Strasburg,mbyllet pa asnjė rezultat takimi Berisha-Rama

Strasburg,mbyllet pa asnjė rezultat takimi Berisha-Rama

Rama e Berisha u takuan dje ne prani te nderkombetareve ne restorant "Crocodile"ne Strasburg
Negociatat Rama-Berisha ne Strasburg nuk dhanë asnje rezultat konkret per zgjidhjen e krizes politike shqiptare. Sipas mediave,"darka e Strasburgut dështoi në orën 1:40 minuta të mëngjesit pasi kryeministri Berisha dhe kryetari i PS-së, Rama nuk ranë dakord për një marrëveshje për zgjidhjen e krizë".

Në përfundim të takimit kryeministri Berisha deklaroi se “ishte një takim i frytshëm. Çdo takim me miqtë tanë ndërkombëtarë është pozitiv. Per mua është gjithnjë një kënaqësi të takoj edhe kundërshtarët politikë. Eshtë lënë një periudhë reflektimi për të dyja palët për të diskutuar opsionet e zgjidhjes së krizës”.

Ndërkohë, kryetari i PS-së, Edi Rama deklaroi se kauza për transparencën e zgjedhjeve do të vazhdojë. “U them grevistëve, ne nuk tërhiqemi, kauza do të vazhdojë. “Koha që na u la nga partnerët do të jetë një kohë reflektimi për të gjetur zgjidhjet e mundshme. Fakti që komuniteti ndërkombëtar është totalisht i angazhuar në këtë çështje do të thotë që kauza e opozitës është ngjtur në nivelet me të larta, ne nuk tërhiqemi. Do të marrim kohën tonë për reflektim”, deklaroi Rama. Ndërkohë, ndërkombëtarët u kanë lënë një afat 2 javor Berishës dhe Ramës për gjetjen e një akordi.

Pas më shumë se 5 orë diskutimesh në një darkë informale të organizuar nga të djathtët dhe të majtët evropianë, në restorant “Krokodili” në Strasburg, kryefjalë e bisedave ishin kutitë me fletët e votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. Megjithëse tepër sekrete dhe të mbyllura, bisedat brenda restorantit francez janë përqendruar në një nga propozimet e bëra edhe pak ditë më parë edhe nga ndërkombëtarët në Tiranë, sic eshte ai per Komisionin hetimor, ku PS te kete shumicen si dhe ai per Komisionin e Venecias.  Kjo zgjidhje është pranuar tashmë nga opozita


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos