Pėrgatitjet pėr finalen 14/05/10

Pėrgatitjet pėr finalen 14/05/10

Po mbarojnë cigaret
14/05/10 19:50

Banorët si çdo fundjavë kanë filluar të ndjejnë përsëri mungesën e cigareve. Jetmiri është banori që konsumon më tepër cigare sesa banorët e tjerë, Domenika dhe Erioni. Domenika vazhdon të bëjë gati valixhet dhe të sistemojë dhomën e gjumit, ndërsa Erioni bisedon me Jonën dhe Klodin për gjëra të ndryshme. Pas bisedave, lojrave dhe shakave Erioni shkon të ulet pranë Jetmirit. Të dy ulen pranë pishinës për të biseduar bashkë. Jetmiri pyet Erionin nëse ka ngelur ndonjë cigare, por Erioni i thotë se nuk ka parë. Pasi sheh që Jetmiri kërkon me ngulm një cigare Erioni i thotë se ai ka një cigare, por kishte vendosur që t’a pinin përpara spektaklit. Megjithatë ai ia jep Jetmirit cigaren edhe pse e këshillon që t’a lërë për nesër pasi nuk do të ketë çfarë të pijë dhe do t’a ketë më të vështirë. Jetmiri merr cigaren dhe të dy djemtë vazhdojnë të rrinë jashtë edhe për disa minuta të tjera, ndërsa diskutojnë për gjëra të ndryshme.

Debat dhe thashetheme për cigaret
14/05/10 20:47

Domenika debaton Erionin dhe Jetmirin për cigaren që Erioni i dha Jetmirit. Ajo mendon se djemtë kanë marrë më shumë cigare dhe i kanë fshehur në mënyrë që t’i pinë kur cigaret të jenë duke mbaruar. Ajo ua thotë këtë gjë dy djemve, por ata nuk e pranojnë dhe i shpjegojnë se ky ishte cigarja i fundit që Erioni kishte marrë për t’a pirë gjatë natës që kaloi, por ndërroi mendje dhe e la që t’a pinte sot. Erioni i thotë Domit se duke parë që Jetmiri kërkonte me ngulm cigare ai ia dha atij për t’a pirë. Domenika nuk e beson këtë gjë dhe nevrikoset Erioni del jashtë dhe i tregon Jetmirit për bisedën që pati me Domenikën. Të dy bëjnë thashetheme për vajzën dhe Jetmiri thotë se kjo është një sjellje prej fëmije dhe se ai asnjëherë nuk i ka fshehur cigaret, por ndoshta Domenika e ka bërë një gjë të tillë vetë, prandaj dhe dyshon për këtë gjë. 
Nga ana tjetër Domenika përfundon punët në dhomën e gjumit dhe del jashtë të bisedojë me Klodin. Ndër të tjera ajo ia tregon Klodit diskutimin që pati për cigaret dhe thotë se ata mund të kenë fshehur edhe cigare të tjera. Aty afrohet Jetmiri dhe biseda e tyre ndryshon drejtim duke u zhvilluar për të tjera çështje. 

Ditëlindja e fundit në BB3
14/05/10 21:45

Banorët i ndan nga spektakli dhe çmimi i madh më pak se një ditë. Në BB3 ata kanë kaluar një kohë të gjatë të mbushur me diskutime, thashetheme, zënka, debate të forta, por edhe shumë gjëra të bukura dhe festime të ndryshme. Një ndër çastet më të bukura kanë qënë festimi i ditëlindjeve të banorëve të cilat kanë nisur me ditëlindjen e Erionit që vazhdon të jetë akoma në BB. Sot banorët festojnë ditëlindjen e fundit gjatë qëndrimit të tyre në këtë shtëpi, pikërisht ditëlindjen e banores më të re, Eridionës. 
Edhe pse e kishin uruar më parë, banorët i bëjnë një tjetër surprizë vajzës. Ata i kanë porositur me ndihmën e “Vëllait të Madh” një tortë dhe një buqetë me lule. Pasi Jona del nga dhoma e rrëfimit banorët fillojnë të këndojnë edhe një herë “shumë urime për ty...” dhe tashmë për të fundit herë në BB3. Jona pas kësaj ndan tortën dhe lulet me pjestarët e tjerë të shtëpisë. Të gjithë ulen në sallon dhe teksa shijojnë tortën shkëmbejnë biseda të ndryshme mes njëri-tjetrit. 

Përgatitjet për finalen
14/05/10 23:19

Pas festimit ë ditëlindjes së Jonës dhe bisedave të ndryshme, banorët fillojnë të merren përsëri me sistemimet e fundit, përpara se të largohen nga shtëpia. Ata tashmë mendojnë se cila do të jetë veshja e tyre gjatë spektaklit të fundit të BB3. ata teksa provojnë rrobat që do të veshin komentojnë njëri-tjetrin se si mund të duken dhe japin ide për t’u veshur sa më bukur dhe sipas mënyrës së gjithësecilit. Ora kalon dhe e gjithë aventura e tyre po mbaron. Banorët në pritje të finales së madhe herë pas here diskutojnë se si do të jetë jeta e tyre jashtë shtëpisë dhe si do të ketë qënë për banorët që janë eleminuar gjatë çdo fundjave. Ndër të tjera ata edhe argëtohen. Kështu dalin në oborr dhe për disa minuta me radhë lujnë volejboll.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos