30.04.2010 Mbasdite

30.04.2010 Mbasdite

Jetmiri dhe Erioni, përmbledhja e ditëve në BB
30/04/10 16:20

Duke kujtuar datën e sotme, Jetmiri shprehet se atyre u kanë mbetur dhe pesëmbëdhjetë ditë për të qëndruar në shtëpinë e BB dhe shton se ka kaluar kaq shumë kohë që kur janë futur aty. Erioni thotë se ata kanë bërë çfarë kanë dashur, duke përfshirë lojërat dhe debatet. Ai shton se në dy edicionet e tjera të BB ka patur më shumë harmoni në shtëpi, ndërsa këtë vit kanë patur shumë përplasje e zënka. Jetmiri shprehet se kjo është e pritshme pasi janë persona me karaktere të ndryshme dhe nuk mund të bien dakort. Ai shton se banorët aktual nuk përfaqësojnë idetë personale, por mbajnë frymën e grupit. Jetmiri merr si shembull televizorin që ka ndërtuar dje, dhe thotë se e ka bërë sipas kërkesave të banorëve, por në fund ata kanë thënë se nuk u pëlqen pasi Jetmiri e ka bërë sipas mendjes së tij. Erioni shprehet se kjo tregon paaftësinë e banorëve për të debatuar e për të mbrojtur veten e tyre duke qenë vetëm, e për këtë arsye shfrytëzojnë frymën e grupit. Ata i rikthehen përsëri diskutimit mbi edicionet e kaluara të BB dhe Jetmiri shprehet se BB3 është unik dhe Erioni shton se ka patur më shumë çifte në krahasim me vitet e tjera. Jetmiri thotë se Domi e Seldi janë lidhur të parët me idenë se do të ishin dhe të vetmit, por nuk ka ndodhur kështu. Ata kujtojnë të gjitha momentet e bukura që kanë kaluar brenda shtëpisë duke përfshirë futbollin me ish-konkurentët e edicioneve të kaluara, rakia që kanë bërë vetë, loja me bojë e shumë të tjera dhe Jetmiri shprehet se pavarësisht anës së debateve, ata do t’a mbajnë mend BB si një kujtim shumë të bukur. Më pas Jetmiri kujton Bertinën dhe shprehet se ajo ka qenë personi i vetëm që ai i ka besuar në ç’do fjalë që i ka thënë, ndërsa Erioni shton se ajo kishte parandjenjat e saj e kur i fiksohej diçka, duhet t’a bënte me patjetër. Jetmiri shprehet se të gjithë banorët mendojnë vetëm për çmimim final, paçka se bëjnë sikur janë modestë e nuk e mendojnë fare, por në të vërtetë vetëm për këtë kanë punuar. Ai shton se ka patur shumë alternim individësh dhe Erioni shprehet: “Ja, shiko Kikën si ishte e si është bërë”. Jetmiri shprehet se Kika po bën sprintin e fundit tani, e Erioni shton se ai po kërkon të shkojë mirë me të gjithë. Jetmiri shprehet se Kika ka zgjedhur të bëjë këtë rol tani, por atyre nuk duhet t’iu vijë keq. Ai shton se një nga djemtë më të mirë që ka patur BB3, ka qenë Bledi, ndërsa nga vajzat kanë qenë Bertina, Graciela e Pamela. Erioni ndërhyn dhe i tregon Jetmirit se Seldi i ka thënë që ata të dy po bëjnë të njëjtën gjë me Jonën, ashtu siç kanë bërë me Pamin. Jetmiri habitet dhe Erioni shton që Seldi mendon se duhet t’a mbrojë Jonën nga ata të dy.

Kureshtja do të shuhet jashtë
30/04/10 15:30

Jetmiri dhe Erioni qëndrojnë në kopësht duke biseduar, por të veçuar nga pjesa tjetër e banorëve. Jetmiri shprehet se ai ka fjetur shumë vonë mbrëmë, ndërsa Erioni thotë se atë e ka zënë gjumi herët. Jetmiri e pyet Erionin nëse ka menduar për disa gjëra që i ka thënë, por që nuk i përmendin. Ata flasin për personat që janë të zgjuar dhe kanë shumë informacion, dhe Erioni shton se në ditët e sotme mjafton të kesh një kompjuter përpara dhe mund të shuash çdo kureshtje në botën e gjerë të internetit. Djemtë duke se kanë vënë ndonjë bast për të gjetur diçka që u është thënë nga ndonjë banorë dhe Jetmiri i premton Erionit se do t’ia shuajë kureshtjen kur të dalin jashtë. Jetmiri ndërron temë dhe shprehet se koha po mban shumë e mirë dhe Erioni shton se gjithmonë për një maj, koha është e mirë. Jetmiri çuditet nga data që thotë Erioni pasi nuk i kishte bërë llogaritë dhe shprehet se zakonisht në këtë datë, ai mblidhet me të gjithë familjen e tij dhe Erioni pohon të njëjtën gjë.

Banorët shijojnë rrezet e diellit dhe pishinën
30/04/10 14:51

Erioni, Mandi, Kika, Jona dhe Klodi qëndrojnë në kopësht duke marrë rreze dielli e duke biseduar. Ata komentojnë pothuaj çdo këngë që dëgjojnë në sfond dhe e shoqërojnë duke kënduar. Jona u tregon djemve se ka ditëlindjen më datë katërmbëdhjetë maj dhe Mandi shprehet se do të ishte bukur sikur t’a festonin të gjithë bashkë. Por ai shton se duke qenë se jo të gjithë banorët do të mbeten deri në finale, ajo mund t’a festojë dy ditë më pas, atëherë që të jenë të gjithë jashtë. Jona përgjigjet se ajo do t’a festojë në ditën që e ka, e më pas nën shoqërinë e të gjithë banorëve mund të organizojnë ndonjë festë tjetër. 
Më tej, Mandi është i pari që hidhet në pishinë për sot dhe Erioni do të hedhë Jonën me patjetër në pishinë. Ajo i thotë se do të hidhet me vullnet të lirë e nuk është e nevojshme që t’a shtyjë ai. Jona dhe Erioni bëhen gati për t’u hedhur të dy në të njëjtën kohë në pishinë, por Jona hidhet ndërsa Erioni, jo. Kur Jona e shikon që Erioni nuk është hedhur, i thotë se ai ka bërë me hile dhe Erioni fillon të lagë trupin pak nga pak që të mësohet me ujin e më pas të futet. 
Në pishinë qëndrojnë Mandi, Kika, Erioni dhe Jona dhe luajnë me top aty e më pas marrin rreze dielli. 

Tregojnë eksperiencat në punë
30/04/10 13:46

Klodi dhe Mandi qëndrojnë në kopësht dhe Mandi kujton se nesër është dita e punëtorëve. Ai i thotë Klodit se nesër ai duhet të protestojë e të bëjë ndonjë pankartë ku të kërkojë të drejtat e tij si punëtor, kushte më të mira pune dhe pagesë më të lartë. Mandi shton se dita e nesërme është për t’iu kundërvënë punëdhënësve, siç është dhe ai, ndërsa punëtorët, dhe klasifikon Klodin këtu, do të ngrihen për të drejtat e tyre. Klodi shprehet me shaka se ata janë lodhur me premtimet e kota të eprorëve të tyre. Më pas Mandi pyet Klodin se ç’punë ka bërë kur ka shkuar për herë të parë në Itali dhe ai përgjigjet se ka punuar pjatalarës. Klodi i tregon për kushtet jo fort të mira të punës dhe për shfrytëzimin e punojnësve nga ana e punëdhënësve. Mandi i tregon se në biznesin e tij nuk ekzistojnë keqtrajtimet, madje ai i mban shumë afër punonjësit e tij.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos