Shkrimtari izraelit Amos Oz, i vetmi shkrimtar në botë i cilësuar si
favorit i dy çmimeve Nobel, për Letërsi dhe Paqe, pas incidentit të
ditës së hënë në ujërat ndërkombëtare përballë Rripit të Gazës, u
pronocua me opinionin e tij mbi ngjarjen me shkrimin “Kufijtë e Forcës",
ku thekson se “Hamasi nuk luftohet duke përdorur forcë mbi forcë, por
arsye dhe negociata për zgjidhjen e konfliktit mes Izraelit e
Palestinës". Oz u shpreh se çdo përpjekje për t'a përdorur forcën jo si
mbrojtëse, jo për vetëmbrojtje, por si një mjet për zgjidhur forcërisht
probleme dhe për të shtypur ide, do të çojë në fatkeqësi të reja,
sikurse kjo e fundit, ku ne e futëm tashmë veten e që ndodhi në ujërat
ndërkombëtare e të hapura përballë Rripit të Gazës.
ShtypiDites