NASA: Anija Atlantis u shkėput nga Stacioni Ndėrkombėtar i Hapėsirės

NASA: Anija Atlantis u shkėput nga Stacioni Ndėrkombėtar i Hapėsirės

Agjencia amerkane e hapësirë NASA thotë se anija Atlantis, u shkëput nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës.

Astronauti Piers Sellers tha  në një lidhje satelitore me gazetarët sot se kishte provuar një kënaqësi të madhe duke eksploruar stacionin, që e përshkroi si “pallat”.

Piloti i anijes, Toni Antoneli, fluturoi me anijen Atlantis përreth stacionit orbital para se të nisej për në Tokë.  Ky është misioni i fundit i anijes Atlantis në hapësirë.

Agjencia amerikane e Hapësirës, NASA, tha se anija është planifikuar të ulet në Florida të mërkurën, pesë ditë pasi anëtarët e ekuipazhit përfunduan ecjen e tyre të fundit në hapësirë.

Gjatë misionit, astronautët e Shteteve të Bashkuara transportuan pjesë për një laborator rus që do të përdoret për eksperimente në të ardhmen. Ata instaluan edhe bateri të reja dhe një antenë satelitore në stacionin e hapësirës.

NASA e ka përdorur anijen Atlantis për 25 vjet dhe planifikon edhe dy misione të tjera në hapësirë,  duke përdorur anije të tjera.

NASA do të tërheqë flotën e saj të anijeve gjatë këtij viti dhe do të përdorë një strategji të re për eksplorimin e hapësirës në të ardhmen. Partnerët në Stacionin Ndërkombëtar do të përdorin raketa ruse dhe private për të dërguar astronautë dhe furnizime në orbitë


voa
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos