Kuvendi, Kėshilli pėr Rregulloren: Votim i hapur pėr anėtarėt e gjykatave

Kuvendi,  Kėshilli pėr Rregulloren: Votim i hapur pėr anėtarėt e gjykatave
U zhvillua sot  mbledhja e katërt e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe imunitetet, ku vijoi diskutimi mbi përmbajtjen e propozimit të një grupi deputetësh për një ndryshim në Vendimin nr.166, datë 16.12.2004. 
Anëtarët e Këshillit ndanë të njëjtin mendim, duke e  konsideruar votimin e dekreteve për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, si një votim jo formal por substancial.    
Anëtarë të Këshillit theksuan se parimi i transparencës, si përgjegjësi politike ushtrohet përmes votimin të hapur. Çdo deputet duhet të ushtrojë e të mbajë përgjegjësinë e votës së tij.
Duke sjellë modele të votimit të anëtarëve të Gjykatave në SHBA dhe në vende të ndryshme të Europës, anëtarët e Këshillit thanë se transparenca në votimin e kandidaturave është një instrument thelbësor parlamentar.
Deputetët propozues thanë se ky përmirësim i Rregullores vjen si rezultat i një procesi dinamik dhe një experience parlamentare të këtyre viteve, si një domosdoshmëri për të ndjekur plotësisht frymën e Ksuhtetutës dhe mbi të gjitha, për të rritur transparencën dhe nivelin e përfaqësimit cilësor në sistemin  e dejtësisë.
Këshilli i Rregullores do të vijojë diskutimin në mbledhjen e ardhshme.

ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Nursing Schools in Georgia, Big Brother Albania 6, PDF Search Engine, Tirana Hotels Oroskopos