Prova e javës, nominimet
01/05/2010 23:45
Mërzitjet
dhe zhgënjimet këtë mbrëmje nuk kanë mbaruar për banorët. Arbana u komunikon
banorëve se këtë mbrëmje nuk do ekzekutojnë provën por Vëllai i Madh ka
vendosur tashmë vendimin për të. ai ka vendosur që Prova e kësaj jave të quhet
e humbur pikërisht për shkaka të mungesës së bashkëpunimit mes banorëve për
realizimin e saj.
Gjithashtu, këtë mbrëmje banorët si ndryshe ndonjëherë,
kandidaturat për nominimin e javës do t’i japin përballë njeri-tjetrit, në
dhomën e ndenjjes ku ndodhen. Kështu, banorët fillojnë një nga një ku sëbashku
me dy emrat, japin dhe dy arsye. Fillimisht banorët e marrin pak me frikë këtë
situatë, por në përfundim ndihen më të qetë. Në nominim këtë javë shkojnë katër
banorë, Miri, Erioni, Jona dhe Mandi.
Surprizat e mbrëmjes, Kika në studio
01/05/2010 23:55
Arbana u
komunikon banorëve se këtë mbrëmje, në shtëpi do të hyjë një konkurent i ri.
Banorët nuk e besojnë, por kur Arbana u kërkon të shohin në monitor, ata
befasohen kur shohin që në dhomën e gjumit ndodhet një gjarpër i bardhë. Disa
prej tyre frikësohen, ndërsa disa të tjerë duken entuziastë. Miri kërkon që të
shkojë ta marrë, ndërsa Domi dhe Klodi pranojnë se i kanë fobi ata. Klodi
shprehet se mund të dalë nëse gjarpri qëndron. Arbana u kërkon banorëve që të
diskutojnë mes tyre se në cilin krevat do flejë. Banorët tmerrohen dhe thonë se
nuk e duan atë. Ata dalin në oborr dhe befasohen nga një mori kafshësh e
shpendësh, disa të mbyllur nëpër kafazë. Erioni shkon të marrë Gjarprin nëpër
duar dhe më pas ia vendos Mirit në qafë që e mabn pa problem. Përkujdesja për
kafshët do ketë të bëjë me provën e kësaj jave.
Gjithashtu, në studio vjen Hakiu i cili mirëpritet me
duartrokitje pa mbarim dhe një nderim nga publiku që ngrihet në këmbë për të.
Ai ka dalë me një sasi votash prej 52%, duke treguar një dyluftim të fort me
Mirin. Hakiu shprehet se Big Brother i ka dhënë shumë emocione, e ka ndrydhur,
cliruar dhe i ka sjellë gjëra që jeta e përditshme nuk do ia sillte. Ai
shprehet se kishte ardhur me një qëllim që të fitonte dhe i vjen keq që doli jo
me fitoren në duar. Hakiu shkon pranë ish banorëve ku takohet me ta. Në fytyrën
e tij duket një mërzitje e theksuar.
Por, surprizat për banorët nuk kanë mbaruar. Për ta është
shtruar një banket në kopsht. Ata dalin dhe menjëherë fillojnë të shijojnë
ushqimet.
Erioni i mërzitur që nominoi Kikën
02/05/10 00:12
Banorët
përfundojnë darkën e përgatitur enkas për ta. Teksa hanë, ata kujtojnë humbjen
e provës së javës së kaluar si dhe flasin për provën e kësaj jave. Duke
llogaritur se buxheti është përgjysmuar, ata frikësohen për përkujdesjen dhe
ushqimin e kafshëve, pjesë e provës, e cila mund t’u kushtojë nga buxheti i
tyre. herë pas here, banorët shkojnë t’i vizitojnë kafshët.
Erioni shkon në dhomën e gjumit dhe shikon dhuratat e
sjella nga “Bonavita”. Në dhomë futet dhe Mandi i cili vë re se ai është i
mërzitur dhe e pyet. Erioni i përgjigjet se ndjehet kështu edhe prej largimit
të papritur të Hakiut, madje në faj pasi ai ishte një nga ata që e nominoi.
Mandi e qetëson duke i thënë të mos e vrasë mendjen, ndërsa Erioni shprehet se
nuk duhet ta kishte bërë atë gjë. mandi e cilëson Kikën si një konkurent të
fortë dhe shprehet se kjo është pjesë e lojës. Erioni shpreh pendimin edhe që
nominoi Mandin, por ai ia kthen se nuk ka problem. Duke u menduar, Erioni
ngushëllon veten se pavarësisht nominimit të Mnadit nga ai vetë, Mandi sërish
do kishte dalë në nominim nga banorët e tjerë. Edhe Mnadi e pohon këtë gjë duke
thënë se nuk ka problem për të.
Për nominimet flasin edhe banorët e tjerë. Domi tregon se i
mbeti fiksim fjala e Mnadit që tha se ajo mund të ketë ndikuar tek dalja e
Seldit. Ajo mendon se Mandi nuk u tregua i sinqert me të, pasi sipas saj,
arsyeja e duhur do të ishte që ai të pranonte se Domi nuk i pëlqen. Klodi e këshillon
që ta diskutojë këtë gjë me Mandin. Klodi ndjehet keq që e mendoi veten drej e
në finale dhe thotë se gaboi në llogaritje. Vajzat e qetësojnë. Më pas ata
flasin se nominimet në sy sollën që banorët të nominojnë ata që i nominuan.
Jona thotë se Erioni dhe Miri bënë kështu dhe Domenika thotë se edhe Mandi
veproi në këtë mënyrë. Jona shprehet se nuk ia ndjen fare nëse del herën
tjetër, rëndësi ka që do mbetet miqësia me disa banorë.
Për eleminim e Hakiut
02/05/10 00:30
Mandi dhe
Miri qëndrojnë bashkë në kuzhinë. Mandi i thotë Mirt se shpëtoi edhe këtë herë.
Miir pohon, por qëndron i zhytur në mendime. Ai thotë se edhe vetë i duket e
cuditshme kjo situatë dhe shton se në kokë i kanë lindur shumë pikëpyetje.
Mandi ia kthen se ata presin që ai të ndryshojë. Duke u menduar, Miri shprehet
se ai është ndryshe, por asnjë nuk po e kupton brenda. Mandi largohet, ndërsa
aty vjen Klodi. Miri e pyet se kur ishte në televotim me Kikën, kë mendonte ai
se do dilte dhe thotë për veten. Klodi mohon duke nënkuptuar se mendonte se do
dilte Kika. Miri i thotë se gjithnjë ka menduar se Klodi ishte i vetmi që e
kuptonte nga banorët e tjerë. Klodi vë buzën në gaz, ndërsa Miri shton se të dy
janë kuptuar vetëm me shikime. Klodi e pyet se nëse janë kuptuar me shikime, kë
mendonte ai se Klodi priste që të dilte. Miri qesh pasi nuk e pret këtë pyetje,
kurse Klodi i thotë: “Ha më mirë”. Ndërsa qnëdojnë për disa caste në qetësi,
Miri rihap bisedën, këtë herë për Kikën. Ai shprehet se i erdhi më shumë keq që
Kika u entuziazmua shumë kur i shpëtoi eleminimit të parë. Miri thotë se kishte
pak kohë që e këshillonte Kikën që të mos thoshte se kishte me vete publikun,
që e duan më shumë se të tjerët apo që ishte më i miri. Ai shprehet se
realisht, Kika ishte banori që ka dhënë shumë, që predikoi tërë kohën për
moralin e mirë. Sipas tij, e vetmja gje jo fort e mirë e Kikës ishte që tregoi
apo dha shumë vetëm në një mënyrë, pasi ka shumë mënyra ku mund të shfaqësh
veten. Klodi mendon se njeriu dallon kur do të japë dicka. Të dy djemtë e cilësojnë
këtë nominim si më të fortin e historisë së BB.
| Tiranë | 17 | °C | |
| Prishtinë | 16 | °C | |
| Ulqin | 18 | °C | |
| Shkup | 16 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |