“Veprimet e Ramës janë kontradiktore me ato që i ka kërkuar
Këshilli i Europës” tha sot Luca Volontè, President i EPP në Këshillin e
Europës, anëtar i Komitetit Presidencial të PACE-s, në takimin me
Kryetaren e Kuvendit ,Jozefina Topalli.
Kryetarja e Kuvendit i shprehu zotit Volonte vlerësimin për
Këshillin e Europës. Ajo tha se, "ne mbështesim tërësisht deklaratat e
Komitetit Presidencial, si dhe deklaratën e Byrosë së Këshillit të
Europës bërë para pak ditësh për Shqipërinë."
Duke folur rreth situatës më të fundit në Shqipëri, Presidenti
Volonte tha se : “Veprimet e zotit Rama në këto muajt e fundit janë
krejtesisht të pajustifikueshme. Rama po gabon dhe në planin
institucional, pasi po jep pergjigje kotradiktore me çka i ka kerkuar
KiE. Asambleja parlamentare ka thënë që, debati behet në parlamentet
dhe bojkoti është i papranueshëm. Iinsiativa e greves se urisë ështe në
kundërshitim me atë që ka deklaruar se do të bëjë.”
Presidenti Volonte tha se: “Ideja për të bllokuar qarkullimin
rrugor në Tiranë dhe për të bllokuar qarkullimin në qytete të tjera
është kundër çdo norme civile që ekziton në të gjitha vendet
demokratike.
Kjo është grevë urie, e cila më thonë se as nuk ka lidhje me
Ramën. Pra ai i ka futur të tjerët në grevë urie dhe vetë, bashkë me
disa krerë të partisë, nuk ka hyrë në grevë. Kjo është diçka qesharake.
Kjo mënyrë sjellje është sterile, pa rezultat, që prodhon probleme të
mëdha për qytetarët, ashtu siç mund të prodhojë dëme të mëdha
ndërkombëtare. Nuk besoj se do i shërbejë as për publicitet Ramës, duke
parë se janë përpara zgjedhjet e ardhshme lokale.”

Presidenti Volonte u shpreh se : “ Kjo që po ndodh skualifikon
totalisht opozitën. Unë shpresoj që Edi Rama dhe Partia Socialiste të
tregojnë sens përgjegjësie, të ndjekin udhëzimet e dhëna nga Këshilli i
Europës, të vijnë në parlament jo vetëm ndonjëherë, por të kontribuojnë
në përpjekjet e gjithë vendit për integrim.”
kuvendi