Turqia : Izraeli ka bėrė njė nga gabimet mė tė rėnda nė historinė e ti

Turqia : Izraeli ka bėrė njė nga gabimet mė tė rėnda nė historinė e ti

Marrëdhëniet e Turqisë me Izraelin nuk do të jenë kurrë më si më parë, pas sulmit të ushtrisë izraelite kundër një flotiljeje ndërkombëtare ndihmash nisur për në Gaza, tha presidenti turk, Abdullah Gul. "Duke nisur që nga ky moment, marrëdhëniet tona nuk do të jenë më kurrë si më parë'', theksoi ai para medias. Gul theksoi se sulmi i ushtarëve izraelitë kundër flotiljes me destinacion Rripin e Gazës kishte çuar në pasoja të pariparueshme në raportet dypalëshe. "Izraeli ka kryer një nga gabimet më të rënda në historinë e tij'', theksoi presidenti turk duke nënvizuar që nuk do ta falë kurrë këtë sulm që u kushtoi jetën tetë shtetasve turq dhe një amerikani me origjinë turke.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos