Kryeministri Sali Berisha tha të dielën, se Shqipëria është në ndërtim dhe jo në krizë. “Ftoj te gjithe ata që u bien sirenave të krizës të dalin nga kafazi dhe nga kutia dhe të njohin Shqipërinë që zhvillohet dhe ecën çdo ditë drejt idealit të saj europian", tha Kryeministri gjate përurimit te disa objekteve infrastrukturore në Bashkinë e Paskuqanit. Ai siguroi qytetaret se Shqipëria ecën e sigurte drejt idealit të saj europian.
Shqipëria reale është Shqipëria që ecën e sigurt drejt Shqipërisë evropiane; Shqipëria reale është Shqipëria e rrugëve të reja, shkollave të reja, e rrogave të rritura, e punësimit të ri, e investimeve të reja; Shqipëria reale është Shqipëria e qytetarëve të saj, që së shpejti do të lëvizin pa viza në mbarë Evropën; Shqipëria reale është Shqipëria që ecën e sigurt drejt statusit të kandidatit.
Kryeministri Berisha inauguroi dje përfundimin e segmentit të parë të unazës së Paskuqanit me një vlerë prej 70 milionë lekësh, si dhe përfundimin e fazës së parë të ndërtimit të ujësjellësit të Paskuqan 1 dhe Paskuqan 2 me një vlerë prej 87 milionë lekësh. Me këtë rast, kryeministri Berisha inauguroi edhe fillimin e fazës së dytë për ndërtimin e këtij ujësjellësi me një vlerë prej 97 milionë lekësh. Gjatë fjalës përshëndetëse mbajtur para qindra e qindra qytetarëve, disa prej ministrave të kabinetit, deputetëve të zonës, kryetarit të bashkisë dhe të tjera autoriteteve lokale, kryeministri Berisha u shpreh se brenda 3 vitesh, me anë të një sërë investimesh serioze dhe moderne, Paskuqani do të kthehet në një prej qyteteve me moderne të Shqipërisë.
| Tiranë | 18 | °C | |
| Prishtinë | 18 | °C | |
| Ulqin | 18 | °C | |
| Shkup | 18 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |