Tregojnë eksperiencat në punë
30/04/10
13:46
Klodi
dhe Mandi qëndrojnë në kopësht dhe Mandi kujton se nesër është dita e
punëtorëve. Ai i thotë Klodit se nesër ai duhet të protestojë e të bëjë ndonjë
pankartë ku të kërkojë të drejtat e tij si punëtor, kushte më të mira pune dhe
pagesë më të lartë. Mandi shton se dita e nesërme është për t’iu kundërvënë
punëdhënësve, siç është dhe ai, ndërsa punëtorët, dhe klasifikon Klodin këtu,
do të ngrihen për të drejtat e tyre. Klodi shprehet me shaka se ata janë lodhur
me premtimet e kota të eprorëve të tyre. Më pas Mandi pyet Klodin se ç’punë ka
bërë kur ka shkuar për herë të parë në Itali dhe ai përgjigjet se ka punuar
pjatalarës. Klodi i tregon për kushtet jo fort të mira të punës dhe për
shfrytëzimin e punojnësve nga ana e punëdhënësve. Mandi i tregon se në biznesin
e tij nuk ekzistojnë keqtrajtimet, madje ai i mban shumë afër punonjësit e tij.
Djemtë zgjohen të
parët
30/04/10 13:10
Të parët që zgjohen janë Kika, Klodi dhe
Mandi. Të tre kryejnë punët e para të mëngjesit e ndër to është dhe të
ndërruarit e baterive të mikrofonave. Kika ndërkohë që bën këtë gjë, pyet
Klodin se si ka fjetur mbëmë dhe ai përgjigjet se nuk ka pushuar aq sa ka
dashur. Kika çuditet dhe i thotë se e ka parë që Klodi është shtrirë për të
fjetur para tij, por Klodi e kundërshton. Më pas në kuzhinë shkon dhe Mandi dhe
i thotë Klodit se do t’ia bëjë ai kafenë e më pas improvizojnë situata sikur
janë në marrdhënie pune e Mandi është shefi i Klodit e i kërkon llogari.
Më tej të tre banorët që janë zgjuar dalin në kopësht për
të shijuar rrezet e diellit dhe për të biseduar.
Domenika: “Nuk po e shijoj
BB”
30/04/10 03:45
Dy banorët dalin në kopsht, pas diskutimit të
gjatë për raportin mes tyre. Ndërsa qëndrojnë në heshtje, Klodi shprehet se
tashmë loja po bëhet më e fortë. Domenika thotë se nuk e mendon fare lojën,
pasi ajo ka ardhur vec për ta përjetuar si eksperiencë. Për të, e rëndësishme
është që të shijojnë dhe këto ditë qëndrimi në shtëpi gjë të cilën deri tani
nuk e ka bërë, pasi ka mbetur edhe shumë pak. Domi tregon se mezi pret të vijë
e mërkura ku ata fillojnë luajnë dhe merren me provën e javës dhe mërzitet kur
askush nuk vlerëson kreativitetin e saj. Klodi ia kthen se këtë gjë e kanë
marrë parasysh kur hynë në fillim se do përballeshin me karaktere shumë të
ndryshëm. Domi thotë se pretendonte që të argëtoheshin e luanin përherë,
normalisht do kishte dhe debate, por jo të tilla në cdo moment, pasi s’ka ditë që
të mos mërziten e debatojnë për gjëra të ndryshme duke u shqetësuar cdo ditë e
më shumë. Klodi e këshillon që ta shijojë për veten, por ajo thotë se në shtëpi
duhet shpirti i bashkëpunimit. Ajo i referohet sërish provës së kësaj jave dhe
vazhdon të flasë për të me Klodin.
Klodi: “Nuk njihemi aq mirë”
30/04/10 03:30
Domenika i rikthehet bisedës me Klodin që ai
nuk duhet të kujtojë situata nga e kaluara e saj me Seldin si kundërpërgjigje
ndaj këtij të fundit. Klodi thekson përsëri se ai nuk e dinte që ajo do ndjehej
keq. Ai shprehet se ata pavarësisht se janë shokë dhe e duan njeri-tjetrin,
sërish nuk njihen aq mirë sa për të kuptuar këto gjëra. Klodi i kërkon Domit që
t’i saktësojë se për cilat situata bëhet fjalë sepse sipas tij, ato të gjitha
janë bërë në sy të banorëve dhe ishin të ditura prej tyre. Ai merr shembullin e
Enxhit, por Domi shton edhe për shoqërimine Seldit me Adën apo vajzat e tjera.
Klodi thotë se nuk e dinte që ajo ishte ndjerë keq që Seldi shoqërohej edhe me
vajzat e tjera sepse ajo nuk e ka shprehur asnjëherë. Domenika pranon se nuk e
ka shprehur asnjëherë këtë gjë, ndërsa Klodi mendon se këto janë probleme që
duhen zgjidhur mes ciftit. Ai përsërit se qëndrimi i Seldit me vajzat i është
dukur gjithnjë në aspektin shoqëror. Domi thotë se dhe Seldi ashtu e shikon,
por Klodi e kundërshton në lidhje me Oltën. Domenika për të justifikuar Seldin,
përpiqet të sjellë shembullin e qëndrimit të saj me të, Klodin, që Seldit nuk i
bën përshtypje, ndërsa kur ajo rri me të tjerët, Seldi acarohet. Klodi arsyeton
se Seldi e di mirë që ai është homoseksual. Domenika kundërshton dhe thotë se
një njeri kur është xheloz, bëhet i tillë për cdo person. Por, Klodi e shikon
ndryshe këtë rast duke iu referuar gjithnjë faktit që ai është homoseksual dhe
Seldi e di mirë këtë. Domenika, gjatë gjithë debatit i mëshon faktit që Klodi
nuk duhet të marrë më shembuj nga situata e saj duke e rikthyer debatin shpesh
në pikën e fillimit, ndërsa Klodi gjithnjë justifikohet se edhe Seldi nuk duhet
t’ia kërkojë shembuj të tillë. Domenikës i duket e pavend që Klodi për të
mbrojtur dikë, Erionin në këtë rast, solli shembull të tillë. Klodi e
kundërshton sepse për të, edhe Erioni është pjesë e shoqërisë dhe që në atë
moment duhej mbrojtur. Domi acarohet dhe e falenderon Klodin që për të mbrojtur
dikë tjetër, lëndoi atë. Ajo shton se po të mos ishin sqaruar me Enxhin, të
tre, pas zënkës së një dite më parë mes Klodit dhe Seldit, ajo me Seldin do
kishte debatuar sërish. Për Klodin, këto janë probleme mes tyre, pasi nuk kanë
besim te njeri-tjetri. Ai shton se nuk e kishte kuptuar që këto gjëra asaj i
sjellin bezdi dhe thotë sërish se kjo ndodh ngaqë nuk njihen mirë. Domenika
përpiqet të mbyllë debatin dhe me një shprehi bezdisëse thotë se të dy do
njihen më mirë jashtë, meqë nuk janë njohur këtu. Duket që Domi është mërzitur
nga këto fjalë.
| Tiranë | 17 | °C | |
| Prishtinë | 16 | °C | |
| Ulqin | 18 | °C | |
| Shkup | 16 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |