Shkencëtarët thonë se ushtrime fizike stimulojnë trupin dhe trurin, së bashku. Truri përgjigjet duke aktivizuar neuro-transmetuesit dhe ato që quhen faktorët e rritjes së trurit. Doktor John Ratey pranë shkollës mjekësore të Harvardit thotë se kjo është mënyra që njeriu merr njohuri, sepse kur qelizat në tru ndryshojnë, ato rriten, dhe ushtrimet fizike e stimulojnë trurin për t'a bërë këtë
Aktiviteti fizik mund të ndihmojë nxënësit në përmirësimin e notave.
Në
një raport të lëshur këto ditë, ekspertë federalë të shëndetësisë thonë
se veprimtaria fizike ndikon në strukturën e trurit tek fëmijët e
shkollave.
Në shkollën e mesme në Naperville, në perëndim të
Çikagos, fëmijët që kanë vështirësi në matematikë dhe lexim, fillimisht
shkojnë në palestër. Qëllimi është për të nxitur veprimtarinë në trurin e
tyre.
Edukimi fizik mund të zhvillohet kudo, në palestër e në
klasë. Shkencëtarët thonë se kjo shkollë në Naperville duket se ka
zbuluar diçka.
Në Universitetin e Illinoit, kërkimet e Dr
Charles Hillman tregojnë se pas një 30 minuta ushtrimesh fizike, aftësia
e nxënësve për të zgjidhur një problem matematike rritet 10 përqind.
Dr
Hillman, thotë se të dhënat tregojnë se edukata fizike shton vemendjen e
nxënësve në mësime dhe shpejton procesin e marrjes dhe përpunimit të
informacionit në tru.
Në Naperville, programi ka hyrë në vitin e
pestë. Nxënësit pjesmarrës në këtë program mund të lexojnë në të njëjtën
shkallë cilësie me atë të nxënësve të viteve më të larta. Edhe notat në
lëndën e matematikës tek këta nxënës janë përmirësuar më shumë se 20
përqind.
Shkencëtarët thonë se ushtrime fizike stimulojnë trupin
dhe trurin, së bashku. Truri përgjigjet duke aktivizuar
neuro-transmetuesit dhe ato që quhen faktorët e rritjes së trurit.
Doktor John Ratey pranë shkollës mjekësore të Harvardit thotë se kjo
është mënyra që njeriu merr njohuri, sepse kur qelizat në tru
ndryshojnë, ato rriten, dhe ushtrimet fizike e stimulojnë trurin për t'a
bërë këtë.
Kjo nxënëse në Naperville, më parë merrte nota të
dobta, ndërsa tani është e para e klasës. Fizkultura ndihmon, thotë ajo.
Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë, është pranuar si urtësi, por
megjithatë, trupi dhe truri vazhdojnë të mësohen veç e veç. Në këtë
shkollë të mesme në Napervillë të shtetit Illinoi, nxënësit dhe mësuesit
po zbulojnë se trutë dhe muskujt janë të lidhur më shumë sesa mendohej.
A
është puna jashtë orarit keq për shëndetin tuaj?
Nëse
disa njerëz i shmangen punës së tepërt, ka të ngjarë që trupi është
duke u përpjekur të tregojë diçka. Një studim i botuar në revistën
evropiane mbi sëmundjet e zemrës, tregon se puna jashtë orarit mund të
jetë keq për shëndetin.
Rezultatet e studimit tregojnë se
njerëzit të cilët çdo ditë punojnë 3 ose më shumë orë jashtë orarit,
janë 60 përqind më në rrezik për t'u prekur nga probleme në zemër.
Për
të gjejtur lidhjen midis punës jashtë orarit dhe sëmundjeve në zemër,
shkencëtarët britanikë morrën në studim mbi 10 mijë nëpunës të shërbimit
civil në Londër. Gjatë vëzhgimeve, ata zbuluan se njerëzit që duan të
punojnë shumë jashtë orarit hyjnë në grupin e personalitetit të tipit A.
Ata janë të prirur për të qenë agresivë, konkurues, të tensionuar dhe
në përgjithësi konfrontues ndaj kolegëve të tyre. Këto acarime janë disa
faktorë për shqetësime në zemër. Ekspertët thonë se faktorë të tjerë
rreziku për probleme në zemër janë edhe duhani, mbipesha dhe kolesterina
e lartë, prandaj studime të tjera nevojiten për të përcaktuar
përfundimisht lidhjet midis punës jashtë orarit dhe shëndetit të zemrës.
Gjatë studimit, gjithashtu u vu re se personat që punonin vetëm një ose
dy orë jashtë orarit, nuk treguan ndonjë shtim të rrezikut për probleme
në zemër.
| Tiranë | 17 | °C | |
| Prishtinë | 18 | °C | |
| Ulqin | 19 | °C | |
| Shkup | 18 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |