03.05.2010

03.05.2010

Banorët duke festuar 
03/05/10 21:48

Banorët qëndrojnë të gjithë në kopësht. Disa merren me përgatitjen e kukurecit në zgarë, e ndër to është dhe Jona, e Klodi shkon t’i qëndrojë afër e i thotë se mezi po pret që të bëhet gati e të hanë. Ndërkohë Domi ka shtruar tavolinën dhe e ka bërë gati e tani presin veç kukurecin. Po ashtu, banorët shijojnë muzikën e vënë në sfond e kërcejnë. Kryesisht ta kërcejnë valle, duke u bazuar dhe në muzikën e përshtatshme për këtë lloj kërcimi. Klodi është shumë i hareshëm dhe gjatë gjithë festës ai kërcen me Domin, Mandin e Erionin. Banorët i mësojnë njëri-tjetrit valle të ndryshme dhe Erioni është shumë kurioz për të mësuar. Erioni ngacmon Jonën, duke i thënë se ata e dinë që në Afrikë nuk ka nga këto këngë, por nuk kanë ç’të bëjnë. Jona ia kthen duke e pyetur se ai i duket shumë i heshur, dhe Erioni i përgjigjet se kështu rri përpara ushqimit zakonisht. 
Së fundmi, kukureci është gati dhe banorët ulen në tavolinë për të ngrënë dhe dollinë e parë e nge Mandi për Klodin. 

Jetmiri: “Jona shtiret” 
03/05/10 22:06

Jetmiri dhe Erioni qëndrojnë në kopësht dhe bisedojnë. Jetmiri shprehet se atij i ka pëlqyer shumë atmosfera e krijuar më parë dhe ushqimi, por e ka acaruar shumë Jona. Ai thotë se ajo i qëndronte afër gjatë gjithë kohës dhe i fliste gjera të kota. Jetmiri shton se ajo shtiret gjithmonë dhe tashmë nuk po reziston dot, dhe në ndryshim nga ditët e para që përgjigjej me kulturë, tani ka filluar të përgjigjet me anë të pasthirrmave jo fort me edukatë. Erioni e mbështet dhe Jetmiri shprehet se ajo është përshtatur shpejt me xhunglën, duke nënkuptuar kafshët që u kanë sjellë dhe Erioni shton se ajo sillet sikur di gjithçka. Jetmiri thotë dhe se kur ai ka treguar një informacion mbi kafshët, ajo i ka thënë se ai nuk di dhe nuk mund të flasë me kompetenca. Ai është nervozuar nga ky fakt, por ka zgjedhur të mos reagojë

Banorët këndojnë në karaoke 
03/05/10 22:57

Surprizat për banorët nuk kanë fund sonte. Atyre u është dhënë mundësia të këndojnë si në karaoke. Të gjithë banorët kanë marrë mikrofona dhe tekstet e këngëve janë paraqitur tek ekrani që ata kanë në sallon. Kënga e parë që u serviret është nga grupi “elita 5” dhe ata e këndojnë të gjithë bashkë. Klodi qëndron pak i tërhequr pasi nuk e di mirë këtë këngë, por kur vendoset një këngë italiane, Klodi këndon me gjithë shpirt, e ndërkohë banorët e tjerë kërcejnë. Më pas Domi dhe Jetmiri këndojnë një këngë bashkë, e po ashtu dhe Jona me Mandin. Së fundmi banorët mblidhen të gjithë bashkë për të kënduar. 
Pas përfundimit të karaokes, banorët shprehet se u ka pëlqyer shumë kjo surprizë dhe e kanë shijuar deri në maksimum. Klodi shprehet se ai nuk ka kënduar asnjëherë, por sonte është kënaqur shumë.

Djemtë flasin për qëndrimin në BB
03/05/10 23:34

Djemtë qëndrojnë në kopësht duke biseduar dhe komentojnë ngjarjet që ndodhën sonte, duke përfshirë kukurecin e shumëkërkuar dhe këngët në karaoke. Mandi bën shaka me Klodin duke i thënë se çuditërisht atij i ka rënë pjesa më e madhe e kukurecit, por Klodi e mohon me qetësi. Ata komentojnë dhe kafshët që kanë në kopësht dhe bëjnë shaka me njëri-tjetrin. Erioni shprehet se ata po bëjnë jetë borgjeze brenda shtëpisë së BB, dhe Mandi shton se atij po i bëhen plot dy muaj që ndodhet aty. Erioni dhe Jetmiri i përgjigjen se atyre po u bëhen gati katër muaj, pra dyfishin e tij. Jetmiri shton se ata kanë ndenjur shumë kohë në shtëpinë e vjetër, dhe Erioni shprehet se ai ka bërë dhe një javë dënimi aty. Dy djemtë i tregojnë eksperiencën e tyre në shtëpinë e vjetër, të mirat e të këqijat e saj.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos