Pasqyra e shtypit ditor

Pasqyra e shtypit ditor

 Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar, të publikuar sot:

Gazeta “ Koha Jonë”

 

GRATË NË PROTESTË, ZOTI RAMA JE KATIL

 

Disa mijëra gra, pjesëmarrëse në shoqata të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave  të fëmijëve, protestuan para Selisë së Kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama. "Vetëm një njeri si ty mund ti heqë nënën fëmijës dhe ta fusë në burgun e rrugës", janë shprehur ato.

 


Tituj të tjerë:

 

Aluizni: Pagesa e truallit, vendimi i ri so do të bëhet legalizimi
Studentët e mjekësisë, bojkot pa afat mësimit

 

Gazeta “ Shqip”

 

 

GREVË URIE NË TIRANË, PROTESTA NË QYTETE

 Përmasa e protestës së 30 prillit do të rikthehet sërish të dielën në 9 maj. Kryetari i PS-së, Edi Rama bëri thirrje dje për pjesëmarrje në tubimin e madh që do të shërbejë kështu si përforcues moral për grevën e urisë që të dielën do të hyjë në ditën e 9 të tij.

 Tituj të tjerë:

 Tokë në bregdet me 1000 lekë metri katror
Withers: Partitë luftë për pushtet

 

Gazeta “ Panorama”

AMBETA TOROMANI PADIT PËR VJEDHJE ONI PUSTINËN

Pesë muaj pasi e paditi në Gjykatë për një konflikt për çështje parash, balerina e famshme Ambeta Toromani i drejtohet sërish gjykatës me një padi kundër ish të fejuarit të saj, modelit Fatjon Pustina.

 

Tituj të tjerë:

 

 

Në gjimnaz 90% e nxënësve, 12% e studentëve në privat
Dritat, rimbursimi i janarit në faturat e prillit

 

Gazeta “ Shekulli”

SIGURIMET E REJA PËR USHTARAKËT

Të gjithë ushtarakët shqiptarë që do të marrin pjesë në misione ndërkombëtare do të kenë një siguracion të veçantë për jetën.

Tituj të tjerë:

Protesta, bllokim të rrugëve në qytete
Opozita në shesh, qeveria do të rrisim pagat e pensionet

 

Gazeta Shqiptare

KAPEN DY KORRIERË ME 110 KG HASHASH

Skuadra e Antidrogës së Tiranës ka sekuestruar dje 110 kg hashash që vinte nga Qafa e Kushovicës.Droga vinte në Tiranë nga zonat e thella të Vlorës dhe të Fierit.

 

Tituj të tjerë:

Ambeta Toromani padit Oni Pustinën
Bashkia kërkesë padi ndaj inspektoriatit të Mjedisit

 

Gazeta “Rilindja Demokratike”

BERISHA : GATI RRITJA E RE E PAGAVE DHE PENSIONEVE

 

Për të 5-tin vit radhazi qeveria pritet të miratojë së shpejti vendimin për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Lajmi është konfirmuar dje nga Kryeministri Sali Berisha, i cili në mbledhjen e radhës së qeverisë tha se, “qeveria do të procedojë me rritjen e rrogave dhe pensioneve”.

 

Tituj të tjerë:

Ulet çmimi i ilaçeve, TVSH-ja për shëndetësinë 10%
Doganat në 4 muajt e parë të vitit, rritje me 12%

 

 

 

Gazeta “Zëri i Popullit”

LETËR NDËRKOMBËTARËVE, GREVA JONË PA AFAT, DERI NË ZGJEDHJE TË LIRA

22 deputet të kuvendit së bashku me 200 qytetarë, të shqetësuar për demokracinë në vend I kanë dërguar letër Komunitetit Ndërkombëtar. Përmes kësaj letre ata shrephen se, “kërkesa jonë ësHtë e thjeshtë hetim të plotë parlamentar mbi zgjedhjet e 28 qershorit, që përfshin hapjen e kutive të votimit dhe materialeve brenda tyre.”

 

Tituj të tjerë:
Banka e Shqipërisë ; Kujdes me eurobondet
Rama, grevistët fuqia e madhe që udhëheq protestën pa ndalim 


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos