PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

PASQYRA E SHTYPIT DITOR NĖ TIRANĖ E PRISHTINĖ

Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuar të martën:

Gazeta “ Koha Jonë”

BERISHA , APEL RAMËS: KËRKOJI NDJESË ELITËS

Kryeministri Sali Berisha i bëri dje thirrje kryetarit të opozitës, Edi Rama, që ti kërkojë ndjesë publike elitës së kombit për fjalët e thëna ndaj tyre, vetëm se janë pro integrimit të vendit.

Tituj të tjerë:

Svoboda: Zgjidhja partitë të pranojnë zgjedhjet
Gjata : Për kutitë të vendos Komisioni i Venecias

Gazeta “ Shqip”

 

SVOBODA : NJË DELEGACION I PE MUND TË NDIHMOJË PËR ZGJIDHJEN

 Bashkimi Europian ose një pjesë e tij duke përfshirë një delegacion të Parlamentit Europian duhet të ndihmojnë për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.Ky është qëndrimi që mbajti dje nënkryetari i grupit socialdemokrat në Parlamentin Evropian, Johannes Svoboda.

 Tituj të tjerë:

 Tre kandidatë të kushtetueses dalin sot para deputetëve
Ristani: Asnjë dakortësi e palëve nuk del mbi ligjin

Gazeta “ Panorama”

  RAMA: MBI 2000 QYTETARË GATI PËR GREVË

Kreu i PS-së, Edi Rama duke shprehur vendosmërinë për të vazhduar grevën e urisë u shpreh dje se mbi 2000 qytetarë janë gati të hyjnë në grevë.

 Tituj të tjerë:

 Pyetësori, Brukseli i kthen 500 pyetje Qeverisë
Shëndetësia në vështirësi të ndryshojë skema e kontributeve

 Gazeta “ Shekulli”

 'KUSHTETUESJA'; DEKRETET E TOPIT SHQYRTOHEN SOT NË KUVEND

 Mazhoranca vendos të mos humbasë kohë për dekretet e kreut të Shtetit, për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Komisioni i Ligjeve ka vendosur të marr me urgjencë sot në seancë dëgjimore tre emrat e propozuar prej Topit, për tre vendet vakante të institucionit më të lartë, në hierakinë e sistemit të drejtësisë.

Tituj të tjerë:

 Ndryshon akciza për kafenë dhe karburatin
Dita e 17 serumi mban gjallë grevistët

Gazeta Shqiptare

 RISTANI: MATERIALET NË ARKIV, FLETËT DO TË DIGJEN

Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani ka deklaruar dje se destinacioni i vetëm ligjor i fletëve të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit, në rast se kutitë do të hapen është djegja e tyre.

 Tituj të tjerë:

 Celularët në qeli, penalizim drejtorëve
Anglishtja, gjuhët e huaja kundër

Gazeta “Rilindja Demokratike”

  KUSHDO QË TË CËNOJË SHTETIN LIGJOR, NDËSHKIM SIPAS LIGJIT

 Çdo përpjekje për të imponuar me cilido mjet apo forcë qoftë dhunimin e shtetit ligjor, do të marr përgjigje ligjore nga kusho dhe cilido. Kështu ëhstë shprehur Kryeministri Berisha dje gjatë inagurimit të qëndërs së përbashkët të Kontrollit të Hapësirës Detare, pranë Komandës së Flotës në Durrës.

Tituj të tjerë:

 Topalli; Pamuk emblemë e vlerave të kombit turk
Patozi: Kërkesat e Ramës i rrëzon ligji dhe Kushtetuesja

 Gazeta “Zëri i Popullit”

 GJIKNURI: TRANSPARENCA PËR VOTËN MË THEMELORJA PËR POPULLIN

 Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri tha dje, se kauza e opozitës do të vazhdojë të mbledhë shumë njerëz, pasi kërkesa jonë është një përputhje të plotë me Kushtetutën.

 Tituj të tjerë:

Qeveria rrit taksat, shqiptarët paguajnë krizën e Berishës

Pamuk rrëfen dashurinë shqitpare

 Gazeta “ Integrimi”

 KODRA: SITUATA POLITIKE, LSI ËSHTË GATI PËR DIALOG DHE VETËM PËR DIALOG

 Zv/Ministrja e Punës dhe nënkryetarja e LSI-së, Filloreta Kodra deklaron se zgjidhja e krizës politike mund të bëhet vetëm me dialog.

 Tituj të tjerë:

LSI e Beratit takimi me anëtarët e rinj intelektualë

BSH: Është rritur besimi i biznesit/s

 

Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të gazetave të publikuara më datën 18 maj 2010 në Prishtinë:

Gazeta “Bota sot”

KOSOVA NUK DUHET T’I JAP “LLOGARI” KËSHILLIT TË SIGURIMIT
Kundër raportimeve të UNMIK-ut në KS

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Pacolli merr premtime për njohje nga Iraku
Ekspertiza e ndërkombëtare të zbardhë vrasjen e gjashtëfishtë të shqiptarëve

Gazeta “Epoka e re”

LIMAJT IA MONTUAN
Nuk duhet të ngutemi. Është tepër e ultë të tentohet të linçohet një njeri

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Koalicioni PDK-LDK deri në fund
Hyseni: Dialogu me Serbinë, si dy shtete të barabarta

Gazeta “Express”

MBETET I NDARË
Këshilli i Sigurimit mbetet i ndarë kur flitet për Kosovën. Disa shtete presin vendimin e GJND’së. Ato që na kanë njohur, kërkojnë që Prishtina dhe Beogradi të gjejnë zgjidhje për çështje teknike. Ministri Hyseni tha se Kosova është e gatshme për këtë, por vetëm si palë të barabartë me Serbinë. Ministri Jeremiq dëshiron negociata për statusin.

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Statusi i shpëtoi
Kemi të njofshëm

Gazeta “Koha ditore”

S;KA NDRYSHIME NË OKB
Askush nuk duhet të dyshoj në vendosmërinë e institucioneve të Kosovës që të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Vetë fakti që njeriu mund të shohë veprime të prekshme në këtë aspekt se sa e vendosur është Qeveria e Kosovës në luftimin e këtyre dukurive. Në këtë aspekt ne jemi duke bashkëpunuar shumë me praninë ndërkombëtare, sidomos me EULEX-in”, ka thënë ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Thaçi: jam i kënaqur për bashkëpunimin me EULEX-in
Gjorgjeviqi ka urdhëruar varrosjen e kufomave në Batajnicë

Gazeta “Kosova Sot”

HYSENI: NDËRHYRJET E SERBISË NË VERI TË KOSOVËS TË PAPRANUESHME
Republika e Serbisë përmes ndërhyrjeve detabilizuese dhe jashtëzakonisht penguese ka vazhduar të jetë e padobishme. Inkurajimi dhe përkrahja e strukturave ilegale në veri ka vazhduar dhe shpallja për mbajtjen e të ashtuquajturave zgjedhje të organizuara nga Republika e Serbisë në veri të Kosovës, janë edhe një ndërhyrje tjetër e papërgjegjshme dhe e papranueshme, ka thënë ministri i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Dorëheqja shpëton gjyqtarët e dyshuar
Gjykatat komunale me lëshime serioze

Gazeta “Lajm”

NUK PENGOHEN!
Pavarësisht se nga këto zgjedhje dhe nga të zgjedhurit, nuk përfitojnë asgjë, serbët në veri, megjithatë do të dalin në zgjedhjet e jashtëzakonshme të Serbisë, për komunën e Mitrovicës. Zgjedhjet e Serbisë në veri, nuk pengohen nga institucionet e Kosovës, ndërkohë që ato mund t’i pengojnë përpjekjet e ICOI-së dhe Qeverisë për krjimin e komunës së Mitrovicës së Veriut

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Rezoluta e tejkaluar
Lobim edhe në Irak

Gazeta “Zëri”

FOND PËR PRISHJE TË KOALCIONIT
Në Këshillin e Përgjithshëm të LDK, gjatë kësaj jave, do të kërkohet prishja e koalicionit me PDK-në

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Nuk e duan UNMIK-un
Thaçi çmon bashkëpunimin me EULEX-in


ShtypiDites,kosovapres
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos