Parlamentarėt nga Arabia Saudite: Klima ekonomike nė Shqipėri ėshtė njė nxitje pėr investime gjigande

Parlamentarėt nga Arabia Saudite: Klima ekonomike nė Shqipėri ėshtė njė nxitje pėr investime gjigande

“Klima ekonomike në Shqipëri është një nxitje për investime gjigande”, thanë sot përfaqësuesit e grupit parlamentar të miqësisë Arabi Saudite-Shqipëri, në takimin me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Që prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin ‘92, mes dy vendet po shënohet një  shkëmbim intensiv parlamentar por edhe më i gjerë politik dhe ekonomik.
Deputetët e parlamentit saudit, vlerësuan rolin e Kryetares së Kuvendit në forcimin dhe intensifikimin e marrëdhëienve, dypalëshe. Ata i përcollën përshëndetjet e përzemërta të Kryetarit të Parlamentit saudit por edhe të Mbretit dhe princit të kurorës së Arabisë Saudite, si dhe zyrtarëve më të lartë,  së bashku me ftesën për një vizitë në vendin e tyre
Kryetarja e Kuvendit tha se pret me shumë kënaqësi një vizitë sa më të afërt të Kryetarit të Parlamentit të Arabisë Saudite.
Përfaqësuesit e delegacionit u shprehën se  “Kryetari i Parlamentit e ka pritur me shumë kënaqësi ftesën e bërë dhe është mjaft i gëzuar, që së shpejti do të vijë për një vizitë zyrtare në Shqipëri, vizitë që do të ketë një  domethënie konkrete bashkëpunimi.
Duke folur për pavarësinë e Kosovës, Kryetarja e Kuvendit falenderoi delegacionin saudit edhe  për njohjen  e saj në prill 2009 dhe i kërkoi mbështetje, përmes influencës së tyre të fuqishme, edhe në vendet e tjera botës arabe.
 
“Ne vlerësojmë rolin e Arabisë Saudite në të gjitha veprimtaritë e OKB në drejtim të ruajtjes së paqes, forcimit të sigurisë, dhe respektimit të të drejtave të njeriut, dhe pavarësia e Kosovës është një faktor stabiliteti e paqeje në rajon e më gjerë,”tha Kryetarja e Kuvendit.
Kryetarja e Kuvendit tha se bashkëpunimi ekonomik dypalësh duhet të çohet më përtej.
“Shqipëria mirëpret investime në infrastrukturë, energjitikë  e turizëm. Rritja ekonomike e Shqipërisë, pavarësisht krizës globale, taksat më të ulta në Europë, burimet e mëdha, siguria e investimeve, lehtësimi i procedurave për biznesin,  janë mundësi të mëdha për investime.
“Politikat ekonomike në Shqipëri në mbrojte të investimeve të huaja janë shumë të favorshme”, thanë deputetët saudit duke shtuar se do të angazhohen  konkretisht për rritjen e investimeve në Shqipëri.

topalli 10Kryetarja e Kuvendit dhe përfaqësuesit e Palamentit të Arabisë Saudite ndanë mendimin se kjo vizitë , jo vetëm do të ndikojë në nxitjen e marrëveshjeve konkrete mes dy vendeve, por do të pasohet nga shumë të tjera mes deputetëve por  dhe personaliteteve të larta të dy vendeve.
 


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos