PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

 Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit për ditën e sotme

Gazeta “Panorama”:

HELMIM MASIV NGA UJI, 108 PERSONA NË SPITAL- Bllokohet ujësjellsi/ Alarm në qytetin e Ballshit. Mbi 108 persona janë regjistruar në spital dy ditët e fundit me shenja helmimi. Dyshohet se shkak është uji i pijshëm. Spitali i Fierit hapi dyert mbrëmë për të sëmurët më rëndë. Ministri i Shëndetësisë mbërrin në Ballsh. Paciantët me probleme furnizohen me ujë nga burimi i Poliçanit. Urdhërohet ndërprerja e ujit deri në kryerjen e analizave.

 

Titujt të tjerë të kësaj gazete:

 

Topi: Zgjidhja e krizës në vullnetin e partive, Xhafaj: Gjashtë kushtet për të ndërprerë grevën
Lista zyrtare ALUZINI: Legalizimet, 1951 familjet që marrin tapitë në Tiranë
115 mijë euro/ Vjedhja me karta të klonuara, tetë në pranga

 

Gazeta “Shekulli”:

 

GJASHTË KUSHTET PËR TË LËNË GREVËN -Grevistët: Transparencë për zgjedhjet, ekonominë, gjykatat dhe vra sjen e Xhindit. Dokumenti që përmban kërkesën për plotësimin e gjashtë kushteve të hartuara nga 22 deputetët dhe 180 qytetarët grevistë është e vetmja zgjidhje që çadrat të ngrihen nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

 

Titujt të tjerë të kësaj gazete:

 

Rama: Më 14 maj protesta do të përshkallëzohet
Intervista/ Elsa Lila: Çfarë ndodh brenda grevës
Raporti i BE: Kriza politike, pasoja për Shqipërinë

 

“Gazeta Shqiptare”:

 

INTELEKTUALËT, “GREVA, DHIMBJE PËR ATA QË VUAJNË, PO JEMI KUNDËR”- Tupja: E njoh Ramën, duhet të shkojë te psikanalisti. Kapexhiu: Greva primitive, jam pro zonjës që ka hyrë për pronat. Kongoli: Ç’ka doja të thoja, e kam thënë me firmë. Lista e emrave të 41 personalisteteve dhe intelektualëve që tashmë janë radhitur kundër protestës së opozitës dje ka shkuar në 126, ku mes tyre ka edhe mjaft emra të mjekësisë shqiptare.

 

Titujt të tjerë të kësaj gazete:

 

Brukseli: Berisha dhe Rama të ulen në dialog. Sinjalet e BE: Po rrezikoni statusin
Dita e Drejtësisë/ Uithers: Gjyqëtarët pa imunitet
Deklarata/ Ministri Prifti: Bulqiza, plan veprimi për minierat

 

Gazeta “Koha Jonë”:

 

RAMËN NUK E MBËSHTESIN AS SOCIALISTËT EVROPIANË- Sekretari i Përgjithshëm i PSE, Philip Cordery shprehu shqetësimin për grevën e urisë dhe gjendjen e të ngujuarve, vlerëson se është i nevojshëm një dialog konstruktiv mes protestuesve dhe qeverisë.

 

Titujt të tjerë të kësaj gazete:

 

126 artistët e famshëm dënojnë ngujimin e socialistëve
Presidenti/ Topi: Gati të rimbledh tryezën, por duhet rezultat
Personalitetet/ PS: Gjashtë propozimet tona për të lënë grevën  

 

Gazeta “Shqip”:

 

BE: SHMANGNI AKTET KONFRUNTUESE-Topi pesimist. Rama: Pas 14 majit përshkallëzim. Berisha: Kam dy oferta. Zbardhet gjithashtu dokumenti me qëndrimin e 27 vendeve. Përfaqësuesi i Presidencës Spanjolle të BE-së, Moratinos: “Jemi të shqetësuar”.

 

Titujt të tjerë të kësaj gazete: 

Kërkesat e grevistëve: Rëndohet gjendja, 20 përfundojnë në spital

Beçaj: Të ndryshohen ligjet e gjyqësorit

Peticion/ Pedagogët, letër Kryeministrit për rrëzimin e amendamenteve. Refuzohen nenet e projektligjit të ri të arsimit të lartë;

 

Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të gazetave të publikuara më datën 11 maj 2010 në Prishtinë: 

Gazeta “Bota sot” 

SHQIPTARËT- VIKTIMA TË KRIMIT, SERBIA MBAN PENG EDHE ESHTRAT 
Në Serbi zbulohet një varrezë masive e të paktën 250 shqiptarëve 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Ardhmëria ekonomike e zymtë në “embargo”! 
Nuk përfillet zinxhiri komandues në Veri! Policia gënjen? 

Gazeta “Epoka e re” 

“TASK FORCA” GATI 
“Task Forca” nis së shpejti “luftën” kundër dukurive negative 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Deklaratat e Mustafës, fushatë brenda LDK-së 
Gjenden 250 kufoma të shqiptarëve 

Gazeta “Express” 

250 KRIME 
Autoritet e Serbisë konfirmuan gjetjen e një varreze masive me trupat e 250 shqiptarëve, në Rashkë. Informatën për vendndodhjen e kësaj varreze, Prokuroria Serbe e ka marrë nga EULEX. Dyshohet se mbi të është ndërtuar një punishte, për ti fshehur gjurmët. Në Kosovë, lajmi u prit me dhimbje. Serbia provon të përfitojë edhe nga ky krim. 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
I vetëm në kritik 
Përgatitet për GJND 

Gazeta “Koha ditore” 

NË SERBI EDHE NJË VARREZË MASIVE ME SHQIPTARË 
“Ne dyshojmë për 250 kufoma, dhe këto informata nuk mund të them se prej nga janë, por janë fryt i bashkëpunimit me EULEX-in”, i ka thënë “Kohës Ditore” Vladimir Vukçeviq, kryeprokuror për krime lufte në Gjykatën Speciale në Beograd 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Shqiptarët në Maqedoni protestuan për drejtësi, pa BDI-në
Topi: Zgjidhjen e kanë në dorë partitë

Gazeta “Kosova Sot”

ASNJË FAVOR PËR KOMPANITË QË HAPIN SHUMË VENDE PUNE 
Të gjitha bizneset në vendin tonë, si ato që punësojnë numër të madh të punëtorëve, ashtu edhe ato që kanë qoftë edhe një punëtor të vetëm, nga institucionet tona trajtohen njësoj. Asnjë favor apo lehtësi nuk gëzon biznesi që ndikon në uljen e shkallës së papunësisë, e cila është alarmante në vendin tonë 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Saliuka: “Do ta shkatërrojmë gazetën “Kosova Sot” 
Varrezë me 250 shqiptarë në Rashkë 

Gazeta “Lajm” 

KRIMET E FSHEHURA 
Prokuroria serbe, nën presion ndërkombëtar, ka zbuluar një varrezën tjetër në Rashkë të Serbisë, në të cilën dyshohet të jenë 250 trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë. EULEX-i ende është duke e pritur konfirmimin nëse është gjetur me të vërtetë lokacioni i kësaj varreze. Qeveria e Kosovës ndërkaq dyshon se edhe nj varrezë tjetër masive me trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës gjendet në rajonin e Medvegjës. 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Dugolli në AKR? 
KZAP-i shkrihet në gjyqësor 

Gazeta “Zëri” 

DREJT ZGJEDHJEVE TË PARAKOHSHME 
Hetime e EULEX-it dhe deklaratat e Isa Mustafës, për opozitën janë shenja për fillimin e debatit për zgjedhjet e parakohshme 

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete: 
Dogana, objekt me qira 20 mijë euro 
Thaçi: Kosova i është mirënjohës i BE-së 

 


ShtypiDites,Kosovapress
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos