PS: Gjendja shëndetësore e grevistëve po rëndohet

PS: Gjendja shëndetësore e grevistëve po rëndohet

Deputetja e PS dhe njëkohësisht mjekja Klodiana Spahiu, prononcohet pas dërgimit të spital të qytetarit Demo Muhaj:

Aktualisht gjendja është rënduar, pacienti që sapo nxorëm që çuam në spital ka qenë me krizë hipertesive. Pati një gjendje më humbje të ndërgjegjes, u ndërhy në gjendje të menjëhershme në infermieri, pastaj e detyruam ta çonim në spital, kundër dëshirës së tij, sepse ai nuk donte kurrsesi që të largohej. Por duke qenë një i sëmurë më sëmundje kronike me hipertension, ishim të detyruar që ta dërgonim në spital. Situata sa po vjen dhe po rëndohet, tashmë grevistët po paraqesin simptoma të dhimbjes së muskujve, të uljes së tensionit, ka filluar në disa raste edhe diarreja. Është një situatë jo e mirë, por ata kanë një frymë të lartë optimizmi dhe ndjehet tek të gjithë, pavarësisht se nuk duan ta paraqesin gjendjen  e tyre të rënduar shëndetësore.


Partia Socialiste
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos