Transportohet nė spital grevisti i pestė

Transportohet nė spital grevisti i pestė

Ka shkuar në pesë numri i grevistëve që janë detyruar të lënë grevën dhe të shoqërohen në spital. Grevisti i fundit i shoqëruar në spital është Niko Gora nga qarku i Korçës. Me urdhër të mjekëve që asistojnë grevën është vendosur që grevisti të shoqërohet për në spital. Grevisti vuante nga sëmundja e diabetit, e cila në ditën e 7 të grevës e ka detyruar atë të lërë çadrën dhe t’i drejtohet spitalit. 
pas dërgimit në spital të të sëmurit, mjeku që asiston grevën, Sabit Borkaj ka thënë se do të shtohet numri i grevistëve që do të shoqërohen në spital. Më problematiku sipas tij është deputeti Blendi Klosi, i cili vuan nga diabeti dhe duhet ta kishte lënë grevën shumë ditë më parë. Sipas mjekut Brokaj grevistët po shprehin shenja si dhimbje muskujsh, marrje mendsh, luhatje tensioni, nga ku dihet më problematikët janë ata që vuajnë nga diabeti.


Partia Socialiste
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos