Ismail Kadare: Nuk kam ndryshuar stilin tim te te shkruarit

Ismail Kadare: Nuk kam ndryshuar stilin tim te te shkruarit

Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar i përkthyer në më tepër se 40 vende, anëtar i asociuar i huaj i Akademisë Franceze të Shkencave morale dhe politike, i përgjigjet shtatë pyetjeve te Jacques Paugam ku flet për historinë e vendit të tij, totalitarizmin dhe veçanërisht letërsinë. I pyetur per friken nga censura totalitare Ismail Kadareja i përgjigjet:- E gjejmë këtë ide edhe tek Homeri: zotat na japin fatkeqësinë që ne ta transformojmë në krijimin e rapsodive. E mendoja këtë kur jetoja në këtë regjim: cila ishte influenca e saj në shkrimet e mia? Mendoj se ajo nuk ka ndryshuar asgje. Nuk u bëra as më shumë e as më pak kurajoz pas rrëzimit të komunizmit. Romanin që mund ta quaj më "antitotalitarin "Pallati i ëndrrave", e botova në vitin 1981, gjatë viteve më të zeza të diktaturës. Stili im, mënyra ime e të ndërtuarit të frazave, mënyra ime e të shkruarit, mbeten të njëjta, këto janë gjëra që nuk ndryshojnë...


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos