Qeveria e Maqedonisë në një nga mbledhjet e fundit ka vendosur që të gjitha faqet zyrtare të institucioneve qeveritare, duke u nisur nga faqja zyrtare e Qeverisë do të kenë edhe versionin e gjuhës shqipe.
Kjo nismë ka ardhur pas kërkesës së ministrave shqiptarë, se po
pengohet e drejta e komunikimit mes institucioneve, shoqërisë civile dhe
qytetarëve.
Ministria e Informatave dhe shërbimi për informim i
Qeverisë është obliguar që të përgatis një listë me institucionet dhe
ministritë, të cilët do të duhet të përmbushin kushtin dhe të jenë edhe
në gjuhën shqipe, përveç gjuhës maqedonase dhe asaj angleze. Mirëpo,
deri tani një pjesë e ministrive dhe disa drejtorive janë edhe në gjuhën
shqipe, sidomos atje ku ministrat apo udhëheqësit janë kuadro
shqiptare.
Zëdhënësi i Qeverisë, Shefik Duraku ka nënvizuar se
është sjellë konkluzion se cilat ministri dhe institucione deri tani nuk
janë përkthyer në gjuhën shqipe. Detyrimi që në të ardhmen të jenë
faqet e internetit edhe në shqip ka të bëjë me të gjitha institucionet”,
ka theksuar Duraku.
Problemi i komunikimit elektronik edhe kohë
më parë ishte ngritur si çështje debati, mirëpo nuk pasoi asnjë
zgjidhje nga organet qeveritare. Edhe presidenti i vendit, Gjorgje
Ivanov nuk ka respektuar gjuhën shqipe, duke mos e vendosur në faqen
zyrtare të internetit
| Tiranë | 18 | °C | |
| Prishtinë | 18 | °C | |
| Ulqin | 19 | °C | |
| Shkup | 18 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | 136.52 | 142.14 |
| USD | 106.95 | 111.35 |
| GPB | 168.71 | 175.65 |
| CHF | 113.60 | 118.27 |