Bëhet fjalë për gjeniun nga maqedonia, Marko Kalason, 9 vjeçari i cili
është shndërruar në inxhinierin më të vogël në moshë që punon për
“Microsoft Systems”.
Gjeniu i vogël ka kontribuar me 312 faqe të
shkruajtura për “Microsoft Windows 7”. I pyetur se pse e dashuron kaq
shumë kompjuterin ai përgjigjet: Me dituri gjithçka është e mundur. Ai
mburret me IPTV, rrjetin e shpërndarjes së informacionit të ndërtuar që
të gjithin vetëm, pa ndihmën e ndonjë personi tjetër.
Gjeniu nga
maqedonia veç dhuntisë ka edhe vullnet dhe rasti më i mirë që e tregon
këtë ishte kur gjatë muajit prill e ëma e tij kreu një operacion
mjekësor pasi u diagnostikua me kancer në gjoks. Një javë pas
operacionit kur ajo u kthye sërish në shtëpi gjeti mbi 200 faqe material
të nxjerrë nga interneti dhe të përkthyer prej të birit të saj 9
vjeçar. Aty përmblidheshin informacione mbi kancerin e gjoksit,
trajtimet kundër tij dhe ushqimet që duhet të përdorte e ëma për t’u
shëruar plotësisht.
Gjatë një bisede më Markon, vihet re se
pothuajse në çdo fjali nuk mungon fjala “Microsoft”: idhulli i tij është
Bill Gejts dhe krijesa e tij “Windows”.
Në fund të muajit maj ai
është ftuar prej qeverisë malazeze për të shpjeguar në një seminar
sistemin e tij të shpërndarjes në rrjet, IPTV.
INA