Berisha: Rama le te puthet me Ramiz Alinë, por të mos pengoj shqiptarët

Berisha: Rama le te puthet me Ramiz Alinë, por të mos pengoj shqiptarët

Kryeministri Berisha mori pjesë dje në ceremonitë e inaugurimit të tre veprave publike në bashkinë e Kamzës, të rrugës Azem Hajdari, të sistemit të kanalizimeve dhe rrugën që lidh këtë qytet me Tapizën, investime me vlerë 400 milion lekë.

Gjate ceremonise Berisha ju drejtua qytetareve te Kamzes:

Siç e dini, bulevardi kryesor i kombi prej 13 ditësh është i bllokuar nga një grevë urie. Jam këtu për t’u angazhuar edhe një herë, se do të respektoj çdo të drejtë kushtetuese të qytetarëve shqiptarë, se qytetarët e këtij vendi do të kenë të garantuar lirinë e të drejtën e protestës paqësore. Por më duhet t’i them Ramiz Alisë dhe bllokqenëve të tjerë, të mos u qeshë buza, se jeni gabim, jeni gabim rëndë. Prandaj, keni bërë, ç’keni bërë me njëri-tjetrin, keni vrarë dhe eliminuar njëri-tjetrin, ne, demokratët, jemi të përcaktuar të ecim drejt Europës. Ndërsa zotit Edi Rama i kërkoj këtu, duke i respektuar plotësisht protestën, të mos tentojë të mundojë qytetarët e Shqipërisë, duke u dalë përpara rrugëve. Të puthet tre herë në ditë me Ramiz Alinë, por qytetarët të mos i lëndojë, sepse ky është rregulli. Rrugët janë të publikut, janë të qytetarëve, janë të atyre që transportojnë, janë të të sëmurëve dhe të të shëndoshëve, të halleve dhe problemeve, të urgjencave dhe askush nuk mund të mendojë se do të mund të ndëshkojë qytetarët shqiptarë, duke u dalë përpara në rrugë.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos