa Domi shpreh habinë e saj për Erioni që mbështet Mirin në këtë
sens. Seldi ia kthen se Erioni i tillë është dhe madje ka duruar shumë që nuk e
ka nxjerrë fytyrën e vërtetë më parë. Domenika shpreh keqardhjen për Klodin,
ndërsa Seldi thotë se është faji i Klodit që u afrohet atyre njerëzve dhe që
nuk di t’i njohë ata. Domenika tregon edhe një shprehje në italisht që Miri i
tha Jonës për brioshët dhe ia përkthen Seldit duke thënë se asaj ia tha me
përcmim. Sledi thotë se Miri është njeri i lig, katil. Domenika kujton se Miri
ka folur keq edhe për Erionin e Bertinën, ndërsa tani i leverdis të rrijë me
Erionin se vetëm ai ka mbetur. Ajo kujton shprehjen e Mirit gjatë spektaklit ku
tha se Erionin e konsideronte shok. Seldi e quan Erionin të papjekur, ndërsa
për Mirin vazhdon të thojë se është njeri i keq. Ai mendon se Miri prandaj
vazhdon të jetë në shtëpi, për të treguar që ekziston një shembull i keq, që
publiku të ndajë e të zgjedhë të mirën nga e keqja
| Tiranë | 17 | °C | |
| Prishtinë | 16 | °C | |
| Ulqin | 18 | °C | |
| Shkup | 16 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |