Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit për ditën e sotme
Gazeta Shqiptare
BERISHA
– RAMA, NEGOCIATAT PËR DARKËN E STRASBURGUT
Presioni i
ndërkombëtarëve, mbyllet greva e urisë para Kryeministrisë. Komisioneri i
zgjerimit anulon Algjerinë për Shqipërinë. Moratinos, telefonatë Ramës:
Ndërprit grevën, që të fillojmë negociatat. Berisha anulon Shkupin.
Klosi: Çadra, shkollë verore për politikanët e rinj.
Titujt të tjerë të
kësaj gazete:
12 mijë doktorë, sa do të përfitojnë me
rrogat e reja, më shumë QSUT.
Si merret tapia e
legalizimit, kompensim 5 mln USD për 375 pronarë.
Financat:
Kosto për qytetarët, borxhi publik 7.2 mld USD.
Gazeta "Koha Jonë"
DËSHTON
GREVA E URISË SË OPOZITËS
Kryetari i Partisë Socialiste
deklaroi mbrëmë mbylljen e grevës dhe daljen nga ngujimi në çadra, të
deputetëve dhe mbështetësve të opozitës. Greva dështon pasi nuk u
realizua asnjë nga 6 kërkesat e shpallura. Qëndrimi i BE: Dialog në
Parlament, zgjidhje të ngërçit vetëm brenda kornizave ligjore.
Titujt të tjerë të
kësaj gazete:
Lohan/ Ngërçi, qëndrimi i BE është i
qartë: Dialog në Parlament.
Debati/ Studentët dalin
kundër anglishtes për masterin.
Personazh/ Dëshira për
të jetuar i mposht sëmundjen e kancerit.
Gazeta “Shqip”
MBYLLET GREVA, ZGJIDHJA NË STRASBURG
Opozita
del në ditën e 19-të grevën në Bulevardin qëndror të Tiranës. Kreu
socialist Rama dhe Kryeministri Berisha nisen sot drejt kryeqëndrës
europiane. Mesazhi i BE-së me firmat e Doul dhe Schultz kërcënon me
ndërprerjen e integrimit.
Titujt të tjerë të kësaj gazete:
Gërdeci,
kërkohen 20 milionë lekë për çdo viktimë.
Operacioni
“Ura”, drejtësia e lidhur me krimin e organizuar.
Mbyllja
e grevës pritet me mosbesim nga militantët.
Gazeta “Panorama”
ZBARDHEN NEGOCIATAT/ PS
MBYLL GREVËN PA KUTITË, RAMA E BERISHA NË
STRASBURG
Darkë në Parlamentin Evropian/ Partia
Socialiste ndërpreu dje grevën e urisë pas 19 ditësh ngujimi në çadrën
para Kryeministrisë. Minutë pas minute me grevistët e habitur që kuptuan
vendimin në momentet e fundit.
Titujt të tjerë të kësaj gazete:
Legalizimet, 375 familjet që marrin paratë e kompensimit.
Arrestohet mësuesi, kaloi 4 nxënës nga klasa e 8-të në maturë.
Të përndjekurit, lista me 442 personat që dëmshpërblehen.
Gazeta “Shekulli”
TAKIM RAMA-BERISHA, PS
MBYLL GREVËN
Pas 19 ditësh grevë urie/ Rama: Mbyllim
grevën për integrimin dhe transparencën. Berisha: I hapur për opsionet e
PS.
Titujt
të tjerë të kësaj gazete:
Të përndjekurit, emrat që
dëmshpërblehen.
Vendimi, shtrenjtohen alkooli dhe uji.
Shpërblim
për fëmijët e policëve të vrarë.
Gazeta “Integrimi”
MBARON GREVA, FILLON DIALOGU
Titujt të tjerë të kësaj gazete:
Luan Rama: Interesat e vendit kërkojnë dialog.
Vasili: Kontroll intensiv sanitar në zonat turisitke.
Lohan: Dialogu konstruktiv të bëhet në Parlament.
Gazeta “Rilindja Demokratike”
DËSHTON “KAUZA E
MISIONARIT”, KLOR PËR PASTRIM TË BULEVARDIT
Kryeministri
dhe kryetari i PS ftohen në Strasburg për të rinisur dialgun politik.
Rama nuk ka dhënë asnjë shpjegim para grevistëve se përse urdhëroi
ndërprperjen e grevës së urisë.
Titujt të tjerë të kësaj gazete:
Rama, protesta ndaj BE, histeri antiperëndimore në PS.
Lohan: Opozita, dialog konstruktiv në Kuvend.
Noka: PS, bar të hajë dhe parimet të mos i shkelë.
Gazeta “Bota sot”
ZOTËRI KERMABO, PSE FRIKOHENI NGA SHQIPTARËT?
Çfarë e bën të dashur për serbët EULEX-in
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Sejdiu: Respektojeni kërkesën për njohjen e Republikës së Kosovës!
Kosova të përfaqësohet si shtet, pa UNMIK-un!
Gazeta “Epoka e re”
“BABA” DALLAVERE
Shemsi Recica akuzon: Enver Hasani ndikoi te gjykatësja
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Somalia njeh Kosovën
Topi mjerisht është i përdorur nga Berisha
Gazeta “Express”
ÇFARË FTESE...
Në Prishtinë ka arritur ftesa e Presidencës Spanjolle për Samitin e
Sarajevës. Ajo nuk i drejtohet asnjë institucioni. Në ftesë, Ministri i
Jashtëm i Spanjës ka shkruar vetëm, “I dashur mik”.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Vendosim ne
Kermabo te Jasharët
Gazeta “Koha Ditore”
BE-JA, E KENAQUR ME HETIMET E EULEX-IT
Në një debat që kanë pasur përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së në
Komitetin për Ballkanin(COËEB) për situatën në Kosovë, në prani të
përfaqësuesit të BE-së, Peter Feith, thuhet se shumë vende kanë
përshëndetur rritjen e aktiviteteve të EULEX-it në hetimin e “rasteve të
nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar”, si dhe
atyre për krime lufte, duke i quajtur këto veprime si hap të duhur për
ndihmë Kosovës.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Takimi Sarajevës nën emra personalitetesh
Somalia vendi i 69-të që njeh pavarësinë e Kosovës
Gazeta “Kosova Sot”
EKONOMINË E SHPËTON REFORMA
Imazhi i Kosovës është dëmtuar së tepërmi tek investitorët e huaj për
mungesë të stabilitetit politik për një kohë të gjatë, si dhe për shkak
të nivelit të lartë të korrupsionit në ekonomi.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Avokatia që komprometon gjyqësinë
Sejdiu: Ejani investoni në Kosovë
Gazeta “Lajm”
URA E GABUAR
Ura e ndërtuar në udhëkryqin e fshatit Milloshevë, e që shpie në drejtim
të qytezës së Kastriotit, është projektuar keq, sepse rruga kalon mbi
varreza të komunitetit që jeton në atë pjesë.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Somali vendosi
Vizitë rutinore
Gazeta “Zëri”
RREZIKOHEN QEVERITARËT
Ish-objektit të “Rilindjes”, ku janë vendosur katër ministri, ende nuk i
është bërë kontrollimi teknik.
Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
EULEX kontrollon Vipat
PTK mbetet pa platformën 20-milionëshe
| Tiranë | 17 | °C | |
| Prishtinë | 18 | °C | |
| Ulqin | 19 | °C | |
| Shkup | 18 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |