Pas takimit me Ramen, shperthen lideri radikal italian, Panela: Kam dashur tre - katėr burra

Pas takimit me Ramen, shperthen lideri radikal italian, Panela: Kam dashur tre - katėr burra

Pak orë pas mbështetjes që i dha grevistëve të urisë së opozitës shqiptare në protestën e tyre në bulevardin "Deshmorët e Kombit" në Tiranë, lideri historik i Partisë Radikale në Itali, Marko Panela ka zënë sërish faqet e para të shtypit të vendit fqinj.
“Në jetë kam pasur 3 apo 4 burra të cilët i kam dashuruar shumë.- ka deklaruar ai në një intervistë dhënë për kanalin TG5, duke shfaqur hapur biseksualitetin e tij."
Panela që një ditë më parë u takua me liderin e PS Edi Rama dhe të tjerë drejtues të PS, thotë më tej në intervisten e tij, se, shoqja e tij, Mirela me të cilën ka një histori 40-vjecare, nuk ka qenë kurrë xheloze per historite e tij, pasi të dy kishin rënë dakord të kishin edhe histori të tjera dashurore. Në intervistë, Panela flet gjithashtu për momentet më intensive të jetës së tij, duke filluar që nga fëmijëria, e jetuar me një nënë antikoformiste, e deri tek tek biseksualiteti i tij.
“Nuk jam martuar kurrë- shprehet ai, duke treguar më tej për historinë e dashurisë me Biankën, e cila nuk mund të funksiononte pasi sic thotë vetë Panela ajo ishte shumë e dashuruar pas tij.
Varej nga buzët e mia, ndaj nuk mund të funksiononte- thotë i bindur ai. Lideri historik, 80-vjecar tashmë, flet edhe për faktin se nuk ka pasur kurrë fëmijë. Kemi folur për këtë me Mirelën, dhe unë nuk kam pasur kurrë dëshirë të kisha fëmijë, - thotë ai, edhe pse shpreh dyshime të forta mbi Gabrielën, një vajzë që e njohu shumë vite më parë. Ndoshta ka ndonjë 50-vjecar rreth e qark, që më ngjan shumë, – përfundon Panela.


TV KLAN
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos