Miss USA më e fundit, 24 vjeçarja arabo-amerikane shpreson që titulli i saj do t’i ndihmojë komunitetet myslimane dhe të tjerët të jetojnë pa frikën e diskriminimit.
Në një intervistë që i dha sot Zërit të Amerikës, Rima Fakih, imigrante libaneze, tha se titulli i saj tregon se Amerika vazhdon të jetë toka e mundësive për të gjithë.
Zonjusha Fakih mori titullin Miss USA në përfundim të konkursit vjetor të bukurisë që u mbajt të djelën e kaluar në Los Vegas. Mendohet që ajo të jetë arabo-amerikania dhe myslimania e parë që fiton këtë titull.
Fitorja e saj ka ngjallur shumë interes si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Disa konservatorë myslimanë e kanë kritikuar pjesëmarrjen e saj në konkurs, duke thënë se islamizmi e ndalon një gjë të tillë.
Zonjusha Fakih e kundërshtuar këtë, duke thënë se konkurset e bukurisë janë shumë popullore në Liban. Ajo i tha Zërit të Amerikës se sëbashku me familjen nuk janë të mbyllura vetëm në fenë e tyre, por respektojnë të gjitha fetë.
| Tiranë | 17 | °C | |
| Prishtinë | 18 | °C | |
| Ulqin | 19 | °C | |
| Shkup | 18 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |