Mash publikon pjesen e dyte te spjeguesit per maturantet

Mash publikon pjesen e dyte te spjeguesit per maturantet

Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon paketën e dytë të Shpjeguesit të Programit të Orientuar të provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore për 12 lëndë.

Shkollat tashmë janë njohur me programet orientuese dhe ky material sintetik dhe i ilustruar ka shembuj për çdo linjë dhe nënlinjë duke krijuar modele të pyetjeve që do të jenë në testet e provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore.

Lëndët që përmban kjo paketë, janë:

1. Kimi
2. Biologji
3. Fizikë
4. Histori
5. Gjeografi
6. Ekonomi-Filozofi
7. Njohuri për shoqërinë
8. Anglisht
9. Gjermanisht
10. Italisht
11. Frengjisht
12. Spanjisht

Ai përmban tabela të ndërtimit të testit për çdo profil shkolle.

Shpjeguesi i programit të orientuar do të shërbejë për të ndihmuar sa më mirë të gjithë maturantët në përgatitjen e tyre për provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore, për të gjithë mësuesit, prindërit e aktorët e tjerë.

Programi është përgatitur nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve (AVA), është konsultuar me ekspertë të këtyre profileve dhe është një përvojë e parë në ndihmë të maturantëve.

Per te pare kete spjegues klikoni tek link Matura


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos